31 Janar 2024, 13:51
Nga DOSJA
ARABIA SAUDITE - Çështja Roberto Mancini shpërthen në Arabinë Saudite. Trajneri italian përfundoi në një stuhi, pasi u largua nga fusha para përfundimit të penalltive: ai menjëherë kërkoi falje, duke pretenduar se mendoi që ndeshja kishte mbaruar dhe nuk u ndal për të parë penalltinë vendimtare koreano-jugori Hwang Hee-chan, që eliminoi skuadrën saudite.
"Ne do të diskutojmë me të, sepse ajo që ndodhi është e papranueshme, - tha presidenti i Federatës Saudite të Futbollit, Yasser Al-Misehal, në një intervistë me transmetuesin saudit “SSC”. - Ai ka të drejtë të shpjegojë këndvështrimin e tij dhe pastaj ne do të vendosim për veprimin e duhur. Teknikisht jemi të kënaqur me paraqitjen në Kupën e Azisë, megjithëse nuk më pëlqen kurrë të humbas."
Mancini tentoi t'i hidhte ujë zjarrit në konferencën për shtyp: "Kërkoj falje që u largova para fundit, mendova se ndeshja tashmë kishte përfunduar, - shpjegoi trajneri. - Nuk doja të mos respektoja askënd. Dua t’i them faleminderit të gjithëve lojtarëve të mi për atë që bënë. Ata po përmirësohen shumë. Jam shumë i lumtur dhe shumë i trishtuar. I trishtuar sepse u eliminuam, por në të njëjtën kohë i lumtur, sepse u përmirësuam shumë. Ne punuam për një muaj së bashku dhe kjo ishte shumë e rëndësishme. Tani ne jemi një ekip, edhe nëse është e qartë se duhet të përmirësohemi."
Mancini nuk po rrezikon vendin e tij dhe stoli i tij ende duket solid. Por të gjithë sytë janë tek ai dhe tani është e ndaluar të bësh gabime.
B.T (Dosja.al)
Sport
31 Janar 2024, 13:31
TIRANE - Është hedhur paraditen e kësaj të mërkure në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” shorti p&eu...
Sport
31 Janar 2024, 12:46
ITALI - Shqipëria do të duhet të presë edhe shumë për të patur një shqiptar apo shqiptare të mirëfilltë q...
Sport
31 Janar 2024, 09:30
SPANJE - Më 14 dhjetor 2000, Lionel Messi, vetëm 13 vjeç, së bashku me menaxherin e tij në atë kohë, Horacio Gaggioli dhe...
Sport
31 Janar 2024, 08:30
ARABIA SAUDITE - Përfundon “telenovela”, Karim Benzema do të vazhdojë sezonin te Al-Ittihad, raportohet së fundi.
Deri në...
Sport
31 Janar 2024, 07:30
BREGU I FILDISHTE - I pari në Grupin F me shtatë pikë përpara Republikës Demokratike të Kongos, Maroku u përball me Afrik&e...
Sport
31 Janar 2024, 04:04
ANGLI - Fitues në fushën e Nottigham Forest këtë të martë (2-1), Arsenali pozicionohet në vendin e dytë në Premie...
Sport
30 Janar 2024, 21:29
FRANCE - Jo vetëm PSG po pret me padurim, që sulmuesi i kombëtares franceze të shpallë vendimin e tij, por edhe Real Madridi që ...
Sport
30 Janar 2024, 21:13
ANGLI - Në vitin 2011 (të largët) bota magjike e Premier League tronditet deri në palcë, kur tabloidët britanikë zbulojn&eu...
Sport
30 Janar 2024, 20:54
ITALI - Milani dhe Conte kanë rënë dakord për gjithçka dhe sipas mediave italiane, të dyja palët do të ...
Sport
30 Janar 2024, 20:20
ITALI - Lara Colturi është kryefjala e sportit të skive shqiptare dhe botërore prej disa javësh. Në këtë fundjavë...