7 Mars 2025, 08:00
Nga DOSJA

RUMANI - Pak orë pasi iu dha një sanksion i rëndë (9 muaj pezullim për shkak të sjelljes së tij të konsideruar kërcënuese ndaj gjyqtarit Benoît Millot), Paulo Fonseca i është kthyer buzëqeshjes falë Europa League.
Olympique Lyonnais fitoi 3-1 në Bukuresht kundër FCSB në ndeshjen e parë të raundit të 16-të, duke iu afruar kështu kualifikimit për në çerekfinale.
Pas golit të Tagliafico për rezultatin 0-1, të gjithë lojtarët shkuan për të përqafuar trajnerin portugez, reagimi i të cilit u bë menjëherë viral.
Ish-trajneri i Romës dhe Milanit nuk ka mundur ta fshehë emocionin dhe është kapur në lot nga kamerat.
Ish-trajneri portugez i Milanit është pezulluar për 9 muaj, deri më 30 nëntor 2025, pas përballjes së tij kokë më kokë me gjyqtarin Bastien Millot gjatë Lyon-Brestit.
Ai nuk do të mund të hyjë në dhomat e zhveshjes në Ligue 1 deri më 15 shtator 2025 dhe nuk do të mund të ulet në stol deri më 30 nëntor 2025.
"Është padyshim e padrejtë. Unë nuk e preka arbitrin dhe nuk kisha ndërmend ta sulmoja”, tha Fonseca, i cili mund të trajnojë rregullisht në Evropë:
"Gjëja më e rëndësishme është se kam mbështetjen e klubit, që do të thotë shumë për mua. Ky grup i mrekullueshëm dhe tifozët janë gjithashtu me mua”.
B.T (Dosja.al)
Sport
7 Mars 2025, 07:30
ARABIA SAUDITE - Një tjetër pengesë për Al Ittihad, por këtë herë është skuadra e Laurent Blanc që feston nj...
Sport
6 Mars 2025, 23:00
TURQI - Glasgow Rangers e sheh veten pranë cerekfinales së Europa League. Skuadra skoceze ku aktivizohet edhe futbollisti i kombëtares shqiptare ...
Sport
6 Mars 2025, 21:16
ZVICER - Ndërsa Lyon është në rrugë të mbarë për të arritur në çerekfinale të Europa L...
Sport
6 Mars 2025, 20:59
BRAZIL - Dorival Jr., trajner i Brazilit, u shpreh: “Askush nuk ka nevojë të thotë se çfarë përfaqëson Neymar....
Sport
6 Mars 2025, 20:43
SPANJE - Shfaqja shumë e hershme e Lamine Yamal në nivelin më të lartë i kujton Thierry Henryt një precedent. “Pash&eum...
Sport
6 Mars 2025, 20:29
ELBASAN - Po në kuadër të javës së 28-të të Superiores, skuadra e Gozdenoviç ka shpërdoruar një shans të...
Sport
6 Mars 2025, 20:01
DURRES - Një tjetër ndeshje për mbijetesë në “Niko Dovana” të Durrësit në kuadër të javës s&e...
Sport
6 Mars 2025, 19:46
BALLSH - Bylisi ka fituar 1-0 derbin e mbijetesës përballë Teutës në javën e 28-të të Supeiores. Një gol i Malomos ...
Sport
6 Mars 2025, 15:30
FRANCE - Me kalimin e viteve, David dhe Victoria Beckham janë vendosur si një nga çiftet më të fuqishëm në bot&...
Sport
6 Mars 2025, 15:00
ANGLI - Futbollisti i West Ham, Lucas Paquetá, i akuzuar për aktivitet të supozuara në bastet sportive, mund të ...