Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Policia gjermane ka kontrolluar autobuzin me gazetarë dhe sigurimin e FC Crvena Zvezda, me të hyrë në atë vend.
GJERMANI - Është e sigurt se gjatë ditës së sotme dhe nesër, çdo automjet nga Serbia do të ndalet për një kontroll shtesë në hyrje të Gjermanisë, pasi në Leipzig pritet të mbërrijnë disa mijëra tifozë të Crvena Zvezdas, për ndeshjen e Champions League mes dy klubeve.
Një stacion policie rreth pesë kilometra larg kufirit, pret pranë autostradës. Targat serbe në autobus ishin sinjal për policët për ta drejtuar automjetin në parking.
Dy oficerë policie kanë hyrë në autobus dhe kanë ekzaminuar dhe skanuar tërësisht dokumentet e secilit pasagjer. Ata ndaluan të gjitha automjetet që vinin nga Serbia, si dhe kontrolluan makinat e pasagjerëve, u interesuan se çfarë ka në bagazhin dhe vetë automjeti.
“Policët u sollën profesionalisht, nuk folën shumë me pasagjerët, bënë punën e tyre, na përshëndetën dhe na uruan udhëtim të mbarë në Lajpcig. Ata nuk kanë inspektuar bunkerin e autobusit dhe as kanë insistuar të shohin sendet e pasagjerëve. I gjithë ekzaminimi zgjati jo më shumë se 30 minuta,”- rrëfen një nga gazetarët serb, që ishte në autobuzin me siglat e Crvena Zvezdës.
“Në vetë postbllokun ndodheshin rreth 20 persona të uniformuar me jelekë fluoreshente të dukshëm dhe një duzinë automjetesh policie. Disa nga policët mbanin gjithashtu maska të zeza në fytyrë dhe mbanin tuba të gjatë.
Me hyrjen në Hungari dhe Çeki, delegacioni ynë nuk ka pasur asnjë kontroll, ndërsa me të hyrë në Sllovaki, dy policë kanë hyrë në autobus, kanë kontrolluar pasaportat dhe kanë përshëndetur gazetarët serbë dhe personelin e sigurimit nga Zvezda me “fat të mbarë”.
Javët e fundit, niveli i situatës së sigurisë në vendet e Bashkimit Evropian është ngritur në nivelin më të lartë për shkak të sulmit terrorist në ndeshjen kualifikuese të Evropës në Bruksel ndërmjet Belgjikës dhe Suedisë. Atje një terrorist vrau dy tifozë suedezë dhe plagosi rëndë njërin. Pikërisht për këtë arsye kontrollet në kufijtë e vendeve të BE-së janë më të shpeshta se më parë.
B.T (Dosja.al)
SLLOVENI - Pas, siç tha ajo, “kthimit në qytetërim”, shahistja më e mirë sllovene, ishte veçanërisht e t...
SPANJE - Carlo Ancelotti nuk u përball me asnjë pyetje në lidhje me ndeshjen e Real Madridit në Ligën e Kampionëve, kundër Br...
GJERMANI - Yussuf Poulsen dhe Leipzig rinovuan kontratën e tyre deri në vitin 2026, gjë që mund ta mbajë sulmuesin danez në sh&eum...
GJERMANI - Serhou Guirassy është ylli më i ri i Bundesligës. Blerja e re e Stuttgartit po shkëlqen në kampionatin gjerman duke i r...
ITALI - José Mourinho do të humbasë rikthimin e tij në “Giuseppe Meazza” për sfidën ndaj Interit, të cilin ai e...
BRAZIL - Numrat si ata të regjistruar nga sulmuesi norvegjez Erling Holland, sot shihen rrallë dhe ata që janë pak më të rr...
SPANJE - Ferrán Torres, 23 vjeç, po e nis me shumë besim sezonin e tretë te Barcelona. Edhe pse jo gjithmonë titull...
ABU DHABI - Hamzat Chimaev , një luftëtar i UFC me origjinë nga Çeçenia, tronditi botën me një deklaratë...
ITALI - Victor Osimhen nuk ka pasur një sezon të lehtë dhe këtë herë kanë qenë fansat ata që e kanë mërzi...
ITALI - Tifozët e klubit italian Livorno në një ndeshje kanë shpërndarë një pankartë që në një kohë ...