LIVE UPDATES
Sport

Jeta e trishtë e Bambo Diaby: ai u pezullua për doping, shiti makina dhe tani përpiqet të përmbushë ëndrrën te Sheffield…

Mbrojtësi spanjolo-senegalez u përjashtua nga viti 2020 deri në 2022, pasi u testua pozitiv për një substancë të ndaluar, teksa ishte te Barnsley.

25 Nëntor 2023, 10:00 Nga DOSJA

Jeta e trishtë e Bambo Diaby: ai u pezullua për doping, shiti makina

ANGLI - Bambo Diaby ishte personazh në shtypin sportiv britanik këtë të premte. Qendërmbrojtësi 25-vjeçar spanjolo-senegalez po kalon një nga momentet më të mira të karrierës së tij këtë sezon, pasi kaloi një kalvar të vërtetë mes viteve 2020 dhe 2022.

Bambo Diaby përfaqësonte Barnsley-n në vitin 2019, kur, gjatë një testi antidoping, ai rezultoi pozitiv me një substancë të ndaluar. Qendërmbrojtësi deklaroi se ai nuk e kishte gëlltitur me vetëdije substancën, por dëshmia e tij ishte e pamjaftueshme për të ndaluar atë që pritej të ishte një pezullim i gjatë. 

"Ishte një periudhë e vështirë. U ktheva në shtëpi, në Barcelonë dhe harxhova të gjitha paratë që kasha, duke u stërvitur në një palestër profesionale për të mbajtur veten në formë",- filloi duke kujtuar qendërmbrojtësi, që aktualisht përfaqëson Sheffield Wednesday, përpara se të zbulonte se përdori pasionin e tij për makinat, për të gjetur një punë:

"Fillova të punoja në një garazh lokal, pasi më interesonin gjithmonë makinat. Shkova atje dhe pyeta pronarin nëse mund të punoja. I shpjegova situatën time, se isha një futbollist profesionist dhe se kush më kishte ndaluar. Nuk kisha turp t'i tregoja sepse ky ishte realiteti. Më bënë një test dhe mësova shumë për veturat, nëse do ndonjëherë një makinë, mund të të shes një!",- tha ai, në deklaratat e cituara nga gazeta ‘The Sun’.

Situata në punishte filloi të më jepte fryte, kur në të njëjtën kohë duhej të kontrolloheshin rreth 200 vetura. "Më duhej të shisja makina online, përmes kompjuterit, në telefon, duke folur me njerëzit ballë për ballë. Makinat hynin dhe dilnin. Më duhej t'i blija dhe më pas t'i shisja. Më duhej të kontrolloja rreth 200 makina, ishte një përvojë shumë e mirë”,- shtoi ai.

“Mes një pune dhe një tjetër”, Bambo Diaby gjeti kohë për të qëndruar në formë. Shkova në palestër për të bërë stërvitjen time, e cila ishte e rëndësishme, kur u ktheva në futboll.  U zgjoja herët, u stërvitesha deri në 10 të mëngjesit dhe më pas bëja një ditë të plotë (punë). Nëse do të vonohesha një orë, do të më duhej të punoja më vonë, ose të punoja më shumë për të kompensuar atë kohë të humbur”,- thotë Bambo

Diaby nuk kishte frikë të pranonte, se ishin familjarët e tij, por edhe miqtë e tij, që i dhanë forca për të vazhduar. “Të gjithë më ndihmuan shumë. Falë tyre nuk hoqa dorë nga futbolli. Në momente të vështira kur mendoja se karriera ime kishte mbaruar, ata ishin aty për të më thënë:

‘Duhet të ktheheni të fortë’. Dhe ajo kohë ishte një përvojë që më bëri më të fortë. Ishte gjithashtu diçka, që më ndihmon në situatën në të cilën ndodhemi tani, në fund të tabelës së kampionatit. Nuk ka rëndësi se sa e vështirë është situata. Duhet të punosh, të kesh besim dhe të besosh”, theksoi ai.

Pavarësisht se ishte pezulluar, Bambo Diaby nuk ndaloi së marrë mesazhe mbështetjeje nga ish-shokët e tij te Barnsley. “Ata e dinë se sa shumë punoj për të qenë në formë dhe më njohin mua. Ata e dinin, se ishte e pamundur, që një lojtar si unë të konsumonte me vetëdije substanca të ndaluara. 

Të gjithë bashkëlojtarët e Barnsley më dërguan mesazhe dhe më ndihmuan gjatë kohës sime në Barcelonë, edhe nëse ishte thjesht një mesazh i shkurtër, duke thënë 'Bambo, koha jote do të vijë'. Do të thoshte shumë", rrëfeu ai.

Sheffield Wednesday është aktualisht në fund të Championship (divizioni i dytë në futbollin anglez), me vetëm 6 pikë nga 16 raunde. Gjithsesi, Bambo Diaby thotë se ende beson në mbijetesën e skuadrës. “Unë e shikoj tabelën për ta përdorur si frymëzim dhe i them vetes dhe ekipit: “Hajde, ne duhet të përmirësohemi”. Nuk kërkoj justifikime për performancën tonë të dobët, thjesht kërkoj justifikime për të motivuar veten. 

Dua të ngjitem në tabelë me këtë ekip. E di që po punojmë shumë dhe ndjej se mund të vazhdojmë të përmirësohemi. Për të mposhtur rënien nga kategoria, gjëja më e rëndësishme është të besosh. Më pëlqen të besoj dhe, nëse shikojmë në sytë e secilit lojtar, e di që edhe ata besojnë”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para