7 Janar 2023, 13:43
Nga DOSJA

SPANJE - Cristiano Ronaldo ndërpreu bashkëpunimin me agjentin Jorge Mendes pas një jetë së bashku. Legjenda portugeze i dha fund aventurës europiane, zgjodhi milionat nga Arabia Saudite dhe firmosi deri në vitin 2025 me Al Nassr, kontratë nga e cila do përfitojë rreth 200 milionë euro në sezon.
Po kush ishte personi që zhvilloi transferimin e golashënuesit më të mirë të historisë së futbollit në Arabinë Saudite? The Athletic shkruan se gjithçka ndodhi falë Ricardo Regufe, i cili është krahu i djathtë i Cristiano Ronaldos.
Dyshja kanë një histori të gjatë së bashku, që nga koha kur Ronaldo ishte lojtar i ri te Sportingu i Lisbonës. Regufe ishte vetëm 21 vjeç kur u bë pjesë e Nike në vitin 2000 si përgjegjësi për menaxhimin e fotosesioneve të lojtarëve të Portugalisë me firmën e njohur sportive.

43-vjeçari fitoi shpejt respektin dhe admirimin e CR7 dhe mes tyre lindi një miqësi dhe raport i ngushtë profesional që zgjat prej vitit 2003. Regufe filloi ta shoqëronte yllin portugez në ngjarje të tjera komerciale.
Në vitin 2018 u bë menaxheri personal i sulmuesit legjendar. Edhe pse zakonisht fokusohej në interesat komerciale të Ronaldos, ai nisi të përfshihej edhe në çështjet sportive për të mbërritur te transferimi rekord tek arabët e Al Nassr.
B.T (Dosja.al)
Sport
7 Janar 2023, 13:39
ITALI - Për më shumë se një shekull, ajo ka bashkuar të gjithë tifozët italianë, një simbol i një vendi që...
Sport
7 Janar 2023, 13:32
FRANCE - Federata Franceze e Futbollit dhe presidenti i saj Noel Le Graet njoftuan mëngjesin e sotëm vazhdimin e kontratës së traj...
Sport
7 Janar 2023, 13:29
ANGLI - Katari gjithashtu i ka vënë syrin Evertonit, një tjetër klub që është pjesë e Premierligës angleze. Pronari...
Sport
7 Janar 2023, 13:21
ITALI - Ish-trajneri i famshëm italian, Arrigo Sachi në një intervistë për mediat italiane flt gjerë e gjatë për gjend...
Sport
7 Janar 2023, 12:25
GJERMANI - Pas mungesës së Noussair Mazraoui, i cili do të jetë jashtë për të paktën katër deri në gjasht...
Sport
7 Janar 2023, 12:06
ANGLI - Duket se po kalon një moment jo shumët ë mirë në këtë sezon Manchester United, por rezultatet e saj larg pritshmë...
Sport
7 Janar 2023, 12:04
SHBA - Një hero i vërtetë lufton për jetën e tij... Sipas raporteve të ndryshme të mediave amerikane, ish-ylli i NFL, Peyto...
Sport
7 Janar 2023, 11:46
SPANJE - Saga e vazhdueshme që rrethon të ardhmen e Joao Felix duket se po arrin kulmin pasi menaxheri Diego Simeone nuk ka më ndërmend t&eu...
Sport
7 Janar 2023, 11:32
SHBA - Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappé (24) aktualisht po shijon pushimet në SHBA. Atje ai ndoqi edhe një ndeshje të ligës am...
Sport
7 Janar 2023, 11:18
FRANCE - Në një deklaratë për shtyp të publikuar të shtunën, FFF zyrtarizoi zgjatjen e kontratës së trajneri...