22 Janar 2023, 17:54
Nga DOSJA

ANGLI - Nuk ka mbiemra për të përshkruar sezonin bubullues, unik dhe të paimagjinueshëm të Erling Haaland. Norvegjez goditi sërish. Tri herë. Atij iu desh vetëm një orë lojë të dielën për të shënuar një ‘hat-trick’ të ri, i katërti i këtij sezoni 2022-2023. Kundër Wolverhamptonit, Erling Haaland i lejoi vetes të shënonte golat e tij të 23-të, 24-të dhe 25-të në Premier League, për t'i dhënë fitoren Manchester Cityt (3-0), i cili është dy pikë prapa Arsenalit në renditje.
Nëse hyrja në ndeshjen e tij ishte mjaft e qetë, norvegjezi ishte në gjendje të jepte një shtysë në fund të periudhës së parë. Në minutën e 40-të mori formë skica e parë e kryeveprës së tij. Pas aksionit nga Riyad Mahrez në krahun e djathtë, topi mbërrin në këmbët e Kevin De Bruyne, i cili realizon një krosim të saktë në shtyllën e largët për kokën e gjigantit biond, të cilit i mbetet vetëm të konkludojë mbi mbrojtësit.
Duke hyrë në dhomat e zhveshjes me këtë avantazh të lehtë, Haaland hodhi gurin e dytë pesë minuta pas rifillimit të ndeshjes. Me një penallti të rregulluar në mënyrë perfekte, numri 9 i ‘Qytetarëve’ shënoi kështu golin e tij të 24-të në 20 ndeshje, gjë që i dha atij privilegjin të kishte shënuar tashmë më shumë gola se golashënuesit më të mirë të katër sezoneve të fundit... Aubameyang, Salah, Mané, Vardy, Kane dhe Son, kur kanë mbetur edhe 18 javë për t’u luajtur...

Dhe nëse kjo nuk do të mjaftonte, sulmuesi i Cityt përfitoi nga një gabim i madh i portierit kundërshtar për të përfunduar ‘masterclassin’ e tij me një ‘hat-trick’. Askush në histori nuk kishte shënuar kaq shumë gola në kaq pak ditë. Me çdo takim, e paimagjinueshmja shtyhet mbrapa, po aq sa kufijtë e një lojtari, nga të cilët njeriu pyet nëse i ka vërtet. I përballur me kaq shumë lehtësi, Pep Guardiola madje vendosi ta fuste përsëri yllin e tij në ‘frigorifer’ kur kishte kaluar ora. Kush e di se çfarë masakër mund të kishte shkaktuar akoma nëse do të kishte qëndruar më gjatë në fushë?
B.T (Dosja.al)
Sport
22 Janar 2023, 17:24
ANGLI - Java e 21-të i Premier League: Mançester Siti i Pep Guardiolës dominon në shtëpi ndaj Wolverham...
Sport
22 Janar 2023, 17:07
FRANCE - Më 13 prill 2019, kundër këshillës së autoriteteve të vendit të saj, Sadaf Khadem u bë iraniania e pare, q...
Sport
22 Janar 2023, 16:39
FRANCE - PSG ka bërë publik mesditën e kësaj të diele grupin prej 21 lojtarësh që do të udhëtojnë drejt...
Sport
22 Janar 2023, 16:18
BRAZIL - Natën e së shtunës në të dielë, UFC organizoi në Brazil disa ndeshje, ku ajo midis Ismael Bonfimit kund&...
Sport
22 Janar 2023, 15:48
ITALI - Kërcënimet dhe fyerjet përmes rrjeteve sociale pas publikimit të dënimit në Juventus kanë në shë...
Sport
22 Janar 2023, 15:15
XHAMAJKE - Usain Bolt, ish-sprinteri xhamajkan, ishte viktimë e një skeme të mundshme mashtrimi dhe thuheet se ai ka humbur shumën prej 12...
Sport
22 Janar 2023, 14:40
ARABIA SAUDITE - Tifozët e Al Nassr janë duke u zhvendosur te... ylli Cristiano Ronaldos dhe në një video që qarkullon në intern...
Sport
22 Janar 2023, 14:25
ANGLI - Ish-futbollisti i Premier League, që ka luajtur me Wolves dhe Nottingham Forest, Greg Halford, ndau një video me ndjekësit e tij, n&eum...
Sport
22 Janar 2023, 14:08
ITALI - Miqtë dhe ish-shokët e skuadrës së Gianluca Viallit, nderuan sulmuesin e madh që “u nda nga jeta”&...
Sport
22 Janar 2023, 13:52
ANGLI - Manchester United kohët e fundit nxorri një klauzolë, që i lejoi drejtuesit e ‘Djajave të Kuq’ të rinovojn&eum...