LIVE UPDATES
Sport

Toni Kroos, fundi i një “epoke” të ndritshme

Nuk ka fituar asnjë “Top të Artë” në karrierën e tij, por Toni Kroos do të mbahet mend gjithmonë si një nga futbollistët më të mirë që ka njohur historia e futbollit ndërkombëtar

6 Korrik 2024, 16:03 Nga DOSJA

GJERMANI - Ndeshja çerekfinale Spanjë-Gjermani (2-1) e Euro 2024, ishte e fundit për të, ishte e lamtumirës së futbollit për Toni Kroos…

I pafund është rafti me trofe të mesfushorit gjerman, që në 17 vite në futbollin profesionist u dhuroi shumë jo vetëm klubeve ku ka luajtur, Bayern Munich, Bayer Leverkusen, por mbi të gjitha Real Madrid… Kombëtares së Gjermanisë, por edhe të gjithë tifozëve që e kanë ndjekur nga mbarë bota.

Me 39 trofe të fituar, Toni Kroos është futbollisti më i suksesshëm gjerman. I konsideruar si një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave, ai njihet për vizionin e tij, pasimet, kreativitetin, krosimet dhe aftësinë e goditjes.

Tërheqja nga futbolli

Futbollistët e mëdhenj të ditëve të sotme janë duke luajtur deri në të 40-at e tyre dhe ndoshta mund të jenë aktivë edhe për disa vite, sigurisht në Arabinë Saudite apo Amerikë, por Toni Kroos tregoi dhe njëherë tjetër, që për të çdo gjë ka kohën e vet dhe në moshën 34-vjeçare, ylli gjerman vendosi që të “varë këpucët në gozhdë”.

E ku më mirë se me kombëtaren e vendit të tij mund të mbyllej rrugëtimi për Kroos, që vendosi të rikthehet te skuadra e Gjermanisë në Kampionatin Europian 2024, pas tre vitesh, pasi ndeshja e fundit e mesfushorit gjerman me e ekipin e vendit të tij para rikthimit datonte me 29.06.2021, në humbjen 2-0 ndaj Anglisë në raundin e 1/8-ave të Euro 2020-tës dhe të ishin pikërisht ndeshjet me atë fanelë të fundit për këtë lojtar kaq të madh.

Toni Kroos, fundi i një “epoke” të ndritshme

Si rezultoi ndeshja e fundit e Toni Kroos?

Gjermani u mposht në çerekfinalet e Euro 2024 nga Spanja, me ndeshjen që në kohën e rregullt u mbyll me barazimin 1-1, por u fitua nga spanjolët me golin e dytë, që e shënuan në limitet e shtesës, më saktë në minutën e 119-të.

Që në nisje të këtij takimi, si rrallëherë Kroos u shfaq shumë i tensionuar dhe i “dhunshëm” në fushën e lojës, duke bërë ndërhyrje të rënda, nga njëra prej të cilave Pedri u detyrua të linte fushën e lojës.

Ai u mundua që t’i jepte siguri ekipit të Gjermanisë, por mungesa e qetësisë që ai vet kishte, bëri që të shfaqej një tension në ekip, duke sjellë një përballje shumë të ashpër, por megjithatë në fund të fundit, ndoshta ai bëri ndeshjen më të luftuar të këtij europiani.

Pas disa faulleve të shkaktuara, Toni Kroos nuk kishte si të shpëtonte nga kartoni i verdhë në minutën e 67-të, me mesfushorin gjerman që në këtë përballje dha edhe “shpirtin”.

Ai luftoi për 120 minuta, që të mos e mbyllte mbrëmjen e së premtes, së 05 korrikut 2024, karrierën e tij, por në fund Gjermania nuk ia doli dhe si pasojë edhe “Epoka e Toni Kroos” u mbyll, me yllin gjerman që mori pafund duartrokitje dhe brohorima nga të pranishmit në “MHP Arena” në Stuttgart.

Me një largim prej “heroi” që u lë stafetën tashmë brezave të rinj, Toni Kroos i dha lamtumirën futbollit dhe adhuruesve të shumtë që e kanë ndjekur e mbështetur për vite me radhë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve