Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Skuadra kaloi matematikisht në ligën e parë që nga mesi i prillit.

IRLANDA E VERIUT - Fshati Loughgall, në Irlandën e Veriut, ka vetëm 282 banorë dhe së fundmi u bë vendbanimi më i vogël që ka një ekip në ligat më të mira në Evropë. Skuadra lokale FC Loughgall është promovuar në NIFL Premiership, divizioni i parë i Irlandës Veriore.
E themeluar në vitin 1967, Loughgall FC nuk ka luajtur në divizionin e parë që nga viti 2007. Në vitin 2010, ata refuzuan të luanin në divizionin e pare edhe pse i plotësonin kushtet, me arsyetimin se nuk ishin gati për sa i përket infrastrukturës.
Në sezonet e fundit, skuadra ishte gjithmonë pranë promovimit, por e humbi atë "për një mustaqe", qoftë në fushë, ose edhe për shkak të COVID-19. Por ai mori promovimin, pa emocione këtë sezon. Loughgall luan në stadiumin e tij lokal, Lakeview Park, i cili ka një kapacitet prej 3.000 vendesh, që do të thotë se mund të mbajë dhjetëfishin e popullsisë së fshatit!
Trajneri i formacionit, Dean Smith (46 vjeç), është një ish-lojtar i klubit dhe ka gjashtë vite e gjysmë duke e përgatitur skuadrën. “Është arritja më e madhe në historinë e klubit. Të martën dhe të mërkurën, kur stërvitemi, mbledhim këtu 10% të popullsisë së fshatit”, tha tekniku për BBC.
FC Loughgall është një klub gjysmë-profesionist, që funksionon me një buxhet të vogël me shumë ndihmë nga vullnetarët. “Kam bërë hapa të vegjël që kur jam këtu. Tani kemi një dhomë fitnesi, krioterapi, një fushë 3G dhe, padyshim, një fushë me bar”,- shtoi Smith, sipas burimit të cituar.
Edhe botimi spanjoll Marca ka shkruar për “mrekullinë Loughgall” dhe krenarinë e vendasve për të pasur një ekip në divizionin e parë. “Ne duam të jemi sa më konkurrues që të jetë e mundur, edhe nëse për momentin thjesht shpresojmë të shmangim rënien nga kategoria”,- shpjegon Mark Pierson, sekretari i përgjithshëm i klubit.
Edhe pse është një fshat me një popullsi prej 282 banorësh, FC Loughgall ka 18 ekipe të rinjsh me mbi 300 lojtarë. Në fakt, skuadra përbëhet kryesisht nga futbollistë që janë rritur në oborrin e shtëpisë së tyre. Janë edhe dy të huaj: një portier nga Gjermania dhe një mesfushor nga Brazili.

FC Loughgall ka një klub tifozësh në Spanjë, në qytetin Altea, në provincën e Alicante. “Ajo u themelua nga një banor i Loughgall, i cili kohët e fundit u zhvendos atje. Spanja është një destinacion shumë popullor pushimesh për tifozët dhe madje edhe lojtarët tanë. Do të donim të luanim disa miqësore atje, por për momentin nuk i kemi burimet financiare”, tha Mark Pierson.
Deri në FC Loughgall, skuadra me lokalitetin më të vogël në ligat e para evropiane ishte EB/Streymur, nga Ishujt Faroe. Ky përfaqësonte fshatin Streymnes, me 334 banorë. EB/Streymur ka fituar kampionatin Faroes dy herë, në 2008 dhe 2012.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Përflitet se argjentinasi do të rikthehet te Barcelona, klubi ku ka shënuar paraqitjet më të mëdha të karri...
SPANJE - Braziliani akuzohet se ka përdhunuar një 23-vjeçare mbrëmjen e 31 dhjetorit. Për shkak se Dani Alves ndryshoi op...
ARGJENTINE - Ish-futbollisti argjentinas, Maxi Rodriguez, ka konfirmuar se ylli Lionel Messi, kapiteni i skuadrës së "Albiceleste",&n...
SPANJE - Për të kompletuar historinë, e cila tani mbush hapësirat e mediave dhe portaleve sportive, gazetarët spanjolë vunë...
ARGJENTINE - Në vitin 2012, pothuajse një vit pas vdekjes së futbollistit argjentinas apo ndoshta edhe më të dashur në botë...
GJERMANI - Ylli i Bayern Munichut, Lucas Hernandez, është akuzuar se ka pasur një lidhje me ish-modelen e Cristiano Ronaldos, Cristina Buccino ...
ANGLI - Tifozët e Tottenhamit thanë se Julian Nagelsmann duhet të kishte pasur një aksident me skateboard, pasi mësuan se ai ishte "shu...
ANGLI - Pep Guardiola u shfaq më i interesuar për të luajtur tek Ederson pasi skuadra e tij Manchester City festoi golin e parë të Ke...
SHBA - Mike Tyson, ylli botëror i boksit, mbushi 56 vjeç, por jeta e tij u var, pak kohë më parë, në një fije! Kampi...
ANGLI - Epoka e mediave sociale ka lindur krijues që krijojnë një përmbajtje shumë të përzier, por 'erotika e tifozëve...