Vota e emigrantëve, shoqata në diasporë kundër ‘zonës 13’: Dobëson peshën elektorale
Sali Berisha TIRANË- Një lëvizje e quajtur "Diaspora për Shqipërinë e Lirë" në faqen e saj zyrtare ka publikuar nj...
Sali Berisha TIRANË- Një lëvizje e quajtur "Diaspora për Shqipërinë e Lirë" në faqen e saj zyrtare ka publikuar nj...
Komisioni i Ligjeve TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot kandidaturat për anëtarë të Autoritetit për të Drejt&eu...
Foto ilustruese LIBRAZHD- Një vajzë nga Librazhdi është bërë kryeqendra e të gjitha mediave në orët e fundit s...
Partia Demokratike TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka ridepozituar ditën e sotme, të korrigjuar nënshkrimet e jo m...
Më pas, ai shpjegoi se tifozët e Feyenoord do të grumbullohen në shëtitoren “Murat Toptani”. Autobusët do të ndalojnë në “Rrugën e Kosovarëve” për tifozët e Romës dhe pastaj ata do të kalojnë nga Diga e Liqenit dhe do të futen në brendësi tek Amfiteatri.
TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije planin e masave të sigurisë që nga aeroporti deri te hyrja e tifozëve në stadium për finalen Roma-Feynoord. Shefi i sigurisë në këtë institucion dhe një nga oficerët e sigurisë për finalen, Armando Mandro, tregon të gjithë itinerarin, me rrugët kryesore që do të ndjekin për të kaluar dhe masat e sigurisë me të cilat ato do të përballen përpara se ata të hyjnë në stadium. Në një intervistë në RTSH, Mandro tha se pika e grumbullimit të tifozëve të Romës do të jetë tek Parku i Madh. Më pas, ai shpjegoi se tifozët e Feyenoord do të grumbullohen në shëtitoren “Murat Toptani”. Autobusët do të ndalojnë në “Rrugën e Kosovarëve” për tifozët e Romës dhe pastaj ata do të kalojnë nga Diga e Liqenit dhe do të futen në brendësi tek Amfiteatri.
“Plani për sigurinë e tifozëve, nga aeroporti në stadium – Është përgatitur një plan i detajuar, së bashku me Policinë e Shtetit, strukturat e tjera dhe Sektorin e Sigurisë së UEFA-s duke bashkëpunuar edhe me klubet, për ardhjen e tifozëve dhe sigurinë e tyre nga aeroporti në stadium. Tifozët e Romës do të grumbullohen në Parkun e Madh, ndërsa tifozët e Feyenoord do të grumbullohen në shëtitoren “Murat Toptani”. Autobusët do të ndalojnë në “Rrugën e Kosovarëve” për tifozët e Romës dhe pastaj ata do të kalojnë nga Diga e Liqenit dhe do të futen në brendësi tek Amfiteatri.
Aty do të jetë pika e grumbullimit për tifozët e Romës. Për arsye sigurie, tifozët do të levizin tre orë përpara fillimit të ndeshjes, nga pika e kalimit, duke kaluar në këmbë, nëpërmjet parkut të liqenit, te Rruga “Lek Dukagjini” dhe duke ardhur drejt sheshit “Nënë Tereza” ku do t’i afrohen pjesës jugore të stadiumit, ku është hyrja për ta.
Rruga “Lek Dukagjini” do të ndahet në dy pjesë, me skela, ku një pjesë do të jetë për automjetet që do të futen në stadium dhe pjesa tjetër për tifozët e Romës, të cilët duke u afruar në këmbë, do të kalojnë kontrollet policore dhe kontrollet e steëard-ëve për t’u futur në stadium.
Kontrolli do të nisë nga Universiteti Politeknik, ku do të jetë Policia e Shtetit dhe më pas, duke u afruar te perimetri i sigurisë së stadiumit, është kontrolli tjetër i steëard-ëve.
Procedurat që do të ndjekin tifozët për t’u futur në stadium – Procedura e parë është të tregojnë biletën elektronike dhe me një aparaturë të veçantë, steëard-ët do ta çekojnë atë dhe do ta aktivizojnë. Në atë moment, do të aktivizohet edhe numërimi mbrapsht i tyre dhe ata do të mbarojnë kontrollin trupor të tyre dhe do të afrohen te dyert.
Koha është e mjaftueshme për t’u ngjitur në katin e dytë dhe tifozët duhet të drejtohen direkt për te Turnstile, ku aktivizohet hapja dhe mund të hyjnë direkt. Në rast se do të kenë vështirësi, do të ketë personel nga UEFA, por edhe vullnetarë, që do t’i ndihmojnë për çdo problem, si edhe për të gjetur vendet e tyre në stadium.
E veçanta është se për herë të parë në këtë stadium aktivizohet bileta elektronike. Kjo biletë është aplikuar me sukses gjatë EURO 2020 dhe për këtë arsye, ekspertët e sigurisë së UEFA-s vendosën ta aplikojnë edhe për këtë ndeshje.
Me sistemin e ri të biletave elektronike që çdokush do e ketë në telefonin e tij smart, shansi për t’u futur pa biletë është minimizuar ndjeshëm, pasi në momentin që afrohesh te turnstile bileta aktivizohet vetëm me aparaturë të posaçme dhe në rast se bileta mund të jetë screenshot, pajisja nuk e njeh.
Çfarë duhet të ketë dhe çfarë nuk duhet të ketë tifozi me vete ditën e ndeshjes – Një tifoz ditën e ndeshjes duhet të ketë me vete telefonin celular ku do të ketë biletën e ndeshjes dhe sendet e vogla personale.
Tifozi nuk duhet të ketë çanta të mëdha, nuk duhet të ketë pije, shishe me tapë, objekte të paligjshme që nuk lejohen. Të gjitha gjërat që nuk lejohen janë përgatitur me një broshurë të posaçme nga UEFA në tre gjuhë, shqip, anglisht dhe italisht dhe u janë shpërndarë tifozerive. Sa u përket flamujve, banderolave dhe sloganeve, grupet e tifozëve duhet të paraqesin kërkesën e tyre te sektori i Sigurisë dhe te policia, që do të miratojnë hyrjen ose jo të tyre.
Masat për sigurinë dhe numri i të përfshirëve në këtë operacion – "Ky është një event madhështor, ku operacioni është i madh dhe ka një numër më të madh sigurie se sa jemi mësuar për ndeshjet e tjera. Në plan të parë kemi sigurinë e të gjithë tifozëve, jo vetëm sigurinë e ekipeve, prandaj kemi angazhuar një numër të madh personeli mjekësor, me rreth 50 persona, doktorë dhe infermierë.
Do të ketë personel edhe nga kryqi i kuq, nga zjarrëfikësja, nga steëard-ët, nga siguria private dhe nga policia e shtetit. Forcat e steëard-ëve janë afërsisht 600 dhe policia e shtetit do të ketë një numët të konsiderueshëm, jo vetëm në stadium, por edhe në pikat e grumbullimit të tifozëve, për të siguruar rrugëkalimin e tyre,”- tregoi Mandro.
Finalja e Conference League, kompeticionit të UEFA-s do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj. Kjo ndeshje pritet të sjellë deri në 90 mijë tifozë që do të vijnë nga Italia dhe Holanda.
(F.m/dosja.al)
Pamje nga dhuna në stadium ELBASAN- Sërish dhunë në fushën e gjelbërt! Tifozët që ndodheshin në sfidën p...
Uta Ibrahimi TIRANË- Flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës janë valëvitur në majën e malit Makalu,...
ANGLI - Braziliani Philippe Coutinho (29 vjeç) u shit të enjten e kaluar te Aston Villa, e cila pagoi 20 milionë euro ...
SPANJE - Benzema nuk do të jetë në ndeshjen kundër Cádiz nesër (19:30). Carlo Ancelotti e ka lënë pushi...
ANGLI - Erik ten Hag do të jetë trajneri i ri i Manchester United. Ai ende drejton i Ajax-in, me të cilën ka fituar Eredivise...
ITALI - Të dielën kundër Genoas, kapiteni Lorenzo Insigne do të luajë ndeshjen e tij të fundit në stadiumin ‘...
Për udhëtimin e fundit të sezonit në Ligue 1, këtë të shtunë në mbrëmje në Montpellier (21:00), PSG do t&...
SPANJE - Përqafim i sulmuesit madrilen gjatë intervistës së kapitenit të Levantes në fund të ndeshjes, po bën xhiron e b...
Messi me shtatë trofe dhe Cristiano me pesë, janë lojtarët që kanë fituar më së shumti çmimin që dallon futb...
Ajo është përzgjodhur nga FIFA për të gjykuar në finalet e Kupës së Botës për femra, të planifikuar n&eum...