LIVE UPDATES
Sport

Inaugurohet fusha e re e stadiumit të Orikumit, presidenti i FSHF-së, Duka: “U bë një investim i rëndësishëm për futbollin”…

“Uniforma Ime” është një mbështetje e madhe për familjet shqiptare në aspektin ekonomik, por më shumë është një mesazh bashkëpunim i FSHF-së me të gjithë prindërit që të sjellin sa më shumë fëmijë në futboll”

18 Tetor 2022, 18:55 Nga DOSJA

Inaugurohet fusha e re e stadiumit të Orikumit, presidenti i FSHF-së,

VLORE - Për qytetin e Orikumit sot ka qenë një ditë e veçantë feste, teksa skuadra e KF Orikut nga sot e tutje do të ketë rikthehet të luajë në stadiumin e vet, që tashmë ka një fushë të re dhe moderne, falë investimit të rëndësishëm të Federatës Shqiptare të Futbollit në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës. Një ndërhyrje që i ka ndryshuar totalisht imazhin stadiumit të Orikumit dhe që ofron kushte shumë të mira për këtë skuadër, por edhe për ekipet e moshave dhe fëmijët e angazhuar në futboll.

Në ceremoninë e inaugurimit të fushës të zhvilluar sot morën pjesën presidenti i FSHF-së, Armad Duka, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, presidenti i FK Orikut, Muharrem Lazaj, kryetari i Njësisë Administrative të Orikum, Selim Haskoçelaj, si dhe shumë fëmijë futbollistë dhe prindër.

Përveç inaugurimit të fushës së re, gjatë këtij aktiviteti u shpërndanë edhe baza materiale për ekipet e moshave të kësaj njësie administrative në kuadër të projektit madhor të FSHF-së “Uniforma Ime”, që po jep një impakt shumë të madh në zhvillimin e futbollit të moshave.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Vlorës dhe i cilësoi jetike për futbollin investimet në infrastrukturë, ashtu siç është edhe projekti “Uniforma Ime”.

Inaugurohet fusha e re e stadiumit të Orikumit, presidenti i FSHF-së,

“Sot jemi në këtë ceremoni për të inauguruar këtë fushë të re me një bashkëpunim shumë të mirë të FSHF-së me Bashkinë e Vlorës. Dua ta falënderoj kryetari i Bashkisë, Dritan Leli, sepse në këtë bashkëpunim ka qenë shumë i gatshëm, mbështetës dhe bashkëpunues për ta bërë realitet këtë investim të rëndësishëm për futbollin. Pa dyshim që komponentët kryesorë të lojës së futbollit janë infrastruktura, trajnerët dhe stafet teknike, si edhe baza materiale. Pikërisht ne jemi sot këtu për dy nga këto komponentë, pasi unë mendoj se ne i kemi trajnerët apo mësuesit e mirë, të përgatitur nga shkolla e FSHF-së me licenca europiane, të cilët mund të trajnojnë jo vetëm në Shqipëri, por kudo nëpër botë me të njëjtën licencë. Por ato që ne nuk kishim, ishin uniformat. Në fakt është një mbështetje e madhe për familjet shqiptare në aspektin ekonomik, por më shumë është një mesazh bashkëpunim i FSHF-së me ju, me familjet shqiptare dhe me të gjithë prindërit që të sjellin sa më shumë fëmijë në futboll”,- tha presidenti Duka, duke renditur edhe projektet e tjera të FSHF-së dhe duke kërkuar mbështetjen e qeverisë dhe pushtetit lokal për ndërtimin e fushave të reja.

Inaugurohet fusha e re e stadiumit të Orikumit, presidenti i FSHF-së,

Ndërsa, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli falënderoi mbështetjen financiare të FSHF-së dhe të presidentit Duka për të realizuar këtë fushë moderne, që do të sjellë një zhvillim më të madh të futbollit në këtë zonë dhe një kurorëzim i përpjekjeve të gjata për të pasur një fushë dinjitoze.

Sakaq, FSHF do të vazhdojë njëkohësisht me projektin “Uniforma Ime” edhe me projektin tjetër madhor të 100 fushave për të shtuar inventarin e terreneve të futbollit në të gjithë Shqipërinë.

B.T (Dosja.al)  

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet