"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Belgu, Eden Hazard i vari këpucët në moshën 32-vjeçare, pasi u largua nga Real Madrid
FRANCE - Pak më shumë se një javë, pasi shpalli lamtumirën e tij me futbollin, Eden Hazard mori pjesë në një mini-turne bamirësie në Calais të Francës, ku shpjegoi edhe vendimin e tij për t'u larguar nga fusha, duke pranuar se, në moshën 32-vjeçare, "nuk i pëlqente më të stërvitej".
“Në jetë nuk ka pse të ketë një shpjegim për çdo gjë. Jam në paqe me veten, jam i lumtur. Nuk do të them se ishte një vendim i vështirë, por nuk ishte as i lehtë. (Stop ) Ishte diçka që më kishte kaluar në kokë prej disa kohësh, kështu që ishte diçka që më ndihmoi. Kam aq shumë për të bërë jashtë futbollit, sa përfundoi në një vendim të qetë”,- filloi duke u shprehur belgu, i cili zbuloi se ai kishte menduar tashmë të varte këpucët që kur u largua nga kombëtarja në dhjetor.
“E kisha menduar tashmë që kur u largova nga kombëtarja. Po dilja nga një periudhë e vështirë te Real Madrid. Gjithmonë thoja se do të ndaloja, kur të mos argëtohesha më në fushë. Nuk doja të shkoja dhe luaj kudo për para. Ishte zgjidhja më e mirë. Tashmë nuk më pëlqenin stërvitjet dhe nuk luaja më”, shtoi ai.
Pasi rrëfeu, se katër vitet që kaloi te Real Madridi nuk shkuan siç pritej, pavarësisht se kishte arritur të përmbushte ëndrrën e tij për të “luajtur për klubin më të mirë në botë”, Hazard siguroi se nuk do të jetë kurrë larg futbollit. "Është gjithmonë mirë (të kthehesh) sepse futbolli ka qenë një pjesë e madhe e jetës sime. Por ende nuk më mungon. Më pëlqen të gjej kohë për veten time, por patjetër do të më mungojë futbolli një ditë. E shikoj në TV, fëmijët e mi luajnë futboll... Nuk do të jem kurrë larg”, përfundoi ai.
Duhet të theksohet se, në nivel profesional, Hazard përfaqësoi Lille, Chelsea dhe Real Madrid, duke fituar më shumë se një duzinë tituj gjatë karrierës së tij, duke përfshirë një Champions League, dy kampionate spanjole dhe dy liga angleze.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Myrto Uzuni u aktivizua si titullar në ndeshjen miqësore kundër Bullgarisë, e luajtur në 17 tetor në “Air Albania&r...
TIRANE - Sylvinho ka shpërndarë mbrëmjen e djeshme një postim në llogarinë e tij zyrtaren në “Instagram”, ku ka...
ARGJENTINE - Carlos Tévez, trajneri argjentinas i Independientes, ishte viktimë e një aksidenti në familje dhe përfundoi duke kaluar ...
SPANJE - Camavinga dhe vëllai i tij janë gati të hapin një biznes në qendër të Madridit. Ajo do të quhet &ldq...
BRAZIL - Bodybuilderi Christian Figueiredo, i cili ishte profesionist që nga viti 2022, vdes në moshën 29-vjeçare, pas...
FRANCE - Mbrëmjen e kësaj të mërkure, Variétés Club de France, organizoi një ndeshje show kundër Team Calais. I...
ARABIA SAUDITE - Dëmtimi i Neymar, i cili pritet ta lërë brazilianin jashtë fushës për 9 deri në 12 muaj, sipas shtypit ...
FRANCE - Mbappé dhe e ardhmja e tij vazhdojnë të jenë tema kryesore aktuale në tregun e futbollit. Dukej sikur francezi kis...
SUEDI - Sulmuesi i ri suedez, Emil Roback, i cili konsiderohet edhe si nxënësi i Zlatan Ibrahimovic, ka qenë në qendër të vëm...
SHBA - Lionel Messi do të përfitojë. Ndërsa ai luan dhe fitoi mbrëmë me Argjentinën kundër Perusë (2-0), kampi...