Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër
22 Korrik, 16:59
A...
Sport
“Goglat” përcaktojnë rrugën e “Final Four”… Ja çiftet gjysmëfinaliste kur do të luajnë
Ndeshjet e fazes “Final Four” do të zhvillohen nga data 4 deri më 12 maj, ato do të luhen në Arenën Kombëtare në Tiranë.
29 Prill 2025, 14:09Nga DOSJA
TIRANE - Në mesditën e së martës, në “Shtëpinë e Futbollit”, FSHA hodhi shortin për dy gjysmëfinalet e “Final Four”, me katër ekipet më të mira kanë siguruar vendin e tyre në fazën finale të kategorisë Abissnet Superiores.
Në vazon e parë u vendosën Egnatia dhe Vllaznia, ndërsa në vazon e dytë, Dinamo dhe Partizani. Pasi u përzinë goglat, shorti i hedhur përcaktoi këto çifte: Egnatia - Partizani dhe Vllaznia - Dinamo City, ndeshje këto, të cilat do të zhvillohen në Arenën Kombëtare.
Gjysmëfinalja e pare, Vllaznia - Dinamo do të luhet më 4 maj, ndërsa gjysmëfinalja e dytë, Egnatia - Partizani më 5 maj. Finalja për vendin e tretë/katërt është planifikuar për datën 9 maj, ndërsa finalja për titullin kampion do të luhet më 12 maj.