LIVE UPDATES
Sport

FC Barcelona shet 49% të aksioneve për 200.000.000 euro!

Pas nënshkrimit të dokumenteve, burimi i cituar njofton, se FC Barcelonës do t’i mbetet me vetëm 1% të aksioneve të “Barca Studios”.

17 Janar 2024, 17:21 Nga DOSJA

FC Barcelona shet 49% të aksioneve për 200.000.000 euro!

SPANJE - FC Barcelona kërkon të shesë 49% të aksioneve të “Barca Studios”, kompania që merret me prodhime audiovizuale të lidhura me ekipin katalanas, te një investitor i rëndësishëm. Për këtë biznes presidenti Joan Laporta fut në llogaritë e klubit në “Camp Nou” shumën prej 200.000.000 euro!

Duhet theksuar se nuk është hera e parë që presidenti i katalanasve realizon një transaksion të tillë. Në fakt, pas marrëveshjes së fundit të lidhur, FC Barcelona mbeti me vetëm 1% të aksioneve të “Barca Studios”.

FC Barcelona vazhdon të bëjë transferime jashtë dritares së merkatos, e cila i dedikohet ekskluzivisht futbollistëve. Në verën e vitit 2023, klubi katalanas shiti 25% të aksioneve të kompanisë “Barca Studios”, përgjegjëse për produksionet audiovizive që kanë në plan të parë skuadrën “Blaugrana”, në këmbim të shumës së bukur prej 100.000.000 eurosh. Disa ditë pas atij transaksioni, një tjetër pasoi dhe Joan Laporta ra dakord të hiqte dorë nga një aksion i ri te “Barca Studios”.

Dhe historia përsëritet në nisje të vitit 2024, sepse presidenti i katalanasve ka në tavolinë dy oferta të favorshme. Sipas publikimit të “Sport.es”, Laporta ka negociuar me dy investitorë potencialë, të cilët janë të gatshëm të marrin 49% të aksioneve të “Barca Studios”, për shumën prej 200.000.000 euro! Sipas burimit të përmendur, të dy investitorët i kanë bërë Joan Laportës të njëjtin propozim dhe presidenti i Barcelonës duhet të vendosë se cilën nga ofertat do të pranojë.

FC Barcelona shet 49% të aksioneve për 200.000.000 euro!

Pas nënshkrimit të dokumenteve, burimi i cituar njofton, se FC Barcelonës do t’i mbetet me vetëm 1% të aksioneve të “Barca Studios”. Transaksioni do të jetë i fundit që lidhet me kompaninë që merret me prodhime audiovizive në “Camp Nou”.

Një pjesë e shumës do të riinvestohet menjëherë

Gazetarët e “Sport.es” mësuan se kësti i parë prej 200.000.000 eurosh do të hyjë në llogaritë e klubit katalanas që në prill dhe Juan Laporta nuk e ka ndërmend ta mbajë atë. Bëhet fjalë për shumën prej 50.000.000 eurosh, e cila do të investohej në transferimet e lojtarëve këtë dimër.

Në dritaren aktuale të merkatos, i vetmi futbollist i ri që i bashkohet skuadrës së Xavi është braziliani Vitor Roque, vetëm 18 vjeç. Ai u largua nga Athletico Paranaense në Brazil për t'iu bashkuar katalanasve, në këmbim të shumës prej 40.000.000 euro.  Marrëveshja u zyrtarizua në verë, por Roque qëndroi me Athletico Paranaense deri në janar 2024.

Vitor Roque tashmë ka debutuar për Barcelonën, me fanelën e së cilës bëri dy paraqitje. Pjesa e tij në treg është 40.000.000 euro, sipas Transfermarkt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para