Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
Sot protesta më e madhe e paralajmëruar, nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej" 6 Qershor, 17:57 ...
Sot protesta më e madhe e paralajmëruar, nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej" 6 Qershor, 17:57 ...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Trajneri Sylvinho do të dalë në një konferencë për median më 5 qershor për të folur në lidhje me listën dhe dy ndeshjet, ndërsa skuadra do të jetë e plotë duke filluar nga data 12 qershor.

TIRANE - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Junior ka shpallur listën me emrat e 27 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e kualifikueseve të “Euro 2024” ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
Krahasuar me ndeshjen e marsit ndaj Polonisë, këtë herë tekniku kuqezi ka grumbulluar më shumë lojtarë, duke qenë se janë dy ndeshje në qershor, ndërkohë që ka edhe emrat të rinj apo rikthime të rëndësishme.
Do të jenë katër portierë të ftuar në grumbullim, dhe përveç Etrit Berishës, Thomas Strakoshës e Elhan Kastratit në listë është edhe Simon Simoni, portiere i U-21, i cili vjen për herë të parë me ekipin në një ndeshje zyrtare.
Në mbrojtje rikthehen Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli, të cilët munguan në mars ndaj Polonisë për shkak dëmtimi, ashtu si edhe Adrian Bajrami, i cili është ftuar për këto sfida.
Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e mbrojtjes janë Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Federic Veseli, Enea Mihaj dhe Andi Hadroj, ndërkohë që një tjetër risi është Mario Mitaj, i cili gjithashtu vjen nga U-21.
Edhe në mesfushë ka një rikthim të rëndësishëm, pasi Keidi Bare e ka lënë pas dëmtimin dhe është plotësisht i gatshëm për Kombëtaren në këto ndeshje të rëndësishme. Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Nedim Bajrami, Keidi Bare, Qazim Laçi dhe Anis Mehmeti plotësojnë këtë repart.
Për sulmin trajneri Silvinjo ka ftuar plot 6 lojtarë, teksa edhe në këtë repart ka dy ndryshime krahasuar me grumbullimin e fundit. Do të rikthehet në skuadër Armando Sadiku, ndërkohë që trajneri ka ftuar edhe Ernest Muçin, teksa së bashku me Myrto Uzunin, Taulant Seferin, Jasir Asanin dhe Sokol Cikalleshi, do të plotësojnë ofensivën kuqezi.

Trajneri Sylvinho do të dalë në një konferencë për median më 5 qershor për të folur në lidhje me listën dhe dy ndeshjet, ndërsa skuadra do të jetë e plotë në grumbullim duke filluar nga data 12 qershor.
Gjithsesi, lojtarët që do të përfundojnë më herët impenjimet me klubet e tyre do të paraqiten në grumbullimin, që do të bëhet në Tiranë, ndërsa seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”.
Shqipëria do të presë Moldavinë më 17 qershor në stadiumin “Air Albania”, më sfidën që nis në ora 20:45, ndërsa më datë 20 qershor, Kombëtarja do të luajë në transfertë ndaj Ishujve Faroe në stadiumin “Tórsvøllur” të Torshavnit. Dy duele vendimtare për objektivat kuqezi në kualifikueset e “Euro 2024”.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Asensio është më shumë jashtë se brenda Real Madridit. Pas një takimi që u zhvillua dje me José &...
FRANCE - PSG mund të ‘vulosë’ fitoren e Ligue 1 sot, me një barazim në transfertën e tij në Strasburg, krahasuar me 6 ...
GJERMANI - Mbrojtësi francez Lucas Hernandez zë "një rol të spikatur" në planet e Bayernit dhe Thomas Tuchel, tha këtë t&eu...
BRAZIL - Këtë të premte, São Paulo zyrtarizoi rikthimin e Alexandre Patos. Sulmuesi brazilian 33-vjeçar me përvojë...
SPANJE - Një nga objektivat e Barcelonës në vitet e fundit ishte rinovimi i skuadrës dhe fillimi i një faze të re...
ANGLI - Me Cityn ka luajtur 58 ndeshje këtë sezon, por në kujtesën e Haaland një është e vështirë të ha...
GJERMANI - Ndalimi njëvjeçar i transferimeve i vendosur ndaj Këlnit nga FIFA u pezullua përkohësisht të premten (26/5)...
SHBA - Në një intervistë me Die-Hard Chicago Bulls Fans, Scottie Pippen, i cili formoi dyshen më vdekjeprurëse të NBA me...
ANGLI - Guardiola po reagonte ndaj fyerjeve raciste që Vinicius Jr pësoi të dielën e kaluar, gjatë një ndeshjeje të La Lig&eu...
SERBI - Një ngjarje e pazakontë në fushat e futbollit në Serbi. Një gjarpër e ndërpreu lojën. Në ndeshj...