18 Qershor 2023, 00:14
Nga DOSJA

GJERMANI - Portugalia nuk njeh hapa fals në Grupin ‘J’ të kualifikueseve për “Euro 2024”, teksa luzitanët mposhtën në shtëpi me shifrat 3-0 Bosnje-Hercegovinën. Portugezët e zhbllokuan takimin vetëm në minutën e 44-t të pjesës së parë falë një goli të Bernardo Silvës.
Në fraksionin e dytë, vendasit menaxhuan avantazhin dhe energjinë teksa gjetën edhe golin e sigurisë në minutën e 77-të me anë të Bruno Fernandes, i cili shënoi edhe golin e tretë në minutën e 93-të. Pas këtij trepikëshi, Portugalia mbetet në kryesimin e Grupit ‘J’ me 9 pikë të plota pas tre ndeshjeve të para, ndërsa i ndjek Sllovakia me dy pikë më pak. Sllovakët e fituan ndeshjen e tyre ndaj Islandës me rezultatin 1-2.
Sakaq, në Grupin ‘F’, Belgjika nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Austrisë. Madje, vendasit rrezikuan ta humbnin ndeshjen, pasi ishin në disavantazh prej minutës së 22-të, kur Mangala shkaktoi një autogol. Megjithatë, Belgjika barazoi dhe rrugën e rrjetës e gjeti vetëm në minutën e 61-të me anë të Romelu Lukakut. Pas këtij barazimi, Austria renditet e para në Grupin ‘F’ me 7 pikë, teksa ndjek Belgjika me tre pikë më pak, por edhe me një ndeshje më pak në llogari.
Në ndeshjet e treta në Grupin ‘E’, ku bën pjesë edhe Shqipëria, në Ishujt Faroe, skuadra vendase u mund 3-0 nga Republika e Çekisë. Kejci (15’) shënoi golin e pare, për t’u shoqëruar nga Cerny (44’ dhe 75’) që realizoi një dopiedë. Duke llogaritur edhe ndeshjen në Tiranë, ku kuqezinjtë fituan 2-0 ndaj Moldavisë, renditjen në këtë grup e kryeson Republika e Çekisë me 7 pikë, e ndjekur nga Polonia dhe Shqipëria me nga 3 pikë, pas dy ndeshjesh, për të vazhduar me Moldavinë me 2 pas tre ndeshjesh dhe e fundit Ishujt Faroe me 1 pikë pas dy ndeshjesh.
Ja dhe rezultatet teknike, të të gjitha ndeshjeve të luajtura të shtunën…

B.T (Dosja.al)
Sport
17 Qershor 2023, 23:53
TIRANE - Jasir Asani shënoi golin e parë me fanelën kuqezi, një gol spektakolar me një goditje fantastike nga distanca, duke çli...
Sport
17 Qershor 2023, 23:45
TIRANE - Trajneri Sylvinho nuk e fshehu kënaqësinë për debutimin me fitoren përballë tifozëve kuqezi, teksa në intervist...
Sport
17 Qershor 2023, 23:36
TIRANE - Shqipëria fitoi me rezultatin 2-0 në “Air Albania” përballë Moldavisë në ndeshjen kualifikuese të Grupit...
Sport
17 Qershor 2023, 22:42
m.s
Kombëtarja shqiptare
TIRANE- Kombëtarja shqiptare merr fitoren e parë në kualifikueset e Euro 2024. Në "Air Albania Stadium", ku b...
Sport
17 Qershor 2023, 22:24
m.s
Festa e Bajramit pas golit të dytë
TIRANE- Kombëtarja është vetëm një hap larg fitores ndaj Moldavisë. Nedim Bajram...
Sport
17 Qershor 2023, 22:17
m.s
Igli Tare
TIRANË- Igli Tare, ish drejtori i Lazios për 15 vite dhe ish-kapiteni kuqezi, ka shpërblyer tifozët me foto të shumta n&...
Sport
17 Qershor 2023, 21:57
m.s
Jasir Asani
TIRANE- Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh kundrejt Moldavisë. Jasir Asani kalon kuqezinjtë në avantazh me nj...
Sport
17 Qershor 2023, 21:45
m.s
Igli Tare
TIRANË- Igli Tare, ish drejtori Lazios për 15 vite dhe ish-kapiteni kuqezi ndodhet në stadiumin “Air Albania”, ku luh...
Sport
17 Qershor 2023, 21:35
m.s
Atmosfera ne “Air Albania”
TIRANE- Në stadiumin “Air Albania” ku luhet ndeshja Shqipëri-Moldavi, tifozët kuqezi kan...
Sport
17 Qershor 2023, 20:51
m.s
Rama ne "Air Albania"
TIRANE- Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali i tyre i vogël Zaho, po ndjekin me k&eum...