"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Trajneri Sylvinho do të dalë në konferencë për mediat ditën e shtunë për të folur në lidhje me zgjedhjet e tij dhe objektivat për dy nga sfidat më të rëndësishme në këto kualifikuese.
TIRANE - Kombëtarja shqiptare është gati të nisë përgatitjet për dy ndeshjet e ardhshme të kualifikueseve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024” me trajnerin Sylvio Mendes Campos Junior, që ka shpallur sot edhe me listën me emrat e 25 lojtarëve të ftuar për këto sfida.
Krahasuar me ndeshjet e muajit qershor, këtë herë do të ketë ndryshime në listë, teksa ka emra të rinj, por edhe rikthime të rëndësishme në grupin kuqezi. Dy risitë kryesore janë emrat e sulmuesve Arbnor Muja dhe Mirlind Daku, të cilët ftohen për herë të parë me kuqezinjtë.
Në mesfushë, ka ndërkohë dy rikthime të rëndësishme me Klaus Gjasulën dhe Odise Roshin, që janë ftuar për dy sfidat e shtatorit, ndërkohë që edhe në mbrojtje ka një tjetër emër që vjen pas një mungese, ai i Arlind Ajetit. Do të mungojë këtë herë mesfushori Armir Abrashi, teksa sa i përket pjesës tjetër të listës nuk ka ndryshime dhe konfirmohet grupi i lojtarëve, që ishte i impenjuar edhe në ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe në qershor.

Kombëtarja do të nisë zyrtarisht përgatitjet ditën e hënë, datë 4 shtator, me kuqezinjtë që do të grumbullohen në Tiranë dhe stërvitjet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”. Sakaq, në prag të grumbullimit trajneri Sylvinho do të dalë në konferencë për mediat ditën e shtunë për të folur në lidhje me zgjedhjet e tij dhe objektivat për dy nga sfidat më të rëndësishme në këto kualifikuese.
Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Republikës Çeke më 7 shtator dhe tre ditë më pas, më 10 shtator, do të presë Poloninë në stadiumin “Air Albania”.
B.T (Dosja.al)
QIPRO - Kyriakos Athanasiou ra viktimë e personave të panjohur, të cilët në orët e para të së premtes (01/09) kryen nj&e...
SHBA - Një nga skuadrat më të suksesshme të volejbollit të femrave në historinë e kampionatit të kolegjeve ame...
ZVICER - Një sezon historik është gati të fillojë në Champions League (fillon më 19 shtator dhe finalja do të ...
MONACO - Ballkani, skuadra kampione e Kosovës, që drejtohet nga trajneri Ilir Daja, pasi mposhti në “play-off” skuadrën bjelloru...
SPANJE - Kur gjithçka tregonte se jeta e ndërkombëtareve spanjole do të ndryshonte (për mirë) pas fitimit të Kupës s&e...
MONACO - Në vijim të Champion League, pas përfundimit të fazes së “play-off”-it në Monaco, duke nisur nga ora 13:00, d...
SPANJE - Trajneri spanjol Luis de la Fuente do të shpallë këtë mesditë listën me 23 të përzgjedhurit e kombëtares s...
FRANCE - Pas shortit për Champions League, ku PSG bën pjesë në një grup me Dortmundin, Milanin dhe Newcastle, Nasser al-Khelaïfi, ...
MONACO - Edhe gala e UEFA-s ishte një zhurmë. As përpjekja për rifillimin e RFEF-it dhe as pezullimi i Luis Rubiale...
ZVICER - Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar për herë të parë të enjten mbrëma ndaj rastit e shefin e federatës...