13 Qershor 2024, 00:22
Nga DOSJA
ITALI - Shqipëria po përgatitet për ndeshjen e parë të Euro 2024, atë të datës 15 qershor ndaj Italisë. Kuqezinjtë do të kërkojnë të surprizojnë dhe të dalin me një rezultat pozitiv, duke njohur edhe vështirësinë e kundërshtarëve të grupit aty ku bëjnë pjesë edhe Spanja me Kroacinë.
Gjithsesi, për të mbetur te ndeshja ndaj Italisë, ish-sulmuesi i kombëtares kuqezi, Igli Tare në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport” tremb italianët duke theksuar se axurrët përveç eksperiencës, nuk kanë asgjë më shumë se Shqipëria.
“I kam parë ndeshjet e fundit të Italisë dhe sigurisht në krahasim me Italinë kanë më shumë eksperiencë. Ky është i vetmi avantazh sepse sa i takon organikës, dy skuadrat janë në nivel të barabartë. Duhet menaxhuar mirë aspekti emocional sepse në të tilla ndeshje mund të bllokohesh.
Shoh që Italisë i mungon diçka në lojë, por mund të përmirësohen gjatë turneut. Besoj se lojtari kryesor i tyre është Scamaça. Mund të jetë surpriza e këtij Europiani nëse konfirmon formën e këtyre dy muajve të fundit. Por, besoj se duelin mes tij dhe Gjimshitit do ta fitojë mbrojtësi shqiptar. E njeh mirë dhe di si ta ndalë.
Çfarë i ka sjellë Spalletti skuadrës së Italisë? Siguri dhe mentalitet fituesi. Di si ta sjellë skuadrën në formën e duhur, në momentin e duhur, edhe sa i takon aspektit emocional. Dhe për më tepër aty pranë ka një figurë si Buffon”, u shpreh Tare.
B.T (Dosja.al)
Sport
13 Qershor 2024, 00:13
ITALI - Tanimë është zyrtare, Thiago Motta është trajneri i ri i Juventusit. Bardhezinjtë kanë shuar çdo dyshim në...
Sport
12 Qershor 2024, 21:20
FRANCE - Kush është Lea, femra me të cilën Kylian Mbappé u dashurua me shikim të parë? Ndërsa ai nuk do të jet&eu...
Sport
12 Qershor 2024, 21:05
SHBA - Po afron momenti i pensionimit për Lionel Messin. Kampioni argjentinas është i vetëdijshëm për këtë dhe n&eu...
Sport
12 Qershor 2024, 19:04
GJERMANI - Kombëtarja shqiptare ka vijuar me përgatitjet e saj, në ditën e katërt në Kaiserau, në kuadër të ndeshje...
Sport
12 Qershor 2024, 18:37
GJERMANI - Në konferencën e radhës për shtyp, mesfushori 28-vjeçar Qazim Laçi deklaroi në prag të ndeshjes debutuese...
Sport
12 Qershor 2024, 18:15
FRANCE - Prokurori publik kërkoi këtë të martë hapjen e një gjyqi për gjashtë personat e përfshirë në rr&...
Sport
12 Qershor 2024, 17:55
ARGJENTINE - Angel Di Maria ka hartuar 11-shin e ëndrrave me lojtarë me të cilët ka punuar në nivel klubi apo kombëtar. Lojtari ar...
Sport
12 Qershor 2024, 16:55
GJERMANI - Në një intervistë në faqen e UEFA-s, mbrojtësi Virgil van Dijk vlerësoi cilësitë e skuadrës franceze, pa...
Sport
12 Qershor 2024, 16:12
GJERMANI - Në një intervistë për ‘Sport Bild’, Kylian Mbappé foli për ambiciet e Bluve për ‘Euro 2024&rsq...
Sport
12 Qershor 2024, 15:37
GJERMANI - Skuadra franceze mbërriti këtë të mërkurë në Gjermani disa ditë para hyrjes së saj në garën p&...