LIVE UPDATES
Sport

Fabio Cannavaro bëri mrekullinë…

Ish-lojtari i Real Madrid pranoi bastin e rrezikshëm për të marrë frenat e një skuadre të dëshpëruar si Udinese dhe arriti të shmangë rënien e tyre të parë në 30 vjet vetëm në pesë ndeshje.

28 Maj 2024, 08:30 Nga DOSJA

Fabio Cannavaro bëri mrekullinë…

ITALI - "Ata menduan se ne kishim vdekur, por ne ia dolëm." Fjalët e Fabio Cannavaros në dhomat e zhveshjes së Udineses kanë një dozë të madhe të së vërtetës.

Kur më 22 prill u zyrtarizua ardhja e ish-lojtarit të shquar në vend të të shkarkuarit Gabriele Cioffi, shumëkush mendoi për një bast shumë të rrezikshëm. Friulanët ishin në vendet e rënies dhe kishin marrë vetëm një pikë në katër raundet e mëparshme. 

Rreziku ishte të vinte nënshkrimin në rënien e parë të skuadrës në 30 vjet dhe italiani kishte vetëm pesë ndeshje, plus 20 minutat e mbetura për të kompensuar kundër Romës (për shkak të rastit Ndicka) për ta shmangur atë.

Rezultatet folën shumë qartë. Udinese humbi vetëm me ‘verdhekuqtë’ (1-2 në minutën e fundit), ata barazuan me Bolognën, Napoli dhe Empolin, si dhe fituan ndeshjet e drejtpërdrejta kundër Lecce dhe Frosinone. Ndeshja me këta të fundit ishte një finale e vërtetë jashtë fushe, e fituar me golin e Davis dhe përfundoi me festën ‘bardhezinjve’.

Cannavaro, i cili punoi me vëllain e tij Paolo dhe Francesco Troise, shpëtoi Udinese dhe tani karriera e tij si trajner mund të marrë një kthesë. Pas aventurave në Dubai, Arabinë Saudite dhe Kinë, napolitani kishte punuar në Itali vetëm gjatë një periudhe të shkurtër me Beneventon në Serinë B. Jugorët ishin në një situatë të ndërlikuar, e pushuan dhe përfunduan duke rënë nga liga. Pranimi i propozimit të Udineses sillte rrezik, por guximi u shpërblye.

"Unë nuk mendoj se duhet t'i dëshmoj asgjë askujt," tha Cannavaro pas fitores. “Unë kam qenë në të gjithë botën në stol për një dekadë dhe përvoja negative e Beneventos apo një pozitive si kjo, nuk mund të ndryshojë vlerën time. Që kur kam filluar të luaj futboll,  gjithmonë kam punuar tre herë më shumë për të arritur qëllimet e mia dhe do të vazhdoj ta bëj këtë”.

Kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe Udinese, e kënaqur me punën e tij, po vlerëson propozimin e ri. Ish-mbrojtësi ka pushtuar lojtarët me karakterin e tij dhe dje gjatë festës ka dhënë një nga imazhet më emocionuese të vitit...

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll
Sport 27 Maj 2024, 18:45

Aston Villa ‘betonon’ Unai Emery…

ANGLI - Projekti i Unai Emery te Aston Villa sapo ka filluar. Që në momentin e parë trajneri bask dhe klubi ishin ambicioz&...

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero