"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Kombëtarja e vajzave të Shqipërisë ndodhet në vazon e parë të Ligës C, ku do të jenë edhe Bjellorusia, Greqia, Rumania dhe Sllovenia.
TIRANE - Shqipëria e vajzave do të njohë të martën e 5 marsit, kundërshtaret për kualifikueset e Europianit “Zvicër 2025”.
Në shortin që do të hidhet nesër në ora 13:00 në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, 51 skuadrat që do të marrin pjesë në këto kualifikuese do të jenë të ndara në tre Liga, A (16 skuadra), B (16 skuadra) dhe C (19 skuadra).
Kombëtarja e vajzave të Shqipërisë ndodhet në vazon e parë të Ligës C, ku do të jenë edhe Bjellorusia, Greqia, Rumania dhe Sllovenia.
Kundërshtaret e tjera të Ligës C, që priten të jenë edhe rivalet e mundshme të Shqipërisë në kualifikueset e Europianit “Zvicër 2025” janë të ndarë në tre vazo të tjera. Në vazon e dytë janë pesë skuadra: Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania dhe Mali i Zi.
Edhe në vazo e tretë ndodhen pesë skuadra: Andorra, Qipro, Kazakistani, Luksemburgu dhe Maqedonia e Veriut. Ndërsa në vazon e katërt janë vetëm katër ekipe: Armenia, Ishujt Faroe, Gjeorgjia dhe Moldavia.
Liga A dhe B që kanë nga 16-të skuadra do të ndahen në katër grupe me nga katër ekipe. Ndërsa Liga C, në të cilën bën pjesë dhe Shqipëria, do të ndahet në pesë grupe. Katër grupet e para me nga katër ekipe, ndërsa grupi i pestë do të jetë me vetëm tre skuadra.
Pesë vendet e para nga secili grup në Ligën C do të kalojnë në Ligën B edicionin e ardhshëm kualifikues. Një mundësi e mirë për të kaluar në Ligën B do të jetë edhe si vendi i dytë, pasi tre vendet më të mira të dyta në Ligën C do të përballen me tre skuadrat më të mira të renditura në vendet e treta në Ligën B. Fituesit në edicionin e ardhshëm kualifikues do të luajnë në Ligën B, ndërsa ekipet që do të humbasin në Ligën C.
Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje. Gjithçka do të nisë në muajin prill të këtij viti, ku Shqipëria e vajzave do të zhvillojë dy sfidat e para, më pas në fundin e muajit maj dhe në fillimin e qershorit do të luhen dy ndeshjet e tjera. Ndërsa në muajin korrik do të zhvillohen dy sfidat e fundit të grupit.
Kalendari i ndeshjeve:
Ndeshja 1 & 2: 3-9 prill 2024
Ndeshja 3 & 4: 29 maj - 4 qershor 2024
Ndeshja 5 & 6: 10-16 korrik 2024
Pas përfundimit të sfidave kualifikuese, do të nisë faza “play-off” që do të përcaktojë ekipet që do të kualifikohen për në Europianin “Zvicër 2025”. Tetë skuadrat më të mirë të Ligës A, katër vendet e para dhe të dyta të çdo grupi do të kualifikohen automatikisht për në “Euro 2025”.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Lothar Matthäus mbetet “plaga” e Thomas Tuchel. Nuk është se nuk është i kënaqur me lojën dh...
ARGJENTINE - Boca Juniors u rikthye te fitorja këtë të dielë me shifrat 3-2 ndaj Belgrano të Córdobas, e cila z&eum...
ANGLI - Real Madrid do të përballet me RB Leipzig të mërkurën më 6 mars në orën 21:00, n...
ITALI - Paulo Dybala është lojtari më i mirë në skuadrën ‘verdhekuqe’ këtë sezon, duke demonstruar shtr...
SPANJE - Drejtuesit e Barçës janë në kërkim të një trajneri të ri për sezonin e ardhshëm, pas njoftimit p&...
ANGLI - Në fund të pjesës së parë, me avantazhin 1-0 të United, Erling Haaland humbi një rast para portës, pas një...
ITALI - Dhe të mendosh që në Itali ankohen për atë që ndodhi në Lazio-Milan. Në La Liga spanjole, n&eu...
ITALI - I sulmuar nga shumë anë, pas arbitrimit zhgënjyes gjatë Lazio-Milani, arbitri Marco Di Bello përfundoi në...
ITALI - Juventusi humbi ndeshjen kundër Napolit, pasi humbi shumë mundësi shënimi: "Kemi luajtur një lojë të mirë...
SPANJE - Barazim pa gola në takimin Athletic Bilbao-Barcelona. Sfida e luajur në “San Mames” prodhoi dëmtime dhe fare pak raste p&eum...