Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
Sot protesta më e madhe e paralajmëruar, nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej" 6 Qershor, 17:57 ...
Sot protesta më e madhe e paralajmëruar, nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej" 6 Qershor, 17:57 ...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Megjithatë, një incident i ndryshoi plotësisht jetën dhe karrierën e saj. Kampionia më e re në historinë e tenisit për pak humbi jetën kur u godit dy herë me thikë pas shpine nga një fans i çmendur i konkurrentes së saj Steffi Graf.

GJERMANI - Fatkeqësia nuk vjen kurrë vetëm! Monica Seles kishte gjithçka, ishte e padiskutueshme në fushën e tenisit, fitoi miliona, i gjithë planeti e admironte, por në një moment ajo pati një fatkeqësi totale.
Ajo papritmas u gjend në një situatë ku gjithçka dukej sikur dikush e kishte mallkuar...
E njohura ndryshe edhe si Mala Mo, ajo ka lindur më 2 dhjetor 1973 në Novi Sad.
Në një karrierë jashtëzakonisht të pasur, ajo fitoi deri në 53 tituj dhe fitoi rreth 16 milionë dollarë.
Nëntë herë ajo ngriti trofeun e destinuar për kampionen e Grand Slam. Ajo fitoi Australian Open katër herë, Roland Garros tre herë dhe US Open dy herë.
Ajo ishte vetëm 16 vjeç kur ngriti trofeun në Roland Garros, duke u bërë kështu fituesja më e re e Grand Slam-it në Paris. Në vitin 1991, ajo u bë edhe tenistja më e mirë në planet. Bota ishte në këmbët e saj ...

Megjithatë, një incident i ndryshoi plotësisht jetën dhe karrierën e saj. Kampionia më e re në historinë e tenisit për pak humbi jetën kur u godit dy herë me thikë pas shpine nga një fans i çmendur i konkurrentes së saj Steffi Graf.

Në Hamburg, më 30 prill 1993, një dramë e përgjakshme ndodhi në stadiumin Rotebaum gjatë ndeshjes çerekfinale midis Monica Seles dhe Katarina Maleeva e Bullgarisë. Kur ajo u përkul për të mbrojtur këmbët nga i ftohti gjatë një pushimi mes ndeshjeve, një thikë kuzhine iu fut në shpinë, para kamerave televizive dhe syve të gjithë botës, të neveritur nga ngjarja. Autori ishte Günter Parhe nga Gjermania Lindore, një fans i fiksuar i Steffi Graf-it, i cili e ndoqi tenisisten numër një në botë nga hoteli në stadium për ditë të tëra.
Monica e plagosur e mbuluar në gjak është dërguar në spitalin lokal e shoqëruar nga nëna dhe vëllai i saj.
“Për javën e parë pas lëndimit, nuk munda të lëvizja krahun, por e lejova veten të mbushesha me shpërthime të vogla shprese se do të shërohesha plotësisht dhe pas disa muajsh do të isha sërish ajo e dikurshmja. Në atë kohë isha ende jo plotësisht e vetëdijshme për seriozitetin e asaj që më ndodhi në Hamburg”, ka treguar Monika Seles në autobiografinë e saj.
Tenistja e njohur e ndjeu më së miri në lëkurën e saj sshprehjen që e keqja nuk shkon kurrë vetëm. Në spital ajo zbuloi se babai i saj, me të cilin ishte shumë e lidhur, ishte i sëmurë rëndë.

"Kishte një arsye pse babai nuk mori pjesë në atë ndeshje fatale në Hamburg. Kur ai dhe mamaja u bashkuan me mua në Vail, ai dukej i sëmurë. Ai ishte roje i vjetër dhe i urrente mjekët, ai thjesht nuk i duronte dot ekzaminimet. Ai kishte kancer në prostatë. Isha e shkatërruar, sikur dikush të kishte bërë një shaka mizore me mua. Babai u pranua në klinikën më moderne Mayo në Minesota. Në pranverën e vitit 1993, isha e sëmurë nga shqetësimi për babanë tim dhe kisha frikë për karriera ime”.
Babai u operua dhe më pas iu nënshtrua kimioterapisë. Mo e vogël kishte terapi të shumta fizike të dhimbshme. Ajo po jepte 100 për qind të vetes për t'u kthyer sa më shpejt në fushë.
Në korrik 1995, Monica u rikthye triumfalisht në aktivitete. Me masa sigurie të paprecedentë, në vitin 1996 ajo fitoi Grand Slamin e saj të nëntë në karrierë. Megjithatë, lumturia ishte jetëshkurtër. Ajo e kuptoi se babai i saj po e humbiste dalëngadalë betejën me sëmundjen dhe ky fakt e shkatërroi atë.
"Filloj çdo ditë duke menduar për të. Me kalimin e kohës më mungon gjithnjë e më shumë. Kudo që udhëtoja në gara, babi ishte gjithmonë pranë meje. Kur u operua për kancerin e prostatës dhe ra në shtrat, unë isha pranë në anën e tij. I dhashë morfinë për qetësimin e dhimbjeve dhe e inkurajova të këmbëngulte, ashtu siç më brohoriste në turne.
Ai vdiq në maj 1998 dhe ajo humbje më lëndon më shumë se plaga e Hamburgut. Është e vështirë kur e shikon zakonisht turma gjatë një ndeshjeje dhe kuptoni se ai vend më i rëndësishëm mbeti i zbrazët përgjithmonë”, theksoi Monica në autobiografinë e saj.

Humbja e babait, lëndimet e shpeshta, depresioni, ankthet si pasojë e sulmit në Hamburg... E gjithë kjo ndikoi që karriera e saj të merrte një rrugë në rënie. Ajo thjesht nuk ishte më kurrë Mo e Vogël e dikurshme... Ajo u tërhoq zyrtarisht në 2008.
Monica është 45 vjeç dhe aktualisht jeton dhe punon në Florida. Ajo është jashtëzakonisht e angazhuar në fushat e betejës. Ajo u fut së fundmi në Sallën Ndërkombëtare të Tenisit të Famës në Newport dhe ka nënshkruar një kontratë me Bloomsbury Publishing për një seri romanesh që synojnë adoleshentët të titulluar Akademia. Ajo është anëtare e organizatës sportive Laureus, së bashku me Nadja Comaneci, Boris Becker, Michael Jordan dhe sportistë të tjerë të famshëm. Ajo ka investuar shumë para edhe në rrjetin e restoranteve “All Stars Cafe”.

B.T (Dosja.al)
ANGLI - Nëse ajo që raportojnë mediat në Britaninë e Madhe është e vërtetë, atëherë ajo që Chelsea p...
FRANCE - Aktorja Hiba Abouk ka nisur procedurat për t'u ndarë nga futbollisti i PSG-së, Achraf Hakimi. Siç raporton ...
ITALI - Lajm i mirë nga infermieria për Stefano Piolin. Ismael Bennacer dhe Davide Calabria u stërvitën me grupin sot në Milanello...
GJERMANI - Me 81.365 bileta janë shitur për Signal-Iduna-Park, kur Borussia Dortmund do të presë RB Leipzig në ndeshjen më ...
SHBA - Familja e Kobe Bryant ka arritur një marrëveshje për gati 29 milion dollarë (24 milion £), pasi policia shpërndau i...
SPANJE - Trajneri Carlo Ancelotti tha se nuk ka frikë në ekipin e tij. “Është një garë ndryshe, por kundër një...
GJERMANI - Sadio Mané zbuloi, në një prononcim për ‘Bild’, bisedën që kishte bërë me Cristiano Ronaldon n&...
SPANJE - Ansu Fati është risia kryesore në listën e skuadrës që Xavi ka ofruar këtë të mërkur...
TURQI - Wanda Nara dhe Mauro Icardi vazhdojnë me ulje-ngritjet e tyre në jetën e tyre private, ndërsa sulmuesi vazhdon në&n...
ITALI - Skualifikim me dy ndeshje për Josè Mourinhon dhe një gjobë me 10 mijë euro. Ky është vendimi i gjy...