Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Numri i kilogramëve e trembi Mike Tyson. Kjo ishte normale, duke qenë se në familjen e tij kishte njerëz mbipeshë, të cilët vdiqën për shkak të peshës së tyre.

SHBA - Mike Tyson, ylli botëror i boksit, mbushi 56 vjeç, por jeta e tij u var, pak kohë më parë, në një fije! Kampioni i madh i botës vuante nga obeziteti dhe lufta me sëmundjen, u kthye në një luftë më të ashpër se lufta në ring.
Mike Tyson ishte në prag të vdekjes dhe madje ai besonte se fundi i tij ishte afër. Në episodin e fundit të podcast-it të tij, ish-kampioni do të bënte zbulime të dhimbshme, tronditëse për sëmundjen me të cilën ai bëri një betejë të vështirë.
Tyson ka rrëfyer se pasi mbaroi karrierën profesionale, shtoi shumë në peshë dhe në një moment kishte frikë se mos përfundonte për shkak të obezitetit, pasi gjithë ato kilogramë të tepërt kishin shkaktuar shumë probleme shëndetësore.

Për më tepër, Tyson nuk mund të ngrihej as nga shtrati. “Ndihesha sikur po vdisja. Unë e di se si është, peshoja afër 180 kilogramë se më parë. Kam pasur të afërm që kanë vdekur nga obeziteti”,- ka thënë ish-boksieri, shkruan Marca.
Numri i kilogramëve e trembi Mike Tyson. Kjo ishte normale, duke qenë se në familjen e tij kishte njerëz mbipeshë, të cilët vdiqën për shkak të peshës së tyre.
“Kam frikë nga ato gjëra, kam pushuar së ngrëni, kam frikë, kam parë se çfarë ka kaluar familja ime. Kjo është frika ime më e madhe. Obeziteti. Ne të gjithë do të vdesim një ditë, sigurisht. Kur shikoj në pasqyrë, shoh ato shenja të vogla në fytyrën time,"- komentoi Tyson, i cili gjithashtu tha se iu drejtua një trajtimi revolucionar me qeliza staminale për të shëruar veten.

“Gjaku nxirret nga kordoni i kërthizës së të porsalindurve ose nga palca e eshtrave dhe i injektohet pacientit. Kur ma morën gjakun, ishte një ngjyrë e kuqe e errët. Kur e fusnin përsëri, ishte bërë i tejdukshëm, pothuajse mund të shihja substancën e riinjektuar. Ishte e çuditshme atëherë, por tani ndihem plotësisht i ekuilibruar”,- tha Tyson, cituar nga gazetarët e Marca.
Mike Tyson ishte në prag të vdekjes kur shtoi 180 kilogramë, ndoshta për shkak të viteve të kaluara në burg. Bëhet e ditur se ylli i boksit botëror në vitet ‘90 ishte “cool” dy herë, herën e parë pasi përdhunoi Desiree Washington, një të re 18-vjeçare, ish-Miss Black America, më pas pasi sulmoi dy gra.

B.T (Dosja.al)
ANGLI - Epoka e mediave sociale ka lindur krijues që krijojnë një përmbajtje shumë të përzier, por 'erotika e tifozëve...
ARABI SAUDITE - Kohë të hidhura për superyllin Cristiano Ronaldo (38) në shkretëtirën e Arabisë Saudite...Gjërat po shko...
ZVICER - Në një podcast, njeriu i parë i futbollit europian iu referua në mënyrë specifike mundësisë së vendosjes...
SPANJE - Kur një drejtor sportiv pyet se cilët lojtarë, në pozicione specifike, do të performonin më mirë në ekipin e ...
ANGLI - Martin Keown, mbrojtësi legjendar i Arsenalit, që luajti 43 herë për Anglinë, e krahasoi Erling Haaland me Tarzanin...
FRANCE - Lëvizja Olimpike po studion ende kushtet në mënyrë që atletët rusë dhe bjellorusë, të përjashtuar p...
ANGLI - Arsenali udhëtoi drejt Manchesterit me synimin për të luajtur rolin e tij në betejën për titull, por edhe nj&eum...
ANGLI - Chelsea definitivisht nuk e ka përfunduar tatëpjetën. Blutë, të cilët nuk kanë fituar asnjë ndeshje ...
SPANJE - Në një ndeshje me intensitet mjaft të ulët, Rayo Vallecano mposhti FC Barcelonën, kryesuese e kampionatit (2-1). Katala...
ANGLI - Sheffield United mposhti 2-0 West Brom dhe kjo fitore i kthen në “dhomat e pritjes” të Premie...