31 Janar 2024, 12:46
Nga DOSJA
ITALI - Shqipëria do të duhet të presë edhe shumë për të patur një shqiptar apo shqiptare të mirëfilltë që do të mund t’i bëjë edhe më krenarë në ngritjen e flamurit kuqzi në sportin e skive.
Nëse Lara Colturi është italiane me pasaportë shqiptare, që garon për vendin tonë, një tjetër skiatore, por në nivelin më të lartë të sportit botëror është gjysmëshqiptare. Quhet Lara Gud Berhami, bashkëshortja e futbollistit shqiptar që dikur u aktivizua me përfaqësuesen e Zvicrës, Valon Berhami.
Lara është zvicerane dhe mban mbi 30 podiume botërore, ashtu si medalje olimpike të arta dhe të bronxta. Ndërkohë në garën e djeshme ajo u shpall edhe “mbretëresha” e Kronplatz. Për herë të parë një sportiste e këtij niveli në një intervistë për “Top Channel” tregon lidhjen e saj me Shqipërinë dhe për sportin e skive.
“Jam e kënaqur ishte një garë shumë e bukur, dhe jam e kënaqur për mënyrën se si po bëj ski, ndoshta këto të fundit, janë ndër vitet më të mira të karrierës. Do të jetë mjaft mirë për të gjithë që të kemi pak pushim, megjithatë e shijova këtë garë”.
Po garën e Lara Colturit e ndoqe, si mendon për një skiatore kaq të re që garon me ju?
“Për fat të keq nuk e pashë dot garën e saj, plus që unë nuk jam dhe aq e zonja të flas për të tjerët. Por është e admirueshme që ka kaq të reja që garojnë në këtë sport, sepse kjo jetë mes maleve dhe me këtë lloj sporti, nuk është aspak e thejshtë. I vlerësoj shumë vajzat e reja që janë 10-12 vite më të reja se unë dhe bëjnë këtë sport, sepse në kohët e sotme ka shumë rrugëzgjidhje më të thjeshta, për të jetuar se sa jeta e të marrurit me sport. Duhet t’i heqim kapellen të rejave dhe të rinjve që vendosin të sakrifikojnë kohën e tyre duke u marrë me sport”.
Ju e dini besoj, se kur shohim klasifikimin e skive edhe ne shqiptarët, mendojmë se kemi një që na përfaqëson nga mbiemri juaj?
“Sigurisht që ta mendoni ashtu, unë jam krenare që mbaj mbiemrin Berhami, jam krenare që kam një familje kaq të mire, si kjo e imja bashkë me Valonin, sigurisht unë nuk kam gjak shqipar, por fëmijët tanë padyshim. E di që kam shumë shqiptarë që më ndjekin. Vjehrri im ka vëllezërit në Kosovë, Valoni ka kushërinj të tjerë që jetojnë në Prishtinë. Nëpërmjet këtyre pak nga sporti i skive, sidomos kur është olimpiada ka mbërritur në Shqipëri dhe Kosovë. Nuk kam qenë asnjëherë por besoj shumë shpejt do të jem”.
B.T (Dosja.al)
Sport
31 Janar 2024, 09:30
SPANJE - Më 14 dhjetor 2000, Lionel Messi, vetëm 13 vjeç, së bashku me menaxherin e tij në atë kohë, Horacio Gaggioli dhe...
Sport
31 Janar 2024, 08:30
ARABIA SAUDITE - Përfundon “telenovela”, Karim Benzema do të vazhdojë sezonin te Al-Ittihad, raportohet së fundi.
Deri në...
Sport
31 Janar 2024, 07:30
BREGU I FILDISHTE - I pari në Grupin F me shtatë pikë përpara Republikës Demokratike të Kongos, Maroku u përball me Afrik&e...
Sport
31 Janar 2024, 04:04
ANGLI - Fitues në fushën e Nottigham Forest këtë të martë (2-1), Arsenali pozicionohet në vendin e dytë në Premie...
Sport
30 Janar 2024, 21:29
FRANCE - Jo vetëm PSG po pret me padurim, që sulmuesi i kombëtares franceze të shpallë vendimin e tij, por edhe Real Madridi që ...
Sport
30 Janar 2024, 21:13
ANGLI - Në vitin 2011 (të largët) bota magjike e Premier League tronditet deri në palcë, kur tabloidët britanikë zbulojn&eu...
Sport
30 Janar 2024, 20:54
ITALI - Milani dhe Conte kanë rënë dakord për gjithçka dhe sipas mediave italiane, të dyja palët do të ...
Sport
30 Janar 2024, 20:20
ITALI - Lara Colturi është kryefjala e sportit të skive shqiptare dhe botërore prej disa javësh. Në këtë fundjavë...
Sport
30 Janar 2024, 19:41
KUKES - Ishte diçka e paralajmëruar, largimi ishte thjeshtë çështje kohe. Sot raportohet se tekniku durrsak, Stavri Nica ësht&...
Sport
30 Janar 2024, 19:23
PARAGUAJI - Ndeshja e Cerro Porteno në shtëpi kundër 2 de Mayo, për kampionatin e Paraguajit u ndërpre ...