LIVE UPDATES
Sport

Fasadë 3D dhe heshtje betoni: Pse dështoi plani për stadiumet e rinj në Durrës, Vlorë dhe Korçë?

Pas bërjes së llogarive reale – kostoja e çelikut, betonit, dhe mbi të gjitha, kthimi i investimit (ROI) – investitori u tërhoq në heshtje. Matematika ekonomike thjesht nuk dilte.

16 Janar 2026, 15:15 Nga DOSJA

Fasadë 3D dhe heshtje betoni: Pse dështoi plani për stadiumet e

Nga Endi Tufa

TIRANE - Vitin e shkuar, qeveria shqiptare prezantoi me bujë të madhe atë që u cilësua si “Rilindja e Infrastrukturës Sportive”. Dritat e projektorëve u ndezën, arkitektë me famë botërore shtrënguan duart me zyrtarët në Tiranë, dhe renderat 3D premtuan një të ardhme futuriste për stadiumet e Durrësit (“Niko Dovana”), Vlorës (“Flamurtari”) dhe Korçës (“Skënderbeu”).

Modeli dukej i thjeshtë në letër, i kopjuar nga suksesi i “Air Albania” në kryeqytet: Qeveria ofron tokën dhe lejet zhvillimore, ndërsa privati ndërton stadiumin në këmbim të hapësirave tregtare dhe kullave rezidenciale.

Por, ndërsa kalendari shënoi datën 30 Shtator 2025, afati i fundit për dorëzimin e ofertave nga investitorët, ajo që mbeti pas nuk ishin eskavatorët në punë, por një heshtje shurdhuese.

“Yjet” e Arkitekturës dhe projektet në letër

Qeveria nuk kurseu në përzgjedhjen e “vitrinës”. Konkursi ndërkombëtar shpalli fitues studio prestigjioze, të cilat sollën koncepte që synonin të transformonin jo vetëm fushat e blerta, por gjithë indin urban të qyteteve përkatëse.

⁠ ⁠Durrës (Stadiumi “Niko Dovana”): Fitues u shpall studioja belge 51N4E. Projekti i tyre parashikonte heqjen e rrethimit të stadiumit, duke e kthyer atë në një park të hapur për qytetarët kur nuk ka ndeshje, të rrethuar nga kulla banimi dhe shërbimi që do të financonin veprën.

⁠ ⁠Vlorë (Stadiumi “Flamurtari”): Fitues u shpall studioja japoneze Fujiwaramuro Architects. Projekti i tyre, mjaft avangardë, propozonte një strukturë që ngrihej mbi qytet, duke integruar stadiumin me zona hotelerie dhe komerciale të luksit, duke synuar turizmin elitar.

⁠ ⁠Korçë (Stadiumi “Skënderbeu”): Fitues ishte studioja daneze CEBRA. Koncepti i tyre bazohej te natyra dimërore dhe kultura e qytetit, duke propozuar një kompleks sportiv që shërbente edhe si park, me ndërtesa të ulëta por të shtrira që respektonin arkitekturën lokale.

Kushti i qeverisë ishte i qartë: Partneritet Publik-Privat. Shteti pagoi për “ëndrrën” (projektimin), ndërsa miliardat për “realitetin” (ndërtimin) duhet t’i gjente privati.

Dështimi i afatit dhe “arratisja” e investitorëve

Më 30 Shtator 2025, afati zyrtar përfundoi. Rezultati? Asnjë interes serioz dhe i qëndrueshëm për të marrë përsipër barrën financiare të këtyre kolosëve.

Rasti më flagrant, dhe ai që shërben si “këmbanë alarmi” për dështimin e këtij modeli ekonomik jashtë Tiranës, është ai i Durrësit. Për stadiumin “Niko Dovana”, fillimisht u raportua një interesim konkret. Një grup investitorësh iu bashkua nismës, duke dhënë shpresë se Durrësi do të ishte kantieri i parë. Por, entuziazmi zgjati më pak se një muaj.

Pas bërjes së llogarive reale – kostoja e çelikut, betonit, dhe mbi të gjitha, kthimi i investimit (ROI) – investitori u tërhoq në heshtje. Matematika ekonomike thjesht nuk dilte.

Të ndërtosh një stadium modern me standarde të UEFA-s kërkon një shumë kolosale parash, të cilën shitja e apartamenteve apo njësive tregtare në Durrës (pavarësisht çmimeve në rritje) nuk arrin ta justifikojë me të njëjtën shpejtësi dhe siguri si në Tiranë.

“Bëhuni pjesë e së ardhmes” - Apo pjesë e dështimit?

Sot, nëse vizitoni faqen zyrtare të shpalljes së projekteve të qeverisë, do të ndesheni me një realitet paradoksal. Nën slloganin frymëzues “Bëhuni pjesë e së ardhmes”, thirrja figuron ende e hapur.

Statusi “në vazhdim të disponueshëm” është një eufemizëm burokratik për të thënë se nuk ka asnjë ofertë. Rihapja e çështjes dhe shtyrja e heshtur e afateve tregon se qeveria është në ngërç. Ajo ka në dorë tre projekte të mrekullueshme arkitekturore që rrezikojnë të mbeten vetëm makete të shtrenjta në hollet e bashkive.

Pse nuk funksionon modeli “Air Albania” në rrethe?

Shkaku i mungesës së interesit nuk është mungesa e kapitalit në treg, por mungesa e logjikës financiare në këto projekte specifike:

1.⁠ ⁠Fuqia blerëse: Një kullë në qendër të Tiranës (tek Air Albania) shitet me 3000-4000 Euro/m2 ende pa u hedhur themelet. Në Vlorë, Durrës apo Korçë, absorbimi i një volumi kaq të madh ndërtimi (që kërkohet për të mbuluar koston e stadiumit) është shumë më i ngadaltë dhe me çmime më të ulëta.

2.⁠ ⁠Rrisku i lartë: Tërheqja e investitorit në Durrës tregoi se marzhi i fitimit është tepër i ngushtë për të justifikuar rriskun. Të ndërtosh një objekt publik (stadiumin) është kosto e pastër (“sunk cost”) që duhet rekuperuar nga pjesa komerciale. Nëse pjesa komerciale nuk shitet shpejt, investitori falimenton.

3.⁠ ⁠Mungesa e garancisë shtetërore: Qeveria kërkon që privati t’i marrë të gjitha rrisqet. Në një klimë ekonomike globale të pasigurt, askush nuk dëshiron të hedhë dhjetëra miliona euro për betonin e tribunave, pa pasur një garanci fitimi të shpejtë.

Strategjia e qeverisë për të deleguar infrastrukturën publike tek privati duket se ka prekur murin. Thirrja e hapur pafundësisht pas 30 shtatorit nuk është shenjë fleksibiliteti, por dëshpërimi. Pa një rishikim të kushteve - qoftë përmes subvencionimit të një pjese të ndërtimit nga buxheti i shtetit, apo dhënies së incentiva fiskale më të forta - projektet e 51N4E, Fujiwaramuro dhe CEBRA do të mbeten dëshmi dixhitale të një ambicieje që nuk preku kurrë tokën.

Deri atëherë, “e ardhmja” ku investitorët ftohen të bëhen pjesë, duket se do të presë gjatë.

 

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para