Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas konfirmimit, se miku i tij Begiristain do të largohet nga Manchesteri, ka gjithnjë e më shumë gjasa, që edhe Pep të mos rinovojë kontratën e tij, e cila skadon pas disa muajsh.

ANGLI - Në ballinat angleze fokusi i kushtohet kombëtares dhe të ardhmes së pankinës së saj. Sugjerimi i Guardiolës bëhet gjithnjë e më konkret, ndërsa trajneri i përkohshëm Carlsey mendon për ndeshjet e Nations League kundër Greqisë dhe Finlandës.
Pep-it i skadon kontrata me Manchester City në qershorin e ardhshëm dhe shumë indikacione sugjerojnë se ai nuk do ta rinovojë atë.
Drejtori i Cityt, Txiki Begiristain ka vendosur të largohet nga Manchesteri. Pep ka një ndjenjë të veçantë me të dhe së bashku me mikun e tij bask, kanë kontribuar për të sjellë ata që konsideroheshin si "fqinjët e zhurmshëm" në qytetin anglez në majat e futbollit kombëtar dhe ndërkombëtar.
Për më tepër, mjedisi i Cityt tronditet nga hetimet për shkelje financiare, që mund të shkaktojnë pasoja katastrofike për të ardhmen e klubit. Por kjo duket se nuk ka shumë ndikim në vendimin e Guardiolës, i cili përkundrazi do ta përjetonte si sfidë të mëtejshme faktin e nisjes nga e para.
Të dhënat që tregojnë për fundin e historisë ushqehen nga fakti se Pep ka arritur sezonin e tij të nëntë në krye të të njëjtit klub. Diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë, duke qenë se ai qëndroi në Barcelonë për katër vjet dhe në Bayern Munich për tre.
Për më tepër, nuk ka shenja dialogu për një rinovim të afërt, i cili duhet të jetë prioritet duke qenë se kontrata skadon pas disa muajsh. Fakti që Anglia vazhdon të mbajë një trajner të përkohshëm, atëherë, vetëm sa ngre idenë, se federata ka në dorë një trajner të madh për të luajtur në fund të sezonit.
Zëvendësuesi i Begiristain në Manchester City me shumë gjasa do të jetë ish-futbollisti Hugo Viana, drejtor aktual sportiv i Sporting Lisbonës. Sipas gazetës angleze ‘Sun’, portugezi tashmë është duke menduar për trajnerin e ri. Ideja do të ishte zëvendësimi i Pep Guardiolës me Ruben Amorimin, me të cilin tashmë punon prej disa sezonesh te Sporting.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Gjatë intervistës së gjatë të dhënë për edicionin e sotëm të Mundo Deportivo, portieri i Barce...
GJERMANI - Bayern Munich është gati ta mbyllë me Joshua Kimmich. Futbollisti gjerman është kthyer në një shtyllë ...
AUSTRALI - Ndeshja e vlefshme për ditën e tretë të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, për sa i përket Ko...
ANGLI - Gareth Southgate mbyll derën për një rol të ri të mundshëm si trajner. Ish-tekniku i Anglisë, i cili dha dor&e...
TIRANE - Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi një seancë të plotë stërvitore, që zgjati pak më shumë se 1 o...
ITALI - Ditët e fundit ka pasur spekulime për të ardhmen e trajnerit, i cili mori detyrën në një kohë të turbullt, kur...
ITALI - "Milano është një qytet rrëqethës. Nuk ka siguri në atë xhungël, ku të gjitha llojet e gjërave ndodh...
GJERMANI - Një pjesë e vërtetë e Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz ka tërhequr prej shumë muajsh interesin e disa emrave të...
SPANJE - Në krye të Castillas që nga 1 korriku 2019, Raul nuk do të shkojë përtej sezonit aktual. Sipas informacioneve t&eu...
ANGLI - Trajneri i përkohshëm i Anglisë, Lee Carsley, ka zbuluar se Harry Kane nuk do të jetë në skuadrën fillestare pë...