Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai ishte president i klubit kuqezi në periudhën më të lavdishme të historisë së tij
ITALI - Milani u shpreh këtë të hënë “thellësisht i pikëlluar” nga vdekja e “të paharruarit” Silvio Berlusconi, i cili kryesoi klubin mes viteve 1986 dhe 2017, me disa ndërprerje të shkurtra, periudha më e lavdishme në historinë e ‘Rosonerëve’.
“AC Milan, thellësisht i pikëlluar, mban zi për ndarjen nga jeta të të paharruarit Silvio Berlusconi. Faleminderit President, që jeni gjithmonë me ne”,- ka shkruar klubi milanez, menjëherë pas vdekjes së ish-kryeministrit italian, në moshën 86-vjeçare.
Klubi fitoi 29 tituj gjatë 'mbretërimit' 31-vjeçar të Silvio Berlusconit, të ndërprerë herë pas here për të kryer funksione qeveritare, duke përfshirë pesë Champions League dhe tetë Scudetto në Serie A.
Midis viteve ‘80 dhe ‘90 të shekullit të kaluar, Milani ishte fuqia më e madhe e futbollit evropian, duke bashkuar disa nga futbollistët më të mirë të kohës, me theks te italianët Franco Baresi dhe Paolo Maldini, dhe treshja holandeze e përbërë nga Marco Van Basten, Ruud Gullit dhe Frank Rijkaard.
Trajneri italian Carlo Ancelotti, trajneri aktual i Real Madridit, i cili shoqëroi vitet e arta të Silvio Berlusconit në AC Milan, si futbollist, midis viteve 1987 dhe 1992 dhe si trajner, midis 2001 dhe 2009, shprehu "mirënjohje të pafund" për ish-presidentin e kuqezinjve.
“Trishtimi i sotëm nuk i fshin momentet e lumtura që kaluam bashkë. I jam pafundësisht mirënjohës presidentit, por mbi të gjitha njeriut ironik, besnik, inteligjent, i sinqertë, vendimtar në aventurën time, fillimisht si futbollist, më pas si trajner”, ka shkruar Ancelotti, në një mesazh të publikuar në Twitter.
Monza, e cila u ble në vitin 2018 nga Silvio Berlusconi, gjithashtu është shprehur e pikëlluar për "humbjen" e pronarit të klubit të Ligës Italiane, që krijon "një boshllëk që nuk mund të plotësohet kurrë".
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi vdiq sot në moshën 86-vjeçare në një spital në Milano, ku ishte shtruar që prej të premtes. Kreu i partisë Forza Italia, manjati i medias dhe ish-presidenti i AC Milan kishte qenë në të njëjtin spital për 45 ditë deri tre javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe leuçemisë.
I mbiquajtur "i pavdekshëm" për jetëgjatësinë e tij në politikë, Berlusconi sundoi Italinë si kryeministër për nëntë vjet, tre herë midis 1994 dhe 2011.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Sergio Busquets (34 vjeç) është protagonisti i një serie të re të 'ICONS', një serial ekskluziv DAZN&n...
SPANJE - Marrëdhënia mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodríguez nuk prishet nga fjalët e njerëzve. Dhe pikër...
Ranieri ulur në gabinën e kontrollit të avionit të Cagliarit. ITALI - Claudio Ranieri është një trajner legjendar. ...
ARGJENTINE - Në finalen e Botërorit U-20, që u zhvillua në stadiumin “Diego Armando Maradona” në La Plata, Uruguaji&...
ITALI - Në moshën 86-vjeçare, sot, pas një sëmudjeje të pashërueshme, vdiq Silvio Berlusconi, njeriu i cili ndryshoi...
SHBA - Ndikuesja e mediave sociale YesJulz, emri i vërtetë i së cilës është Julieanna Goddard, më në fu...
SPANJE - Barcelona parashikon të ardhmen! Ndërsa në muajt e fundit, të rinjtë nga qendra stërvitore kanë marrë ko...
SPANJE - A do të vjetrohen disa fanela të tifozëve të Real Madridit vitin e ardhshëm? Ndërsa sezoni i klubit përfundoi ...
KINE - Prania e Leo Messit në Kinë për miqësoren kundër Australisë, në Pekin të enjten, ka tërhequr mas...
MAROK - Al Alhy hakmerret ndaj Wydad Casablanca. Të mposhtur sezonin e kaluar në finalen e Champions League të Afrikës, egjiptian&eum...