Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Sport
Gafa e UEFA-s… Mbarojnë medaljet, 3 lojtarë e fundit të Tottenham mbesin pa to! - SHIKO VIDEON
Në ceremoninë e dhënies së çmimeve të Europa League, tre lojtarët e fundit të Spurs, përkatësisht kapiteni Son, Bentancur dhe Romero, mbetën pa medalje…
22 Maj 2025, 08:30Nga DOSJA
SPANJE - Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, presidenti Ceferin vuri re se i mbaruan medaljet për fituesit e Europa League…
Klubi londinez u rikthye te fitimi i një trofeu 17 vjet pas herës së tyre të fundit dhe kapiteni koreano-jugor arriti të merrte medaljen e parë të tij në karrierë.
Ose pothuajse, sepse gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve ndodhi një gafë e vogël, që i bëri njerëzit të buzëqeshnin...
Kur erdhi puna te tre lojtarët e fundit të Spurs, përkatësisht kapiteni Son, Bentancur dhe Romero, presidenti i UEFA-s, Ceferin, e kuptoi se i kishin mbaruar medaljet e arta për t'ua dhënë fituesve.
Të tre fillimisht menduan se ishte shaka, pastaj iu desh të përballeshin me realitetin dhe shkuan të festonin fitimin e Ligës së Europës pa medalje. Megjithatë, me një ngushëllim të rëndësishëm: kishin kupën për ta ngritur në qiell.