Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
Sot protesta më e madhe e paralajmëruar, nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej" 6 Qershor, 17:57 ...
Sot protesta më e madhe e paralajmëruar, nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej" 6 Qershor, 17:57 ...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Asllani iu bashkua Interit në verën e vitit 2022 nga Empoli dhe ka kaluar tashmë tre sezone në San Siro, por pa arritur asnjëherë të konsolidohet si titullar.
ITALI - Kristjan Asllani është vendosur në qendër të një situate tensionuese te Interi. Sipas Corriere dello Sport, klubi zikaltër i ka kërkuar mesfushorit shqiptar që të largohet gjatë kësaj vere, por refuzimi i tij për të pranuar transferimin po shqetëson drejtuesit.
Asllani iu bashkua Interit në verën e vitit 2022 nga Empoli dhe ka kaluar tashmë tre sezone në San Siro, por pa arritur asnjëherë të konsolidohet si titullar. Pavarësisht potencialit të treguar, ai ka mbetur gjithmonë një alternativë në mesfushë, në një skuadër të mbushur me konkurrencë të fortë.
Sipas raportimit, trajneri i ri Chivu i ka komunikuar personalisht lojtarit se nuk bën pjesë në planet e tij për sezonin e ardhshëm, dhe se nuk e sheh me rol të rëndësishëm në mesin e fushës. Interi beson se, në moshën 23-vjeçare dhe me përvojë në një klub të madh, Asllani ka të gjitha mundësitë për të rifilluar karrierën në një skuadër tjetër.
Megjithatë, përgjigjja e futbollistit ka qenë negative. Ai nuk ka treguar entuziazëm për një largim dhe, mbi të gjitha, nuk dëshiron të transferohet jashtë Serie A, duke refuzuar për shembull interesin konkret nga Real Betis, finalist në Conference League.
Ky qëndrim i Asllanit ka filluar të krijojë tension te Interi, që synon ta shesë lojtarin dhe të përfitojë nga kartoni i tij për të financuar afrime të reja gjatë merkatos. Klubi kërkon që lojtari të pranojë realitetin e situatës dhe të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje të favorshme për të gjitha palët.
Për momentin, e ardhmja e Kristjan Asllanit mbetet e pasigurt, por duket e qartë se ditët e tij në Milano janë të numëruara nëse nuk ndodh ndonjë ndryshim drastik në qëndrimin e tij apo në planet e Interit.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Sokol Haxhia nuk do të jetë më pjesë e klubit të Partizanit. Është vetë ai që ka njoftuar largimin nga pos...
GJERMANI - Pas një sezoni zhgënjyes debutues te Bayern Munich, rikthimi i mundshëm i João Palhinha në Premier League vazhdon të...
ANDORRA - Dinamo arrin të fitojë ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të Conference League përballë Atleti...
George Baldock luajti edhe për Sheffield United GREQI - Vdekja e George Baldock në pishinën e tij në Athinë tetorin e kaluar, isht...
ANGLI - Në qarkun anglez të Gloucestershire, ka dalë në pah një iniciativë inovative që synon të luftojë depresio...
PORTUGALI - Emri i tyre është Santa Clara. Në Azore, ata ende luanin në Divizionin e Dytë të Portugalisë në ...
BRAZIL - Ishte një natë e vështirë për Neymarin dhe Santosin, të cilët humbën 2-1 në shtëpi ndaj I...
MEKSIKE - "Disa ditë më parë, në platformën e mediave sociale TikTok, Javier Hernandez bëri komente që inkurajuan stereotip...
PRESHEVE - Organizatori lokal, Kushtrim Maliqi, e cilëson këtë si ngjarjen më të madhe sportive që ka ndodhur në Preshev&eu...
Roberto Firmino nuk do të luajë më në Arabinë Saudite sezonin e ardhshëm KATAR - Dy vjet pas mbërritjes së tij...