Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Seancë me dyer të mbyllura, gjykata refuzoi transmetimin live! Meta: Jam beqar
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Nicola Bartolini, medalje ari në vitin 2021, ishte viktimë e një grabitjeje në dyert e shtëpisë së tij, por ai iu kundërvu agresorit

ITALI - "Milano është një qytet rrëqethës. Nuk ka siguri në atë xhungël, ku të gjitha llojet e gjërave ndodhin çdo ditë... Ai erdhi për të marrë telefonin tim, por unë e godita me disa grushta në fytyrë."
Kështu e nis historinë e grabitjes që pësoi një natë tjetër në dyert e shtëpisë së tij, Nicola Bartolini, kampioni i botës në gjimnastikë.
Medalje ari në parket në Botërorin 2021 dhe i gjashti me Italinë në finalen e ekipit në Lojërat e Parisit, ai ka rrëfyer në rrjetet e tij sociale se si u sulmua nga një hajdut, kur po nxirrte jashtë qenin e tij. Hajduti e kapi nga qafa dhe i bërtiti që t'i jepte celularin.
Kampioni i gjimnastikës, e shoqëroi historinë e tij me një foto të plagës në dorë dhe një gungë në ballë, që i kishte mbetur pas përballjes me agresorin. "Unë e konsideroj veten me fat që kam marrë vetëm një grusht, sulmuesi im i dobët ishte sigurisht më i pafat,"- vëren Bartolini.
Siç tha më vonë ai për Corriere Della Sera, kur u përpoq të largohej, ai mori atë goditje në ballë, por më pas e kapërceu atë dhe e rrëzoi hajdutin në tokë. “Në atë moment kur ishte në tokë e godita disa herë në fytyrë”,- thotë ai.

Bartolini ka jetuar në Milano që kur ishte 13 vjeç (tani është 28) kur u transferua për t'u stërvitur në Qendrën Teknike Federale. Ai fokusohet edhe tek ajo që mund të kishte ndodhur nëse viktima nuk do të ishte ai: “Nuk e di si do të kishte përfunduar, nëse do t’i kishte ndodhur një gruaje apo një vajze”, komenton ai.
Dëshmia e Bartolinit vjen pothuajse në të njëjtën kohë kur futbollisti Juan Jesús, qendërmbrojtësi i Napolit, zbuloi se disa kriminelë ia shkatërruan makinën dhe se ai kishte gjetur pasi më parë kishte të instaluar gjeolokatorë.
Për këtë arsye ai siguroi se qyteti napolitan, pavarësisht se ishte një "qytet i bukur”, tani e tutje nuk do të jetë kurrë i sigurt për të. “E di që pasuritë materiale janë dytësore, por të dish që një i huaj ka thyer diçka timen me të vërtetë më bën të sëmurë”, tha ai.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Një pjesë e vërtetë e Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz ka tërhequr prej shumë muajsh interesin e disa emrave të...
SPANJE - Në krye të Castillas që nga 1 korriku 2019, Raul nuk do të shkojë përtej sezonit aktual. Sipas informacioneve t&eu...
ANGLI - Trajneri i përkohshëm i Anglisë, Lee Carsley, ka zbuluar se Harry Kane nuk do të jetë në skuadrën fillestare pë...
BELGJIKE - "Italia e Spallettit ka ndryshuar sistemin, një 3-5-2 ose 3-4-3, por nuk është krejtësisht e re. Edhe kundër Kroacis&...
GREQI - Futbolli grek është tronditur pas vdekjes së papritur të George Baldock, mbrojtësit 31-vjeçar të Panath...
SPANJE - Historia që përfshin Theo Hernandez, i akuzuar për përdhunim nga një modele në Instagram, po shkon drejt një ...
SHBA - Më në fund drita jeshile doli për Argjentinën. Ata ishin të bllokuar në Miami për shkak të uraganit Milton, i c...
TURQI - Polemika e madhe në Turqi. Gjyqtarja Elif Karaarslan (24 vjeç) dhe vëzhguesi i arbitrave Orhan Erdemir (61 vjeç), u pezulluan ...
TIRANE - Në stadiumin “Air Albania” kuqezinjtë U-17 barazuan 1-1 me Kroacinë. Shqipëria zhvilloi një ndeshje shumë t...
BRAZIL - Dorival Júnior, trajneri i Brazilit, ka vendosur formacionin për ndeshjen kundër Kilit, të planifikuar për nat&e...