"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Për momentin ekipi i Splitit është në vendin e tretë me 57 pikë, pesë pas Rijekës dhe katër pas Dinamo Zagreb.
KROACI - Rezultati i djeshëm i prishi planet e "Rino" Gattusos. Barazimi 1-1 midis Hajdukut të tij dhe Goricës jashtë fushe e ka kompromentuar pothuajse plotësisht HNL-në e tyre, ligën kryesore kroate.
Tani me gjashtë pikë për të fituar vetëm një mrekulli mund ta shihte ekipin e trajnerit italian të triumfonte në krye të tabelës: për momentin ekipi i Splitit është në vendin e tretë me 57 pikë, pesë pas Rijekës dhe katër pas Dinamo Zagreb.
Duke folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri Gennaro Gattuso tha: "Një ndeshje e lehtë për t’u komentuar: pa top ishim të mirë, por me top ishim të ngadaltë dhe joefektivë. Mungesë energjie dhe ritmi, një ndeshje e keqe me topin.
Ishim tashmë afër në ndeshjen e fundit, por tani lufta për titullin ka mbaruar përfundimisht. Sidoqoftë, duhet t’i përballojmë dy ndeshjet e mbetura në mënyrën më të mirë të mundshme", komentoi ish-trajneri i Napolit.
Në një moment, një gazetar shkoi më tej dhe preku çështjet delikate të trajnerit italian, se sa i zhgënjyer është ai me mënyrën se si ka shkuar sezoni: "Ka zhgënjim, - pranoi Gattuso. - Nuk kemi qenë në nivelin që luanim më parë. Përgjegjësi i parë dhe kryesor jam unë. Kur erdhi koha për të shtyrë, nuk e bëmë dhe përgjegjësia është e imja.
Lojtarët nuk janë fajtorë, ata dhanë gjithçka. Nuk jam i zhgënjyer nga asnjë lojtar, përgjegjësi kryesor jam unë". Si një mburojë mbrojtëse për ekipin, ai mori përsipër të gjitha përgjegjësitë për humbjen e afërt të kampionatit.
B.T (Dosja.al)
MEKSIKE - Koha e Demichelis si trajner i Rayados Monterrey ka mbaruar. Ekipi meksikan e bëri zyrtare largimin e argjentinasit nga ...
FRANCE - Disa orë pasi humbi ‘El Clasicon’ kundër FC Barcelonës këtë të diel, pavarësisht tregolës...
SPANJE - Premtimi u mbajt. Pas fitores sensacionale të Barcelonës ndaj Real Madridit në javën e 35-të të La Lig&eum...
ANGLI - Kjo dritare transferimesh do të shënojë historinë e Manchester Cityt. Kevin De Bruyne po largohet, Bernardo Silva po tregon d&e...
ANGLI - Liverpooli është tashmë kampion i Anglisë, dhe Arsenali praktikisht e ka të garantuar një vend në Ligën e Kampio...
SPANJE - Një tjetër ‘El Clasico’ e bukur dhe e çmendur u luajt dje, me Barcelonën që mposhti Real Mad...
FRANCE - Suksesi i PSG -së këtë sezon ka shumë të bëjë me dorën e Luis Enriques. Trajneri asturian fitoi ...
SPANJE - Tifozët e Seviljes nuk mundën ta durojnë humbjen 3-2 që pësuan të shtunën në Vigo, gjë q&eu...
ANGLI - Së pari Soucek, pastaj Bowen, bënë që West Ham të kthehet në Londër me tre pikë prestigjioze nga udhëtimi i...
GJERMANI - Drejtori ekzekutiv i Leverkusenit, Fernando Carro, ka konfirmuar se javën e ardhshme do të njoftojë zëvendësu...