Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
Sot protesta më e madhe e paralajmëruar, nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej" 6 Qershor, 17:57 ...
Sot protesta më e madhe e paralajmëruar, nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej" 6 Qershor, 17:57 ...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Kombëtarja norvegjeze, kërkoi ulje emergjence për të ndihmuar Shqipërinë

TIRANE - UEFA ka zhvilluar në Tiranë, mbledhjen e panelit të saj të komisionit Grassroot, një projekt që përfshin futbollin e fëmijëve, futbollin e shkollave, veteranët dhe shumë kategori të tjera, në kontribut të shpërndarjes së të ashtuquajturës lojës më të bukur në botë që është futbolli.
Gjithka filloi me fjalën e presidentit të FSHF-së dhe zv.presidentit të UEFA-s, Armand Duka dhe më pas paneli vijoi punimet sipas programit. Mes antarëve të tij ishte dhe një nga figurat më të njohura dhe të hershme të FIFA-s dhe UEFA-s, ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Norvegjisë, Per Ravn Omdal. Pak e dinë lidhjen e tij me Shqipërinë dhe peripecitë e tij për të luajtur një ndeshje futbolli përballë Shqipërisë, në vitin e vështirë 1999.
“Kam qenë këtu me dy ekipet përfaqësuese të Norvegjisë, U21 dhe ekipin e parë, vinim në Tiranë për të luajtur kundër Shqipërisë, që vinte nga një periudhë shumë e vështirë lufte. Në të kohë amerikanët kontrollonin aeroportin ndërkombëtarë dhe na refuzuan uljen e avionit në Tiranë.
Piloti më njoftoi dhe më tha se çfarë do të bënim, atëherë vendosëm që të bënim një ‘truk’, të kërkonim një ulje emergjence, dhe kështu ndodhi. Lojtarët u larguan nëpër hotele dhe unë qëndrova për 6 orë në aeroport, bashkë me pilotët dhe stafin amerikan, për këtë truk që bëmë”.

Por avioni juaj veçse transportoi lojtarët ishte edhe një avion ndihmash humanitare?
“E mbaj mend shumë mirë atë kohë, ju ishit në një situatë shumë larg kësaj që jeni sot, ne kishim mbushur avionin veç ekuipazhit me shumë veshje dhe ndihma për njerëzit këtu dhe i shpërndamë tek njerëzit që kishin më tepër nevojë, kryesisht fëmijët”.
Sot, 25 vite më pas, si e gjeni ambientin e futbollit dhe Shqipërinë?
“Kur erdha për herë të parë në vitin 1993 stadiumin ndodhet ku është sot impianti i ri dhe mund të them që tani është ndër më të mirët dhe më modernit në Europë. Ky vend ka ndryshuar shumë, unë e kam shëtitur edhe përgjatë bregdetit, nga Durrësi deri në Sarandë, ju përgëzoj për kaq shumë ndryshime që keni bërë, ky vend i ka të gjitha. Mendoj që ju do të keni një të ardhme të ndritur si në futboll, në turizëm dhe në industri”.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - Nëse një numër i mirë i lojtarëve të OM nuk u përgjigjën gjatë këtij sezoni të Marsejës, Pi...
FRANCE - Me kalimin e viteve, ai ishte bërë vendi i tij i preferuar. Momenti kur Kylian Mbappé erdhi për të marrë shpërblim...
RUMANI - Në Rumani po hetojnë nëse futbollisti Edgar Ié e ka detyruar vëllain e tij binjak Edelino&n...
ANGLI - Në gusht 2023, Manchester City e bëri Josko Gvardiol (Zagreb, 2002) qendërmbrojtësin më të...
ITALI - Me dy ditë para, Serie A vazhdon të japë verdikte. Falë suksesit të Atalantës ndaj Romës n...
GJERMANI - Pas njoftimit për largimin e Bouna Sarr dhe Eric Maxim Choupo-Moting në fund të sezonit, të gjithë prisnin që Bayern ...
FRANCE - Në ndeshjen e 33-të të Ligue 1, PSG u mund 3-1 nga Toulouse. Mbappé në ndeshjen e fundit në stadium...
GJERMANI - Bayer Levekusen e çon në 50 numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje. “Aspirinat” triumfuan thellë 5-0 në fushën e...
ANGLI - Një ngjarje e rëndë ka prekur mbrëmjen e sportin e boksit. Në eventin e zhvilluar këtë të diel në “...
ITALI - Atalanta mposht 2-1 Romëm në Bergano dhe prenton vendin e pestë në Serinë A, që i jep mundësinë për t&eum...