LIVE UPDATES
Sport

Tërmeti nuk vrau gjithçka! Futbolli gati të nisë përgatitjet, pikënisja për të treguar se jeta vazhdon edhe në mes të tragjedisë...

“Bashkëpunëtorët tanë të afërt për fat nuk kanë humbur jetën, por shtëpiat dhe tashmë flen nëpër rrugë. Klubi reagoi shpejt dhe transferoi të gjithë skuadrën, lojtarët, familjarët të gjithë në Antalia dhe kanë qëndruar atje këto dy ditët e fundit”.

9 Shkurt 2023, 20:28 Nga DOSJA
Tërmeti nuk vrau gjithçka! Futbolli gati të nisë

TIRANE - Mes mijëra viktimave të tërmetit të së hënës në Turqi janë edhe disa futbollistë, një pjesë e tyre të konfirmuar që kanë ndërruar jetën, një pjesë ende me shpresën për t’u gjetur gjallë nën rrënja dhe të tjerët ia dolën t’i shpëtojnë. ‘Top Channel’ mundi të kontaktojë me ndihmësin e Vincenzo Montelës, Pierpaolo Polino, përgatitësi atletik i Adana Demirspor.

“Për fat të mirë atë mëngjes të së hënës nuk ishim në Adana, ishim në Stamboll për ndeshje kështu që nuk e ndjem në mënyrë të drejtpërdrejtë tërmetin. Një pjesë e stafit tonë, por edhe familjarë të lojtarëve që ishin atje, na kanë dhënë lajme jo të mira, për fat të keq ka patur edhe viktima,”- tha Pierpaolo Polino, përgatitës atletik i Adana Demirspor

Keni pasur pjesë të stafit apo lojtarë që kanë humbur?

“Bashkëpunëtorët tanë të afërt për fat nuk kanë humbur jetën, por shtëpiat dhe tashmë flen nëpër rrugë. Klubi reagoi shpejt dhe transferoi të gjithë skuadrën, lojtarët, familjarët të gjithë në Antalia dhe kanë qëndruar atje këto dy ditët e fundit. Nga ne pjesa e futbollit nuk kemi pasur viktima, por aty pranë nesh, në Adana, është një kompleks tenisi ku ka patur shumë viktima edhe mes fëmijëve,”- tha Pierpaolo Polino, përgatitës atletik i Adana Demirspor 

Pas dy ditëve pushim nga trajneri Montela, skuadra i rikthehet përgatitjeve për rifillimin e kampionatit.

“Për ne është e çuditshme që kthehemi këtu pas dy ditësh, pasi na duhet të bëjmë stërvitje mbrëmjen e sotme për të përgatitur një ndeshje që do të luhet pas 10 ditësh, siç na njoftoi federata. Do të luajmë me Hatain, një skuadër që deri dje, ka ende persona të humbur mes rrënojave kështu që nuk e di, nuk di as çfarë të them,”- thotë Pierpaolo Polino, përgatitës atletik i Adana Demirspor. 

Po si mund t’i përgatisni lojtarët në mesin e kësaj tragjedie, si mund t’i flisni për përgatitjen e një ndeshjeje?

“As lojtarët nuk e kanë mendjen te futbolli e kanë tek ajo që kanë humbur, por ne nuk bëjmë asgjë tjetër, thjesht luajmë futboll. Kjo është një lojë dhe na duhet të argëtojmë njerëzit, por në një situatë si kjo, nuk e di se kush mund të argëtohet, megjithatë ne jemi profesionist, paguhemi për këtë gjë dhe nëse organizatorët vendosin të luajnë, ne do të luajmë”,- thotë përgatitësi atletik i Adana Demirspor.

Do të luani në stadiumin tuaj në Adana, a është ai i paprekur nga tërmeti?

“Një pyetje e bukur, por nuk e di, mund të them që qendra stërvitore është e ndërtuar me dru dhe deri diku është e sigurtë, pasi aty kanë strehuar edhe disa familje, por për stadiumin nuk di të them, por dikush do ta verifikojë përpara se të na fusin të luajmë, kështu shpresoj të paktën”,- thotë Pierpaolo Polino.

E mendoni këtë vendim të federatës, si një iniciativë për të treguar se jeta vazhdon?

“Shpresoj që kjo mund të jetë një pikë rifillimi dhe ndoshta do të jetë futbolli pikënisja dhe këtë moto duhet të ketë që jeta vazhdon. Shpresoj që ka qenë edhe ky qëllimi i federates, pasi nuk gjej argumenta të tjerë për të filluar kampionatin kaq shpejt,”- tha Pierpaolo Polino, përgatitës atletik i Adana Demirspor.

Keni frikë të ktheheni?

“Jam i preokupuar por jo vetëm për faktin që toka mund të lëkundet sërish, por për njerëzit që janë të përfshirë në të gjithë këtë dhe që po përpiqen ditë pas dite të mbijetojnë. Ka vende ku ndihmat ende nuk kanë shkuar, edhe për veten jam i shqetësuar por ne do të shkojmë në Antalia, megjithatë më shqetëson fakti për situatën që do të gjejmë në Adana pas një jave”,- tha Pierpaolo Polino, përgatitës atletik i Adana Demirspor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës