"Me trup këtu, me shpirt e zemër në Shqipëri”/ Protesta kundër projektit në Zvërnec përfshijnë diasporën, tubime në Gjermani, Itali dhe Angli
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Ndeshja e diskutueshme u luajt më 22 qershor 1994 në stadiumin Rose Bowl në Pasadena. Kolumbia kishte humbur edhe nga Rumania para asaj ndeshjeje dhe vetëm një triumf ndaj SHBA-së do t'i linte në garën për 1/8 e Kupës së Botës.
KOLUMBI - Kanë kaluar pothuajse 29 vjet nga vrasja tragjike e futbollistit kolumbian Andreas Escobar, i cili vdiq më 2 korrik 1994, para një klubi nate në Medellin, Kolumbi, për shkak të autogolit që shënoi në një ndeshje kundër SHBA-së në Botëror. Një humbje që i kushtoi Kolumbisë një vend në raundin tjetër të kompeticionit.
Ndeshja e diskutueshme u luajt më 22 qershor 1994 në stadiumin Rose Bowl në Pasadena. Kolumbia kishte humbur edhe nga Rumania para asaj ndeshjeje dhe vetëm një triumf ndaj SHBA-së do t'i linte në garën për 1/8 e Kupës së Botës. Andres Escobar ishte tragjedia e ndeshjes, pasi shënoi autogol në minutën e 34-të në një ndeshje që Kolumbia humbi 2:1. Askush nuk dyshoi se Escobar kishte firmosur dënimin e tij me vdekje me atë autogol.
@detectivefile Episode 39 : Andres Escobar ⚽️????️ #crimetok #crime #story #creepystory #horrortok #creepy #truestory #escobar #andreescobar ♬ Sad and lonely - MoppySound
"Ju siguroj se asgjë e çuditshme nuk ka ndodhur në grupin tonë, ne thjesht luajtëm keq. Shihemi së shpejti sepse jeta nuk mbaron këtu", shkruante Escobar në një rubrikë për "El Tiempo", e cila u publikua vetëm pak orë para se të vritej brutalisht. Ato fjalë të bëjnë të rrëqem edhe sot.
Dhjetë ditë më vonë, Escobar u kthye në Kolumbi, megjithëse fillimisht kishte planifikuar të vizitonte të afërmit në Las Vegas. Futbollisti kolumbian e ka kaluar natën me miqtë e tij në një klub nate në periferi të Medellin. Sipas versionit zyrtar të policisë, Escobar u largua nga klubi rreth tre të mëngjesit.
Në parkingun përballë klubit e kanë pritur tre persona dhe kanë nisur të debatojnë me të. Escobar kishte hyrë tashmë në makinë kur njëri prej tyre nxori një armë dhe qëlloi 12 plumba në drejtim të futbollistit. Dyshohet se pas çdo gjuajtjeje, vrasësi bërtiste: "Gol", siç bëjnë komentuesit e Amerikës së Jugut. Dyshohet se vrasësi ishte shoferi i një bosi famëkeq të drogës. Escobar vdiq 45 minuta më vonë dhe më shumë se 120,000 njerëz morën pjesë në funeral.
Dy dekada e gjysmë më vonë, një nga vrasësit më të famshëm të të famshmit Pablo Escobar, John Jairo Velezquez Vazquez , i njohur edhe me pseudonimin "Popeye", zbuloi se vdekja tragjike e futbollistit nuk erdhi nga tekat e vrasësve, por vetëm për shkak të autogolit.
Ai pretendon se vrasja nuk ishte fare e planifikuar.
Ajo që supozohej të ishte “thjesht” një breshëri ofendimesh u kthye në një breshëri të shtënash.
Sepse Andres Escobar nuk donte të heshtte për ofendimet, por donte të debatonte me të dy që iu drejtuan. Nuk e kishte idenë se kush ishin.
"Gabimi i Andres ishte se ai iu përgjigj atyre djemve," zbuloi "Popeye" në dokumentarin "The Two Escobars". Ai ishte një nga vrasësit kryesorë të Pablo Escobar dhe sipas pranimit të tij, për shkak të urdhrave të kriminelit të famshëm, ai dënoi edhe të dashurën e tij. Ai po argëtohej me ish të dashurën e shefit të tij (Wendy Cavariadja), kur teksa ishin shtrirë, ra zilja e telefonit dhe nga ana tjetër u dëgjua zëri i Escobar: "Ti ose ajo, mos hezito asnjë sekondë. Dashuri ose vdekje, para ose plumb. Unë jam duke pritur." Si kryevrasësi dhe krahu i djathtë i Pablo Escobar-it, Velázquez iu bind urdhrave edhe pse ishte në shtrat me gruan që donte.
Pas një burgimi të gjatë, ai doli nga burgu në vitin 2016, hapi një kanal në YouTube dhe mori pjesë në disa programe televizive, si sezoni i tretë i serialit "Narcos", si dhe dokumentari i përmendur për Andres Escobar, dhe vdiq në mosha 57 vjeçare nga kanceri i ezofagut.
Andres Escobar ishte vetëm 30 vjeç kur u qëllua në rrugë në vendlindjen e tij Medellin.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Pas një karrierë të gjatë e të pasur në botën e futbollit, ku ka arritur të fitojë Kupën e Botës...
FRANCE - Krahas performancës sportive, LeBron James shquhet edhe për zgjedhjet e tij stilistike, gjë për të cilën është ...
ANGLI - Arsenali është i vendosur të përfundojë transferimin e tij të parë të madh të verës, pasi ra dakord p&...
ANGLI - West Ham United mund t’i rikthehet interesit për sulmuesin e Chelsea-t, Armando Broja, duke parë se “bomberi” shqiptar po ri...
ANGLI - Tifozëve të Manchester Cityt u pëlqeu shkëmbimi emocional mes Pep Guardiolës dhe Kevin De Bruyne, ...
SPANJE - Reali rikthehet në vitin 2024 në “Santiago Bernabeu” e ri dhe tashmë ka nisur planifikimi për eventet q&...
GJERMANI - Për shumë vite Roger Federer konsiderohej si më i madhi, i padiskutueshëm i të gjitha kohërave në tenis,...
SHBA - Yuri Vasconcelos, një lojtar brazilian 24-vjeçar, vdiq pasi u përplas nga një makinë brenda shtëpisë së tij n&e...
POLONI - E drejtuar nga trajneri Fernando Santos, Polonis i komplikoi llogaritë në grupin ‘E’ kualifikues për ‘Euro 2024’...
SPANJE - Real Madrid konfirmoi këtë të enjte rinovimin e Nachos deri në qershor 2024. Mbrojtësi spanjol vazhdon kështu në k...