Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shqipëria do të përballet me Republikën Çeke më 12 tetor, ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

TIRANE - Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, ndaj Çekisë më 12 tetor, takim i vlefshëm për Kampionatin Europian ‘Gjermani 2024’ dhe miqësoren ndaj Bullgarisë, më 17 tetor. Skuadra është stërvitur pasditen e sotme në ‘Shtëpinë e Futbollit’ nën drejtimin e stafit kuqezi.
Bëhet me dije se trajneri Sylvinho ka pasur nën drejtimin e tij thuajse të gjithë skuadrën, ndërsa gjatë stërvitjes me grupin është bashkuar edhe Mirlind Daku. Sakaq, gjatë mbrëmjes pritet që me kuqezinjtë të bashkohet edhe sulmuesi Myrto Uzuni.
Sa i përket Klaus Gjasulës, djaloshi kuqezi vuan nga infeksioni në grykë dhe do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore pranë klubit gjerman sonte dhe nesër në mëngjes. Pritet një përgjigje nga klubi i Darmstad nesër, nëse Gjasula do t’i bashkohet kuqezinjve në këto ndeshje apo do t’i mungojë skuadrës.
Programi stërvitor i sotëm ka qenë i kombinuar për shkak se disa prej lojtarëve kanë luajtur ndeshje me klubet gjatë të dielës dhe kishin nevojë për sa më pak ngarkesa. Ndërkaq, pjesa tjetër e futbollistëve përveç ushtrimeve fizike ka zhvilluar një ndeshje kontrolli, së bashku me lojtarët e përfaqësueses U-19, që është e grumbulluar në Tiranë, duke u përgatitur për dy miqësoret ndaj Turqisë. Kuqezinjtë do të zhvillojnë nesër pasdite seancën stërvitore të radhës.
Shqipëria do të përballet me Republikën Çeke më 12 tetor, ora 20:45, me takimin që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

B.T (Dosja.al)
SUEDI - Përveçse është një nga ish-futbollistët më të njohur sot, Zlatan Ibrahimović mund të mburret...
GJERMANI - Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka zbuluar saktësisht se sa kanë paguar bavarezët për të tërhequr y...
SPANJE - Antonio Conte është favorit për rolin e trajnerit të skuadrës spanjole të Sevillas, raporton “Mundo Deportivo&rdquo...
ITALI - Qendërsulmuesi i Romës, Romelu Lukaku, beson se qasja e tij profesionale në regjimin stërvitor, po jep rezultatet e duhura...
SPANJE - Trajneri argjentinas Diego Simeone e drejton skuadrën e Atlético Madrid që nga viti 2011 dhe ka shumë gjasa që ai të va...
SPANJE - Barcelona ka huazuar Joao Felix deri në fund të sezonit 2023/2024, pa pasur një klauzolë blerjeje. Por përpara se ta huaz...
GJERMANI - “Aventura” e Thomas Muller te Bayern Munich duket se ka përfunduar, pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit. Situata...
TIRANE - Shqipëria po bëhet gati për sfidën me Republikën Çeke e vlefshme për kualifikueset e Europianit, “Gjermani 2...
TIRANE - Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Taulant Seferi ka dalë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Çekin&eu...
SPANJE - Pas rezultatit 2-2 ndaj Granadës, katalanasit shënuan ndeshjen e tyre të tretë pa fitore në këtë sezon kampionati, p...