LIVE UPDATES
Sport

Mesfushori Laçi: “Ndeshja e parë do të jetë pak me stres, por të gjithë janë shumë të motivuar dhe kjo është pozitive për ne”

Për mesfushorin e Kombëtares shqiptare të futbollit, Qazim Laçin skuadra është gati për të nisur rrugëtimin në Kampionatin Europian, Gjermani 2024 dhe po përgatitet çdo ditë e më shumë për ndeshjet me Italinë, Kroacinë e Spanjën.

12 Qershor 2024, 18:37 Nga DOSJA
Mesfushori Laçi: “Ndeshja e parë do të jetë pak me

GJERMANI - Në konferencën e radhës për shtyp, mesfushori 28-vjeçar Qazim Laçi deklaroi në prag të ndeshjes debutuese të ‘Euro 2024’ ndaj Italisë, që luhet më 15 qershor në “Signal Iduna Park” në Dortmund, se takimi i parë është i rëndësishëm për çdo skuadër si dhe është ndeshja me më shumë presion.

Teksa sa i përket konkurrencës mes reparteve, Laçi shtoi se është pozitive dhe se në fund edhe nëse luajnë titullar, por edhe nëse luajnë vetëm një minutë rëndësi ka që të japin maksimumin në çdo ndeshje.

Si keni punuar dhe a do luani nga minuta e parë? “Kemi punuar shumë mirë, organizimi është shumë i mirë nga stafi e federata. Kemi punuar shumë mirë dhe vazhdojmë të punojmë që të jemi gati për ndeshjen me Italinë. Kush do të jetë titullar e vendos trajneri, të gjithë lojtarët janë gati e po punojnë shumë fortë, nëse luajmë nga minuta e parë apo luajmë vetëm një minutë nuk ka rëndësi, të gjithë jemi në dispozicion të trajnerit.”

Përplasja mes mesfushave sepse si Italia ashtu edhe Shqipëria janë shumë mirë në këtë repart? “Do të jetë një përballje shumë e vështirë. Që kur u hodh shorti e dinim që do të ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Të gjithë lojtarët po japin maksimumin dhe janë shumë të motivuar dhe të fokusuar te kjo ndeshje dhe do luftojmë deri në fund për të dhënë maksimumin.”

Sa do peshojë fati i Shqipërisë në ndeshjen e parë? “Ndeshja e parë është gjithmonë më e vështira për të gjitha ekipet si për ne edhe për Italinë. Ne kemi arritur me shumë meritë këtu, kemi punuar shumë dhe në kualifikuese kemi dhënë maksimumin. Kështu do vazhdojmë edhe më tej, jemi stërvitur shumë dhe atë do bëjmë edhe në ndeshje, ne duam të marrim maksimumi e pikëve në ndeshjen e parë.”

Konkurrenca në reparte mes lojtarëve a ndjehet në Kombëtare? “Është një konkurrencë shumë pozitive, të gjithë lojtarët janë të barabartë. Kombëtarja ka marrë lojtarët më të mirë, por ka shumë konkurrencë të madhe në çdo repart, por të gjithë do të japin maksimumin për Kombëtaren aty e kemi vëmendjen, që të ecim sa më lart.”

Me cilën nga tre skuadrat pret me më tepër dëshirë që të përballesh? “Të tre janë shumë të fortë, kanë cilësi dhe është shumë e vështirë të bësh një zgjedhje. Për mendimin e tij çdo ekip ka lojtarë me diferenca dhe tiparet e veta, rëndësi ka që të marrim çdo ndeshje me radhë dhe me shumë interes.”

Si ndjeheni para ndeshjes me Italinë? “Jemi gati, të gjithë lojtarët janë gati. Shyqyr nuk kemi pasur dëmtime kjo është kryesorja. Ndeshja e parë do jetë pak me stres, pasi dihet, por besoj dhe e di që të gjithë lojtarët janë shumë të motivuar dhe kjo është pozitive për ne.”

A keni marrë këshilla nga lojtarët që kanë qenë në “Euro 2016”? “Nuk kanë thënë diçka specifike, por është e vërtetë që me eksperiencën që kanë na kanë ndihmuar shumë në stërvitje, për t’u përballur në ndeshjen me Italinë dhe në ndeshjet e tjera.”

Sa presion ka Shqipëria në këtë grup? “Në kualifikuese në kemi dhënë maksimumin, e mbaruam në vendin e parë sepse e merituam. Në Europian në ndeshjet që na presin ne do mbërrijmë me këmbë në tokë. E dimë që kemi kundërshtarë shumë të fortë, por ne do ta shijojmë dhe do japim maksimumin, pasi kjo fanellë vlen shumë.

Shqipëria është pjesë e Grupit B së bashku me Italinë, Kroacinë e Spanjën, me të cilat do të përballet respektivisht në datat 15 qershor, 19 qershor dhe 24 qershor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet