29 Shtator 2023, 18:29
Nga DOSJA
BOSNJE - Ish-lojtari i kombëtares jugosllave, Savo Millosheviç, është trajneri i ri i Bosnje -Hercegovinës, për kualifikueset e “Euro 2024”, njoftoi këtë të premte federata e futbollit të këtij vendit ballkanik.
Ish-sulmuesi 50-vjeçar e filloi karrierën e tij futbollistike te Partizani, pas së cilës ai përfaqësoi Aston Villa, Zaragoza, Parma, Espanyol, Osasuna, Celta de Vigo dhe Rubin Kazan. Ai ishte një lojtar ndërkombëtar jugosllav me 102 ndeshje dhe ishte golashënuesi më i mirë në “Euro 2000”, me gjashtë gola.
Si trajner, Millosheviç drejtoi Partizanin me të cilin fitoi Kupën e Serbisë në vitin 2019 dhe Olimpian në Slloveni. Sipas deklaratës së publikuar në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Bosnjë-Hercegovinës, Savo Millosheviç u zgjodh unanimisht nga drejtuersit i kësaj organizate.
Trajneri i mëparshëm i Bosnje-Hercegovinës, Meho Kodro, i cili në fillim të gushtit kishte zëvendësuar Faruk Hadzibegic në detyrë, ishte në krye të skuadrës vetëm për dy ndeshje, në të cilat shënoi një fitore ndaj Lihtenshtajnit (2-1) dhe një humbje kundër Islanda (1-0), që e lë ekipin boshnjak praktikisht jashtë “Euro 2024”.
Në grupi ‘J’ kryeson Portugalia e pamposhtur me 18 pikë, e ndjekur nga Sllovakia me 13 dhe Luksemburgu me 10. Bosnje-Hercegovina dhe Islanda mbeten përkatësisht në vendin e katërt dhe të pestë, me nga 6 pikë, dhe Lihtenshtajni nbyll grupin i fundit.
Debutimi i Milloshevicit në stolin e kombëtares së Bosnje-Hercegovinës do të bëhet më 13 tetor kundër Lihtenshtajnit, për xhiron e shtatë të Grupit ‘J’ të fazës kualifikuese për “Euro 2024”. Tri ditë më vonë, boshnjakët presin Portugalinë, në Zenicë.
B.T (Dosja.al)
Sport
29 Shtator 2023, 17:55
SPANJE - Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, tha këtë të premte gjatë konferencës paraprake për ndeshjen kundër Girona...
Sport
29 Shtator 2023, 17:40
ARABIA SAUDITE - Tifozët e Al Ittihad kanë filluar të bëhen të paduruar për yllin e tyre të dëmtuar, Karim Benzema. ...
Sport
29 Shtator 2023, 17:24
SHBA - Leo Messi, i cili humbi finalen e US Open Cup për shkak të dëmtimit të mërkurën, konsiderohet si i dyshimtë p&eum...
Sport
29 Shtator 2023, 17:04
SPANJE - Sergio Ramos foli për herë të parë publikisht për grabitjen që pësoi në shtëpinë e tij dy dit&eu...
Sport
29 Shtator 2023, 16:28
GJERMANI - Xabi Alonso shfaqet në horizontin e Real Madridit si një nga kandidatët e ardhshëm për të zënë...
Sport
29 Shtator 2023, 16:09
FRANCE - Gjithçka ka kaluar. PSG do të jetë në gjendje ta llogarisë në Kylian Mbappé për udhëtimin e ...
Sport
29 Shtator 2023, 15:55
SPANJE - Ishin minutat e fundit të pjesës së parë në ndeshjen e fundit ndaj Osasunas dhe Morata përfundoi në t...
Sport
29 Shtator 2023, 14:49
a.l
Alexis Beka
FRANCË- Pas disa orësh thirrje, futbollisti 22-vjeçar i klubit të Nice-së në Francë i cili tentoi të ...
Sport
29 Shtator 2023, 12:52
a.l
Alexis Beka
FRANCË- Futbollisti i skuadrës së Nice Alexis Beka, ka tentuar të vrasë veten duke kërcënuar se do të ...
Sport
29 Shtator 2023, 12:50
A.B
Futbollisti
FRANCË- Alarm maksimal në Francë. Futbollisti i Nicës, Alexis Beka, po kërcënon se do të hidhet nga nj&...