29 Shtator 2023, 08:02
Nga DOSJA
INDI - Finalja e 100 metrave për meshkuj në Kampionatin Kombëtar Indian të Atletikës mund të përshkruhet lehtësisht si gara më e turpshme në historinë e sportit. Nga tetë konkurrentët, vetëm një e filloi dhe e përfundoi garën, ndërsa shtatë prej tyre u tërhoqën pak para garës.
Arsyeja e arratisjes së shtatë konkurrentëve është shfaqja e kontrollit antidoping në stadiumin e Nju Delhit. Të gjithë përveç Lalit Kumar kanë ikur nga pista, ndaj indiani i përmendur është i vetmi person që ka dalë i pastër nga kjo aferë.
Është interesant fakti se shtatë konkurrentë kanë përmendur se kanë patur probleme me musklaturën dhe për këtë arsye janë tërhequr nga gara dhe kjo u ka ndodhur të gjithëve në minutën e fundit.
Një skenë e ngjashme ndodhi edhe në disiplina të tjera, por disa nga garuesit u dorëzuan, jo siç ndodhi në 100 metra. Madje disa garues, të cilët përfunduan garën e tyre para ardhjes së kontrollit antidoping, nuk pranuan të paraqiteshin në ceremoninë e medaljeve, nga frika e kontrollit të mëvonshëm.
Sipas raportit të Agjencisë Botërore Anti-Doping të publikuar në maj, India është në krye të listës botërore të vendeve që shkelin rregullat.
B.T (Dosja.al)
Sport
29 Shtator 2023, 07:30
ANGLI - Manchester City u eliminua nga Kupa e Ligës (Carabao Cup), pasi humbi 1-0 nga Newcastle të mërkurën mbrëma. Pas kësaj...
Sport
28 Shtator 2023, 21:54
KOLUMBI - Alexa Narvaez është emri i polices, për shkak të së cilës tifozët në ndeshjet e ekipit kolumbian America De Ca...
Sport
28 Shtator 2023, 21:48
ITALI – Prej muajsh tashmë mbrojtjes kuqezi po redhe Romës së Mourinhos i mungon qendërmbrojtësi shiptarë Marash Kumbulla. P...
Sport
28 Shtator 2023, 21:24
SPANJE - Skuadra e Granadas po luan momentalisht përballë Real Betis në kuadër të javës së 7-të të La Liga-s.
Myrt...
Sport
28 Shtator 2023, 21:00
SPANJE - Një skandal i madh trondit Pirenejtë. Policia spanjolle kontrolloi ambientet e Federatës Spanjolle të Futbollit si pjesë e n...
Sport
28 Shtator 2023, 20:55
ANGLI - “Fenway Sports Group” kishte njoftuar që nga viti i kaluar se ishte në kërkim të një blerësi të...
Sport
28 Shtator 2023, 20:49
ITALI - Sqarimi në fushë u bë mbrëmë ndaj Udineses: Osimhen luajti ashtu siç duhej dhe i tregoi të gjithëve ...
Sport
28 Shtator 2023, 20:35
MEKSIKE - Alebrijes Oaxaca i dha Dorados humbjen e 6-të në po aq ndeshje jashtë fushe, por në fund të ndeshjes duartrokitjet më ...
Sport
28 Shtator 2023, 20:31
SHBA - Ndërkohë që Inter Miami po priste dhe shpresonte që Messi të ishte në formë, pikërisht deri në fillimin e nd...
Sport
28 Shtator 2023, 20:14
SERBI - Numri 1 në Botë i tenisit, serbi Novak Djokoviç me origjinë nga Mitrovica, gjithmonë është njohur për thirrj...