12 Qershor 2023, 15:47
Nga DOSJA
TIRANE - Moldavia është kundërshtari i radhës i Shqipërisë në një ndeshje shumë të rëndësishme për objektivat e dy skuadrave në kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”. Sfida do të luhet më17 qershor në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, ndërkohë që përgatitjet kanë nisur prej kohësh në të dyja kampet dhe pritet një duel mjaft i nxehtë.
Moldavët vijnë në këtë përballje pa asnjë humbje në dy takimet e para të Grupit E, pas barazimeve me Republikën Çeke dhe Ishujt Faroe dhe të karikuar për të marrë një tjetër rezultat pozitiv në Tiranë. Këtë e konfirmojnë edhe deklaratat e lojtarëve të kombëtares moldave gjatë grumbullimit për median vendase.
Sulmuesi Vitalie Damașcan shprehet se Moldavia shkon në transfertën e Shqipërisë me synimin e qartë për të vijuar serinë e rezultateve pozitive. “Jam gjithmonë i lumtur kur ftohem në kombëtare dhe jam krenar që luaj për Moldavinë.
Kemi dy ndeshje të rëndësishme përpara, ndaj Shqipërisë dhe Polonisë. Ne duam të vazhdojmë fushatën kualifikuese në Tiranë me një tjetër rezultat pozitiv, siç e nisëm”, - tha sulmuesi 24-vjeçar për median moldave.
Damașcan vuri në dukje se si çdo lojtar i repartit sulmues, edhe ai dëshiron të shënojë sa më shumë gola, por theksoi se synimet e kombëtares janë shumë më të rëndësishme për të se sa objektivat personalë.
“Sigurisht që dua të shënoj gola, por objektivat e ekipit janë prioriteti im. Ne luajmë para së gjithash për publikun. Të gjithë duam të arrijmë rezultate, por ato mund të vijnë vetëm me përpjekje të përbashkëta”, - thotë lojtari i Moldavisë.
B.T (Dosja.al)
Sport
12 Qershor 2023, 15:40
ITALI - Nëse vazhdimësia e Paulo Sousas në Salernitana dukej praktikisht e vendosur, klubi kishte një opsion për të zgjatur kontra...
Sport
12 Qershor 2023, 15:30
ITALI - José Mourinho do të takohet këtë javë me Walid Moaz, president i skuadrës saudite të Al Ahli Saudit, vetëm p&e...
Sport
12 Qershor 2023, 15:21
ANGLI - Bernardo Silva ishte një nga lojtarët kyç në fitoren e Manchester Cityt në Champions League dhe, në fund të ndeshje...
Sport
12 Qershor 2023, 15:09
SPANJE - Dani Alves do të qëndrojë në burg, pasi një gjykatë në Barcelonë refuzoi këtë të hënë ...
Sport
12 Qershor 2023, 15:00
ITALI - Milani u shpreh këtë të hënë “thellësisht i pikëlluar” nga vdekja e “të paharruarit” Sil...
Sport
12 Qershor 2023, 14:44
SPANJE - Sergio Busquets (34 vjeç) është protagonisti i një serie të re të 'ICONS', një serial ekskluziv DAZN&n...
Sport
12 Qershor 2023, 12:21
SPANJE - Marrëdhënia mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodríguez nuk prishet nga fjalët e njerëzve. Dhe pikër...
Sport
12 Qershor 2023, 12:05
Ranieri ulur në gabinën e kontrollit të avionit të Cagliarit.
ITALI - Claudio Ranieri është një trajner legjendar. ...
Sport
12 Qershor 2023, 11:49
ARGJENTINE - Në finalen e Botërorit U-20, që u zhvillua në stadiumin “Diego Armando Maradona” në La Plata, Uruguaji&...
Sport
12 Qershor 2023, 11:13
ITALI - Në moshën 86-vjeçare, sot, pas një sëmudjeje të pashërueshme, vdiq Silvio Berlusconi, njeriu i cili ndryshoi...