Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Kur kemi hyrë në fazën më të nxehtë të kampionatit më të bukur në botë, gjithçka mbetet për t’u shijuar dhe për të parë se kush do të arrijë të marrë me vete në shtëpi trofeun e “Këpucës së Artë”.

ANGLI - Erling Haland do ta ketë më të vështirë në këtë sezon të fitojë trofeun e golashënuesit më të mirë të Premier Ligës.
Norvegjezi fitoi çmimin në sezonin e tij të parë tek “citizens” pasi shënoi plot 36 gola, një shifër e vështirë për t’u arritur këtë sezon, kur kanë ngelur dhe 8 ndeshje në fund të kalendarit, me sulmuesin i cili gjithsesi qëndron në krye të renditjes me 18 gola.
Por duket se beteja për kryegolashënuesin ka marrë një tjetër ritëm ndeshjet e fundit me norvegjezin që ka ngecur në vend dhe me shokun e tij të skuadrës.
Fil Foden, në një formë fenomenale. Anësori i kampionëve të Europës në fuqi realizoi dje tregolëshin e dytë sezonal në Premier Ligë duke shkuar tashmë në kuotën e 14 golave dhe duke vendosur kështu në presion shokun e tij të skuadrës, që i shtohet edhe kritikave që ky i fundit ka marrë nga analistët në ishull.
Nga ana tjetër, në ndjekje të Haland është dhe egjiptiani i Liverpulit, Mo Salah, i cili momentalisht qëndron në kuotën e 16 golave. Egjiptiani, fitues i tre trofeve si golashënuesi më i mirë në Angli, qëndron ethshëm në gare për të vendosur rekord me “të kuqtë” që kanë zhvilluar një ndeshje më pak se rivalet nga Mançesteri.
Pikërisht ata do të zbresin sonte në fushën e gjelbër ndaj skuadrës më të dobët të kampionatit anglez dhe në letër kjo ndeshje ngjan me një stërvitje për të besuarit e Jurgen Klop me egjiptianin, që ka një mundësi mjaft të mirë për të barazuar ose për të kaluar në vendin e parë të klasifikimit për “Këpucën e Artë”.
Por nuk duhen harruar dhe emra të tillë si: Dominik Solanke, i cili është duke kaluar sezonin më të mirë në karrierë me Bornmuthin, Olli Uotkins i Aston Vila, me këta të fundit në luftë deri në fund për një biletë Champions, si dhe koreani i Totenhem, Hung-Min Son. Kur kemi hyrë në fazën më të nxehtë të kampionatit më të bukur në botë, gjithçka mbetet për t’u shijuar dhe për të parë se kush do të arrijë të marrë me vete në shtëpi trofeun e “Këpucës së Artë”.

B.T (Dosja.al)
ANGLI - Futbolli është i shenjtë në Angli dhe Premier League konsiderohet nga shumë si më e mira në botë...
GJERMANI - Para ndeshjes së javës së 33-të të Euroligës mes Albës dhe Partizanit në Berlin, një inciden...
SPANJE - Kylian Mbappe duket i destinuar që në verën e ardhshme të bashkohet me Realin e Madridit. Francezi, është tashmë i l...
TIRANE - Edicioni i dytë i kursi “UEFA Goalkeeping B” që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbolli ka nisur në fillim të mua...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare e vajzave mbylli përgatitjet për ndeshjen ndaj Luksemburgut, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europi...
ITALI - Klubi i Lazios është përfshirë nga ndryshimet e shumta në ditët e fundit. Kështu, pas ndryshimit të trajnerit me...
SPANJE - Ndeshja e tyre e prapambetur e ditës së 26-të i lejoi Valencias të qëndronte në garën për kualifikimin evropian...
SPANJE - Mesa duket Ivan Balliu po përgatitet që tani pasi të mbyllë karrierën si futbollist. Mbrojtësi i djathtë i ekipit ...
ANGLI – Një ndeshje e çmendur ajo e zhvilluar në “Stemford Bridge” mes Chelsea dhe Manchester United në kuadër t&eu...
ANGLI - Liverpool rrezikon, por nuk gabon në ndeshjen e javës së 30-të në Premier League ndaj Sheffield United. “The Reds”,...