LIVE UPDATES
Sport

E FUNDIT/ Duka zyrtarizon trajnerin Sylvinho: “Shqipëria e sotme ka respektin e të gjithë botës së futbollit”...

Kuqezinjtë prej ditësh kanë filluar grumbullimin për përgatitjet për “Euro 2024”, finalet e një Europiani, ku kuqezinjtë për herë të dytë brenda 8 vitesh marrin pjesë.

3 Qershor 2024, 16:39 Nga DOSJA
E FUNDIT/ Duka zyrtarizon trajnerin Sylvinho: “Shqipëria e sotme ka

TIRANE - Kuqezinjtë prej ditësh kanë filluar grumbullimin për përgatitjen e Europianit, nga Tirana, ata ndodhen në Austri prej mëse 4 ditësh. Mbrëmjen e djeshme ekipit i është bashkuar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Në një intervistë për “Top Channel”, dhënë gazetarit Endi Tufa, numri 1 i futbollit shqiptar tregon diferencën e këtij grumbullimi me atë të 8 viteve më parë, për në “Euro 2016”-tën.

“Pa dyshim që kemi më shumë eskperiencë, nga pikëpamja organizative, por edhe kemi futbollistë në skuadër që tashmë e kanë një eksperiencë të Europianit dhe ky kompeticion ka veçoritë e veta, nuk është i njëjtë dhe besoj që kjo eksperiencë do të na ndihmojë të bëjmë një hap përpara, të bëjmë më mirë në të gjitha këndvështrimet, padyshim që në Europian do të na presion skuadra të tjera me më shumë eksperiencë se ne në të gjitha këndvështrimet, por ne duhet të bëjmë maksimumin për t’i sfiduar ato.”

Por, veç viteve ne jemi një tjetër ekip sot, kemi një tjetër status besoj?

“E gjithë bota e futbollit e sheh ndryshe sot futbollin shqiptar dhe aq më shumë ekipin kombëtar. E sheh me më shumë respekt, për atë çka ka dhënë në futbollin ndërkombëtar, respekt për atë çka ka në përbërjen e saj, futbollistë që luajnë në ekipe të mira, për stafin, për trajnerin me shumë më emër në botën e futbollit dhe me shumë respekt për Federatën e Futbollit, e cila sigurisht nuk është si më parë, është ndryshe, shumë më e organizuar me më tepër eksperiencë, por i gjithë ky respekt nga të gjithë nuk është se na bën mire, sepse sa me më nënvlerësim të na shohin, aq më mirë do të ishte, por sot nuk ka më nota nënvlerësimi për ne, kështu që ne duhet të jemi shumë të përgatitur për t’u përballur me skuadra që do të na vlerësojnë maksimalisht”.

Megjithatë, edhe pse me një nivel vështirësie kaq të lartë sa grupi që kemi, ju e keni “paralajmëruar” trajnerin se Shqiptarët duan të qëndrojnë deri më 14 korrik në Gjermani.

“Kam shprehur dëshirën e madhe të të gjithë shqiptarëve që duan t’i kalojnë pushimet në Gjermani me sport dhe nëse do të kenë mundësi të ndjekin skuadrën e tyre të zemrës sa më gjatë, aq më shumë të lumtur do të jenë të gjithë për t’i kaluar deri më 14 korrik pushimet në Gjermani, pushime sportive, pushime aktive”.

Megjithatë nëse e besojmë të gjithë këtë dhe nëse realizohet një ëndërr si kjo, ju besoj e dini që më 8 korrik trajnerit dhe stafit i mbaron kontrata?

“Nuk kemi patur kohën fizike për të zhvilluar një ceremoni apo për të bërë një marrëveshje zyrtare, por parimisht kemi rënë dakord për të vazhduar me të njëjtin staf. Sigurisht jemi të përqendruar 100% tek kampionatin europian, por me një sy dhe mendje, mendojmë edhe për të ardhmen, kemi diskutuar me Sylvinhon edhe për organizimin e ndeshjeve të Nation League, sepse jo vetëm mund të kalojnë në Grupin A në Nations League, por mund të sigurojmë edhe një vend për “play-off” për Botëror, pra Europianin e konsiderojmë një objektv të arritur dhe me Sylvinhon kemi vënë piketat për të ardhmen, dhe nuk do të jemi pa trajner pas Europianit”.

Po për çfarë kontratë bëhet fjalë, për sa vite?

“Ende nuk kemi hedhur gjë në letër, por Sylvinho do të vazhdojë deri në përfundim të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2026 dhe në rast kualifikimi deri në fund të Botërorit 2026”.

Ju jeni edhe biznesmen, paralelisht me detyrën si president Federate, mos do t’ju kushtojë më tepër kontrata e tij nëse ka ndonjë sukses në Europian?

“Sa më mirë të bëjmë aq më mirë është për Federatën, aq më mirë është për futbollin, aq më shumë mundësi kemi dhe të ardhura më tepër për t’i investuar në futboll dhe për t’i rikthyer tek ekipi dhe stafi i tij, kështu që Sylvinho sa më mirë të bëjë aq më mirë do të jetë, qoftë edhe ekonomikisht për të”.

Në Europianin e shkuar, pavarësisht vështirësive të kundërshtarit apo faktit që ishim debutues, arritëm ti marrim 3 pikë, beson se mund ta përsërisim atë arritje, apo mund ta përmirësojmë?

“Nuk dua të vë nën presion askënd, as stafin dhe as lojtarët, dua që ata të jenë lirshëm për të shprehur cilësitë e tyre sportive. Nëse i kthehemi Europianit të shkuar në pjesën e parë ndaj Zvicrës ekipi ynë thuajse nuk ishte në fushë, pasi ishte nën presion, sepse ishte dhe hera e parë që mernim pjesë në një kompeticion të tillë dhe për 15 minuta Zvicra mund të na ndëshkonte edhe më tepër, por tani nuk dua të jemi nën presion. Pa dyshim që kam besim që mund të bëjmë më tepër se sa 3 pikë, por çfarëdo të ndodhi, i bëjmë apo nuk i bëjmë, unë do të jem në mbështetje të të gjithë ekipit dhe stafit. Këtë e kërkoj edhe nga e gjithë tifozeria, të jenë të kënaqur me çka ka arritur skuadra dhe të mos e vënë nën presion”.

Sot ndeshja Shqipëri-Itai është më e kërkuara nga fansat, tifozët, ju duket kjo se tashmë ne jemi dikushi edhe pa filluar Europiani?

“Do të ketë shumë shumë pjesëmarrje në të gjitha nivelet e tribunave në ndeshjen me Italinë sepse ka një interes të madh nga bota mediatike sportive. Unë e kam thënë që kur u hodh shorti që për mua nuk është një short i keq, por një short i mirë, sepse në fund të fundit shkon në një kompeticion të rëndësishëm për t’u përballur me skuadra të mira, dhe që të përballesh me to duhet të shkosh deri në finale, por ne i kemi që në grup dhe nëse do të bëjmë mirë me to, do të jemi akoma më të sigurtë për të shkuar më larg në Europian”.

Sot jemi ditën e ndeshjes së parë miqësore, jemi në qershor…afron Europiani!

“Jo vetëm ndeshja miqësore me Lihteshtejnin, por çdo minutë dhe çdo gjë gjatë grumbullimit është shumë e rëndësishme. Nëse ekipi do të jetë vërtetë i përqendruar dhe do të gjejë balancat e duhura do të bëjë mirë edhe në ndeshjet zyrtare. Nuk është për t’u nënvlerësuar ndeshja miqësore, nuk është se është shumë i rëndësishëm rezultati edhe pse gjithësesi edhe ai duhet, sepse nëpërmjet tij skuadra shkon me më tepër konfidencë në Europian”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar