Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër
22 Korrik, 16:59
A...
Sport
Futbolli rikthehet në Vorë! Impianti modern gati për sfida kombëtare dhe ndërkombëtare
I certifikuar si stadium i Kategorisë së 2-të, impianti përmbush standardet e UEFA-s dhe është i gatshëm të presë edhe ndeshje ndërkombëtare, sipas fazave të përcaktuara nga rregulloret përkatëse.
14 Janar 2026, 11:45Nga DOSJA
VORE - Stadiumi i Vorës do të hapë zyrtarisht dyert nesër, në prag të ndeshjes së javës së 20-të të kampionatit “Abissnet Superiore” mes Vorës dhe Partizanit.
Pas përfundimit të punimeve të rikonstruksionit, skuadra e Vorës rikthehet në impiantin e saj për të zhvilluar ndeshjet e mbetura të këtij edicioni futbollistik.
Tashmë i transformuar në një impiant modern, stadiumi i Vorës i shtohet infrastrukturës së futbollit shqiptar, si rezultat i bashkëpunimit mes Federatës së Futbollit dhe Bashkisë së Vorës.
I certifikuar si stadium i Kategorisë së 2-të, impianti përmbush standardet e UEFA-s dhe është i gatshëm të presë edhe ndeshje ndërkombëtare, sipas fazave të përcaktuara nga rregulloret përkatëse.
Projekti i rikonstruksionit ka përfunduar me sukses duke përfshirë ndërtimin e tribunës së re qendrore, rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes, ambienteve për stafet teknike, si edhe përmirësimin e hapësirave të tjera funksionale.
Ky investim garanton kushte bashkëkohore dhe standarde të larta, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe rritjen e futbollit në vend.