"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Përballë Estonisë në ndeshjen e radhës, Gattuso pranon se emocionet nuk kanë vend.
ITALI - Gennaro Gattuso është gati për debutimin e tij si trajner i Kombëtares Italiane në një moment kyç për të ardhmen e skuadrës. Përballë Estonisë në ndeshjen e radhës, Gattuso pranon se emocionet nuk kanë vend: “Nuk kam kohë të emocionohem. Ka shumë presion, ndoshta pak emocion do të vijë kur arbitri do të japë shenjën, por tani jam plotësisht i përqendruar te detyra jonë, që është shumë e vështirë, por do të japim maksimumin”, tha ai në konferencën për shtyp.
Trajneri i ri thekson rëndësinë e aspektit kolektiv dhe të përkushtimit të skuadrës: “Për të kaluar kualifikueset për Botërorin 2026, kërkoj diçka më shumë se teknikë dhe taktikë. Flasim për ndjenjën e përkatësisë dhe për të qenë ekip. Historia jonë tregon që kolektivi dhe dëshira për të luftuar së bashku janë pjesë e ADN-së sonë. Kam gjetur shumë energji te lojtarët dhe gjëra pozitive; jemi në rrugën e duhur.”
Sa i përket formacionit, Gattuso nuk jep detaje: “4-2-3-1 apo 4-3-3? Numrat nuk janë të rëndësishëm, e dimë çfarë duam të bëjmë dhe jemi përgatitur mirë.” Ai gjithashtu e përqendron vëmendjen tek ndeshja e nesërme dhe më pas tek ajo ndaj Izraelit: “Nuk mendoj për përmbysjen në renditje ndaj Norvegjisë; garë pas gare.”
Një pikë diskutimi ka qenë mungesa e Fedorico Chiesa-s në listën e përzgjedhjes: “Chiesa dhe unë kemi biseduar. Donim ta thërrisnim, por ai nuk ndihej 100% i sigurt. Për ndeshjet zyrtare duhet lojtarë të motivuar dhe të gatshëm. Faktin që Chiesa nuk ishte në listën e Champions-it nuk e shoh si problem. Ai duhet të punojë për të bindur trajnerin e klubit të tij.”
Në fund, Gattuso përmend humbjen e stilistit të njohur Giorgio Armani: “Një humbje e madhe, ngushëllimet për familjen e tij. Ishte një njeri i madh, me klas dhe cilësi. E kam njohur në një ndeshje basketbolli, ai e donte sportin.”
B.T (Dosja.al)
TURQI - Ernest Muçi është tashmë në një udhëkryq të mirëfilltë për karrierën e tij. Sulmuesi i Kom...
GJERMANI - Gjermania e Julian Nagelsmann pësoi një humbje të befasishme në fushën e Sllovakisë me rezultaton 2-0 pas një pe...
GJIBRALTAR - Shqipëria zhvilloi ndeshjen miqësore në Gjilbraltar si një test për atë zyrtaren që do të luhet të mar...
GJILBRALTAR - Shqipëria luan përballë Gjibraltarit në një miqësore për të provuar forcën përpara sfidës k...
GJILBRALTAR - Shqipëria luan përballë Gjibraltarit në një miqësore për të provuar forcën përpara sfidës k...
ITALI - Një ngjarje e rëndë, por me fund të lumtur, ka patur si protagonist mesfushorin e Sampdorias, Alesandro Bellomo. Futbollisti i ka ...
ZVICER - Përpara nisjes së kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, Zvicra zhvilloi sot konferencën për shtyp në prag t&eum...
TIRANE - Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, foli në prag të ndeshjes miqësore ndaj Gjermanisë, që do të luhet nes&eum...
ZVICER - FIFA ka dhënë dritën jeshile për Veldin Hoxhën dhe Leon Avdullahun që të përfaqësojnë Kosovë...
SKOCI - Nedim Bajrami zyrtarisht nuk është përfshirë në listën e Rangers për grupet e Ligës së Europës. Ky &eu...