"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Fabio Cannavaro, ish-mbrojtësi i famshëm italian ishte i ftuari special i FSHF-së në kursin për trajnerë “UEFA PRO”.

TIRANE - Kampioni i botës me kombëtaren italiane dhe fituesi i ‘Topit të Artë’, Fabio Cannavaro, zbarkoi në Shqipëri këtë të enjte dhe mbajti një leksion të hapur për të gjithë pjesëmarrësit në kursin “UEFA PRO”, me temën “Nga futbollist në trajner, nga sukseset në fushë në kampionatet e fituara në pankinë”.
Aktiviteti u drejtua nga drejtori teknik i FSHF-së, Fulvio Pea dhe u përshëndet edhe nga zv.presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri dhe anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, teksa të ftuar ishin edhe drejtues dhe përfaqësues të klubeve shqiptare, trajnerë, futbollistë e ish-futbollistë.

Pas përfundimit të leksionit, Fabio Cannavaro dha një prononcim për fshf.org, ku vuri në dukje zhvillimin e Federatës Shqiptare të Futbollit nën drejtimin e presidentit Armand Duka.
“Rezultatet flasin qartë. Federata po investon shumë, në infrastrukturë, te trajnerët, te lojtarët dhe kjo është një gjë shumë pozitive. Sigurisht që linja udhëheqëse e presidentit është një linjë moderne çka i jep shpresë vendin tuaj,”- tha fillimisht Fabio Cannavaro, i cili vlerësoi edhe Kombëtaren shqiptare të futbollit.
“Kombëtarja shqiptare që është nën drejtimin e një trajneri shumë të mire, më pëlqen shumë. Disa prej lojtarëve kanë eksperiencë ndërkombëtare dhe në të gjithë Europën. Luajnë futboll të bukur dhe me shumë pasion dhe me siguri populli është krenar me këta lojtarë,” - theksoi ish-mbrojtësi i famshëm italian.
Më tej, Kampioni i Botës dhe fituesi i ‘Topit të Artë’ dha edhe një mesazh për kursantët e UEFA PRO duke i inkurajuar që të punojnë shumë për të arritur sukses. “Trajnerët e rinj duhet të studiojnë sa më shumë, sepse futbolli është në evoluim të përditshëm dhe nëse nuk studiojnë mbeten pas dhe është një mëkat,” - përfundoi Fabio Cannavaro.
Fabio Cannavaro bëri edhe një vizitë në “Shtëpinë e Futbollit”, ku pa ambientet e reja të FSHF-së, dhe qendrën stërvitore të Kombëtares shqiptare të futbollit.
Sakaq, ditën e premte, një leksion për kursantët e “UEFA PRO” do të mbajë edhe Francesco Troise, i cili në karrierën e tij ka punuar me Fabio Cannavaron.
B.T (Dosja.al)
BRAZIL - Ndonëse u gjendën prapa në tabelën e rezultateve në "Montjuic" dhe kishin përjetuar humbjen 3-2 në ndeshjen e par&eu...
ARABIA SAUDITE - Karim Benzema ka publikuar këtë të enjte një video, duke festuar kualifikimin e Real Madrid...
SPANJE - PSG e kaloi më mirë Barcelonën në Champions League, por disa ankesa nga tifozet franceze tani kanë dal&eum...
ARABIA SAUDITE - Seria më e gjatë e fitoreve radhazi në futbollin botëror ka marrë fund. Kishte 34 ndeshje radhazi të fituara nga ...
GJERMANI - Pas festimit euforik të titullit të paprecedentë të Bundesligës, Bayer Leverkusen e kthen vëmendjen te Europa League dh...
SPANJE - Andriy Lunin, portieri i Real Madridit, zbuloi për shtypin spanjol se çfarë e ndihmoi atë të priste penalltinë e Bern...
Fermín, Lamine Yamal dhe Cubarsí, festojnë golin e Lamine kundër Mallorca-s SPANJE - Me daljen në skenë të lojtar&eu...
SPANJE - Araujo bëri paraqitjen e tij të parë publike, pas eliminimit të Barçës kundër PSG. Pas humbjes në &...
ANGLI - Një tjetër nga humbësit e mëdhenj në çerekfinalet e Champions League ishte Arsenali i Mikel Artetas, i cili pas nd...
GJERMANI - Marco Luís, bodybuilderi i famshëm portugez i njohur si 'Përbindëshi', vdiq në moshën 46 vje&cc...