6 Korrik 2024, 17:35
Nga DOSJA
GJERMANI - Mbrëmjen e kësaj të premte, në prag të çerekfinales së Euros Angli-Zvicër, Gareth Southgate, trajneri i ‘Tre Luanëve’ ka folur për kryeministrin e ri britanik Keir Starmer, duke pranuar se nuk e ka zili pozicionin e tij.
“UEFA sapo ka sanksionuar Jude Bellingham me një ndeshje të pezulluar për gjestin e tij të papërshtatshëm, pas golit që shënoi kundër Sllovakisë. Si e mirëpritni këtë vendim?
Është një vendim i arsyeshëm. Kur shënon një gol kaq cilësor, në momentin e ndeshjes në të cilën e ka bërë, në moshën 21 vjeç, ndjen pashmangshmërisht një fluks adrenaline. Unë mendoj se nuk kishte asnjë qëllim tjetër në gjestin e tij, përveç një forme komunikimi me familjen e tij (lojtari tregoi se ishte "një shaka private" e destinuar për miqtë e pranishëm në stadium).
Si e shpjegoni që Phil Foden nuk ishte aq i suksesshëm në këtë turne sa me Manchester Cityn?
Foden ka bërë një punë fantastike për ekipin deri më tani. Është e qartë se teksa luan në kombëtare i është dashur të përshtasë lojën e tij, ndërsa në klub i njeh lëvizjet e secilit lojtar, mund të luajë pa u menduar shumë. Në kombëtare nuk është e mundur, nuk kemi të njëjtin kohezion... Por jemi shumë të kënaqur me atë që ka bërë për ne. Ai ishte i pafat një ditë tjetër (kundër Sllovakisë) që iu anulua një gol. Ne e dimë se ai do të donte të shënonte, dhe ne gjithashtu do të donim që ai të shënonte.
A keni ndonjë këshillë për Keir Starmer, kryeministrin e ri të Mbretërisë së Bashkuar?
Epo nuk do të doja të isha në vendin e tij (buzëqesh). Jo, nuk kam asnjë këshillë për të dhënë. Kur je në një pozicion përgjegjësie, si unë, merr këshilla nga të gjitha anët. Të gjithë kanë një zgjidhje të thjeshtë për t'ju ofruar për të zgjidhur probleme komplekse, jam i sigurt se ata tashmë janë të përmbytur nga këto lloj kërkesash. I uroj më të mirat, duam që vendi ynë të jetë i fortë.
Jeni të destabilizuar nga thashethemet rreth identitetit të trajnerit që mund t'ju zëvendësojë?
Jo, kur zë një nga postet më të larta në botën e futbollit, siç ndodh sot për mua, gjithmonë ka spekulime dhe gjykime për punën time. Nuk më shqetëson. Kur isha një trajner i ri, duke u përpjekur të ndërtoj karrierën time, shqetësohesha për mundësinë e shkarkimit. Sot jam 53 vjeç, nuk shqetësohem më për mundësinë e humbjes së një ndeshjeje. Jam duke u fokusuar në mundësinë që ne të kualifikohemi në gjysmëfinale.
Për këtë temë, a mendoni se Anglia përfiton nga një short i favorshëm, përballë Zvicrës në çerekfinale dhe potencialisht Holandës apo Turqisë në gjysmëfinale?
Unë do të thosha se kjo pyetje është një shembull klasik i llojit të deklaratave që bëjmë ne si komb, që ngjallin polemika dhe që fyejnë kundërshtarët tanë. Ne përballemi me Zvicrën, një komb shumë i fortë, i cili luajti jashtëzakonisht mirë në këtë Euro, i cili është i përgatitur mirë dhe shumë krenar. Jemi të fokusuar se si ta fitojmë këtë ndeshje. Ne kurrë nuk kemi luajtur një finale të një turneu madhor jashtë Anglisë (dy finalet e ‘Tre Luanëve’ u luajtën në Wembley, në 1966 dhe 2021). Shumë kombe që ne i konsiderojmë në Angli si kombe të vogla nga pikëpamja e futbollit, në fakt kanë një rekord më të mirë se ne”.
B.T (Dosja.al)
Sport
6 Korrik 2024, 17:21
GJERMANI - Zhurma e ngritur nga pakënaqësia se Franca ende nuk është bindëse, teksa ka arritur të jetë midis 4 më të...
Sport
6 Korrik 2024, 16:57
GJERMANI - Euro përfundoi për Pedrin. Mesfushori spanjol nuk do të marrë pjesë në gjysmëfinalen kundër Francës t&eu...
Sport
6 Korrik 2024, 16:25
GJERMANI - Diagnoza e parë nga stafi mjekësor i kombëtares spanjole nuk la vend për optimizëm. Ekzaminimet imazherike që lojtari i...
Sport
6 Korrik 2024, 16:15
TIRANE - Partizani po përgatitet për aventurën europiane, ku në turin e parë të Conference League do të ndeshet me skuadr&eum...
Sport
6 Korrik 2024, 16:03
GJERMANI - Ndeshja çerekfinale Spanjë-Gjermani (2-1) e Euro 2024, ishte e fundit për të, ishte e lamtumirës së futbollit pë...
Sport
6 Korrik 2024, 15:31
GJERMANI - Gjermania e ka humbur bastin e saj! Për disa muaj dhe ardhja e Julian Nagelsmann në stolin e kombëtares, një vend i tërë...
Sport
6 Korrik 2024, 15:15
GJERMANI - Do të donim ta shihnim Marcus Thuram-in të gjunjëzuar, statik, me dorën e majtë të palëvizur në nivelin e goj...
Sport
6 Korrik 2024, 15:02
GJERMANI - Pepe, mbrojtësi portugez, pas eliminimit ndaj Francës me penallti, nuk mundej ta fshihte keqardhjen, teksa do të shprehej pë...
Sport
6 Korrik 2024, 14:48
ITALI - Për Anthony Taylor, arbitri anglez që drejtoi çerekfinalen e Euro 2024 mes Gjermanisë dhe v Spanjës, t&eu...
Sport
6 Korrik 2024, 13:08
M.B
Foto ilustruese
TURQIA- Ambasadori i Turqisë në Austri, Ozan Ceyhan, tha se shpreson se tifozët do të tregojnë vetëpërmb...