"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, në periudhën 17-26 maj.

TIRANE - Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datat për ndeshjet e “Final 4”, ku do të përcaktohet ekipi kampion në “Abissnet Superiore” dhe ekipet që marrin pjesë në kualifikueset e UEFA Europa dhe Conference League.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, në periudhën 17-26 maj. Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet më 17 maj, duke nisur nga ora 20:00, ndërsa gjysmëfinalja tjetër në po të njëjtën orë më 19 maj.
Finalja për vendin e 3/4 është programuar të luhet më 24 maj, ora 19:00, ndërsa finalja e madhe për titullin kampion më 26 maj, ora 19:00.
Sa i takon shortit të “Final 4”, ai do të zhvillohet në përfundim të sezonit të rregullt të “Abissnet Superiore”.
Si funksionon “Final 4”
Ekipet pjesëmarrëse: 4 vendet e para të “Abissnet Superiore” në përfundim të kampionatit të rregullt.
Shorti: Ekipet ndahen në dy vazo, vazo 1 (vendi i parë dhe i dytë), vazo 2 (vendi i tretë dhe i katërt) dhe përmes shortit përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste.
Gjysmëfinalet: Kalimi në finale përcaktohet në 90 minuta. Ekipet fituese kalojnë në finalen për titullin kampion. Në rast barazimi në gjysmëfinale, në finale kualifikohet ekipi i renditur në vendin e parë/dytë.
Finalet: Ekipet e kualifikuara nga gjysmefinalet luajnë për titullin kampion, ndërsa ekipet humbëse për vendin e tretë.
Çfarë përfitojnë klubet sportivisht
Vendi i parë në “Final 4”: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Champions League
Vendi i dytë në “Final 4”: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Conference League
Vendi i tretë në “Final 4”: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Conference League
Vendi i katërt në “Final 4”: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Conference League, nëse Kupa e Shqipërisë fitohet nga një prej tre ekipeve të para në “Final 4”
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Një revolucion i vogël do të ndodhë në Premier League sezonin e ardhshëm. Liga Profesioniste Angleze njoftoi kët&eu...
ITALI - Ata që nuk mundën të niseshin me tren, për shkak të grevës, morën makinën. Megjithatë, shumë ia...
SPANJE - Një stuhi e vërtetë shpërtheu në Spanjë pas fjalëve të Mono Burgos në prag ndeshjen ...
ITALI - Një sulmues shkon, një sulmues qëndron: skenari për të ardhmen e çiftit Osimhen-Kvaratskhelia ishte i qart&...
FRANCE - Kur humbet, zgjedhjet e trajnerit janë gjithmonë në qendër të debateve. Luis Enrique mori disa kritika në Fra...
ANGLI - Dikush duhet ta shpëtojë ‘ushtarin’ Rodri…. Mesfushori spanjol është një element i domosdoshëm n...
SPANJE - Trajneri Borussias, Edin Terzic, në fund të ndeshjes nuk i ka rezistuar dot një ‘selfie’ me ish-ndërkombëtarin i...
ANGLI - Kishte një episod në pjesën e dytë të Arsenal-Bayern Munich (2-2), nga ndeshja e parë e çerekfinales së...
SHBA - Inter Miami, ku luan Lionel Messi, u eliminua nga Champions League e CONCACAF-it, mëngjesin e sotëm, pasi humbi 3-1 ndaj Monterrey, në nde...
ITALI - Klasikja italiane mes Milanit dhe Romës po përgatitet për edicionin e tij të parë evropian, me një biletë për gj...