LIVE UPDATES
Sport

E BUJSHME / Presidenca përgjysmon kombëtaren kuqezi, nuk pajis me pasaporta 16 lojtarë!

Arbnor Muja dhe Mirlind Daku pas shumë muajsh pritje u pajisën me pasaportë shqiptare, por pa arritur të shmangin rrezikun se mund t’i humbasin dy finalet me Republikën Çeke dhe Poloninë, sepse dokumentacioni që duhet të dorëzohej në FIFA nuk arriti kurrë për shkak të “gjumit presidencial”.

2 Shtator 2023, 11:35 Nga DOSJA
E BUJSHME / Presidenca përgjysmon kombëtaren kuqezi, nuk pajis me

TIRANE - Pasaportat janë kthyer në makthin e ekipeve tona Kombëtares. Prej pothuajse 18 muajsh pajisja e lojtarëve të talentuar të të gjithë skuadrave Kombëtare me shtetësinë shqiptare është bërë një mision i pamundur.

Dhjetëra emra lojtarësh dhe lojtaresh kanë mbetur në Presidencë, ku dosjet flenë dhe shqiptarët që duan të pajisen me pasaportë dhe të përfaqësojnë Kombin e tyre duhet të presin “zgjimin” e Presidencës nga “gjumi i thellë”.

Mjafton të kujtosh rastet e lojtarëve të U-17, që nuk luajtën në Elite Round, dhe të shtonin shanset për t’u kualifikuar në Europian, sepse “pasaporta shqiptare është bërë shumë e shtrenjtë”, ndërkohë që nëse futesh në faqen zyrtare të President të Republikës shikon qindra dekrete për dorëzim nënshtetësie.

Heqja dorë nga pasaporta shqiptare nuk e shqetëson presidentin Begaj. Ata që duan të përfaqësojnë Kombin tonë duket se e lodhin Presidentin, që, i lënë mënjanë dhe pa asnjë pushtet, zgjedh të bëjë të gjithëpushtetshmin me ata lojtarë të talentuar që kanë zgjedhur të përfaqësojnë Kombin e tyre.

Arbnor Muja dhe Mirlind Daku pas shumë muajsh pritje u pajisën me pasaportë shqiptare, por pa arritur të shmangin rrezikun se mund t’i humbasin dy finalet me Republikën Çeke dhe Poloninë, sepse dokumentacioni që duhet të dorëzohej në FIFA nuk arriti kurrë për shkak të “gjumit presidencial”.

Zyrtarisht, lojtarët nuk mund të luajnë, duke qenë se presin një konfirmim nga qeveria e futbollit botëror. E njëjta situatë me Kombëtaren U-21, ku tre lojtarë që priteshin të bëheshin shtetas shqiptarë morën refuzimin nga Presidenti dhe pavarësisht se u shfaqën në listën e trajnerit Bushi për ndeshjet kualifikuese me Armeninë dhe Rumaninë, nuk do të luajnë për shkak se nuk e morën pasaportën “kuqezi”.

Kështu ndodh edhe me lojtarë të Kombëtares të vajzave, kështu ndodh me lojtarë të kombëtareve të moshave, futsallit e me radhë, prej një viti të gjithë ata që kanë zgjedhur të përfaqësojnë Shqipërinë nuk pajisen dot me pasaportë.

Shpjegimi është shumë i vështirë për t’u gjendur…… mbase Bajram Begaj dëshiron të ndihet President duke penguar futbollistët shqiptarë të veshin fanellën e Kombëtares.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?