LIVE UPDATES
Sport

VD/ “I kënaqur për 6 pikët, por kemi edhe 5 finale për të luajtur”, trajneri i Kombëtares Sylvinho analizon dy ndeshjet e fundit...

Kombëtarja shqiptare arriti të regjistrojë dy fitore në ndeshjet e kualifikueseve të “Euro 2024” në qershor, duke mundur Moldavinë 2-0 në shtëpi dhe më pas triumfoi në transfertën e largët të Ishujve Faroe pas atij suksesi në shifrat 3-1.

25 Qershor 2023, 10:40 Nga DOSJA
VD/ “I kënaqur për 6 pikët, por kemi edhe 5 finale për

TIRANE - Gjashtë pikët, në dy ndeshjet e fundit kualifikuese të “Euro 2024”, e rendisin Shqipërinë në vendin e dytë të Grupit ‘E’, vetëm një pikë larg kreut, ku ndodhet momentalisht Republika Çeke dhe plotësisht në garë për t’u kualifikuar në finalet e kompeticionet më të madh europian.

Sipas trajnerit të Kombëtares, Sylvinho ky është fryt i më shumë se katër muajve punë, që është bërë nga stafi teknik dhe nga skuadra për të përgatitur sa më mirë sfidat zyrtare, ndërkohë që konfirmon se tashmë ai i njeh më mirë lojtarët.

“Mund të flasim më mirë për katër muaj punë, por edhe për ndeshjen e parë me Poloninë. Më pas bëhet, jo thjesht më e lehtë, por sa herë që mblidhemi me lojtarët në grumbullim për 7 apo 10 ditë, bëhet më e lehtë për të punuar me ta, sepse ata i njohin tashmë praktikisht konceptet dhe idetë tona të futbollit. Njëkohësisht edhe ne si staf teknik i njohim më mirë lojtarët”, - thotë tekniku i kuqezinjve në një intervistë të dhënë për Fshf.org, teksa vlerëson paraqitjen e Shqipërisë në dy ndeshjet e fundit dhe thekson se fitoret janë plotësisht të merituara.

Për Sylvinhon, impenjimi i treguar nga lojtarët dhe shpirti i garës që ata kanë shfaqur në fushë ka qenë në nivele maksimale.

“Mendoj se në dy ndeshjet e fundit kemi bërë një lojë të bukur, ishin dy sfida të ndryshme dhe të vështira. Moldavia është një skuadër e fortë fizikisht, e vendosur mirë në fushë, e përgatitur mirë. Në sulm ka lojtarë të fortë, por unë mendoj se ne e kemi menaxhuar shumë mirë ndeshjen dhe kemi merituar fitoren në të dyja sfidat. Më pas Ishujt Faroe ishte një transfertë shumë e vështirë, që nga udhëtimi, fusha me bar sintetik dhe në goditjet standarde viheshim në vështirësi.

Jam i kënaqur nga impenjimi, guximi i futbollistëve, të cilët luftuan në fushë, sepse më pas flitet që kemi luajtur mirë e kemi fituar, por edhe unë shoh shumë detaje të tjera, siç është rikuperimi i topit, shpirtin e garës se futbollistëve dhe zemrën e treguar në fushë mbi të gjitha në shtëpi në një stadium të mbushur me 20 mijë tifozë. Jam shumë i kënaqur në këtë aspekt”, - shton trajneri brazilian.

I pyetur nëse ka arritur t’ia imponojë plotësisht ekipit idetë dhe filozofinë e tij të lojës, Sylvinho shprehet se ky është një proces që kërkon kohë, ndërsa ka vlerësuar lojtarët, që sipas tij i kanë përqafuar menjëherë konceptet e duhura dhe janë përshtatur shumë shpejt me metodat e stafit teknik.

“Mendoj që t’i imponosh idetë skuadrës është diçka që kërkon kohë, jam absolutisht shumë i kënaqur kur nis grumbullimi me skuadrën, sepse kemi mundësi të përmirësohemi. Kjo është një pikënisje, jo një vijë finishi, prej katër muajsh punojmë bashkë me lojtarët. Kemi shumë për të përmirësuar të gjithë, por është një proces. Ata janë futbollistë të fortë, i kuptojnë menjëherë idetë dhe konceptet e futbollit. Pjesa më e vështirë është që punohet shumë më video dhe kur mbërrijnë në grumbullim lojtarët kanë 3-4 ditë kohë dhe më pas është ndeshja, pas 3 ditësh, një tjetër ndeshje dhe nuk ka shumë kohë për t’u stërvitur shumë. Duhet të punojmë me video, por ata janë inteligjentë, futbollistë shumë të mirë për të prodhuar në fushë atë që kërkojmë ne”, - vijon trajneri intervistën e tij.

Sakaq, në shtator janë dy ndeshje shumë të vështira ndaj Republikës Çeke në transfertë e më pas me Poloninë në shtëpi. Për Sylvinhon çdo sfidë duhet vlerësuar maksimalisht dhe këmbëngul në faktin se kombëtarja ka përpara edhe pesë finale për të arritur objektivin madhor të kualifikimit.

Gjithashtu, trajneri flet edhe për programin që ka stafi teknik dhe kur do të rinisin përgatitjet për ndeshjet e radhës.

“Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, ndeshja e parë në Poloni ishte e rëndësishme, dy ndeshjet e qershorit ishin shumë të rëndësishme dhe është e drejtë. Tani ndeshja më e rëndësishme e jona është ajo ndaj Republikës Çeke e më pas kemi Poloninë. Ne kemi për të luajtur 5 finale, duhet të luajmë fort në këto pesë ndeshje dhe të shohim më pas se çfarë do të ndodhë.

Pas Ishujve Faroe stafi teknik u kthye në Tiranë dhe për 3-4 ditë kemi vijuar punën bashkë për të përgatitur që tani disa gjëra për muajin gusht dhe shtator. Kemi bërë disa mbledhje me të gjithë dhe më pas do të kemi disa pushime. Unë do të kaloj kohë me familjen në Portugali. Programi është që të rikthehemi në fund të korrikut, kur nisin ndeshjet miqësore apo disa kampionate për të monitoruar disa prej futbollistëve tanë dhe të përgatitemi për ndeshjet e shtatorit”, - thekson trajneri i Kombëtares, Silvinjo.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!