LIVE UPDATES
Sport

Duka ngre alarmin: “Mos numërojmë vetëm arritjet, por edhe problemet, vetëm 4% e popullsisë merret me sport!”

Kompeticionet e organizuara nga FSHF janë gjithashtu një histori e jashtëzakonshme transformimi.Çdo fundjavë 1140 ekipe futbolli djemsh dhe vajzash të të gjitha niveleve luajnë futboll në gjithë territorin e vendit. Mbi 650 zyrtarë janë të angazhuar në mbarëvajtjen e ndeshjeve të futbollit.

18 Prill 2023, 12:21 Nga DOSJA
Duka ngre alarmin: “Mos numërojmë vetëm arritjet, por edhe

TIRANE - Për Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, Konferenca Kombëtare “Arritjet dhe Sfidat e Sportit në Shqipëri” duhet të shërbejë jo vetëm për të vënë në dukje çfarë është arrirë, por edhe çfarë ka mbetur ende për t’u bërë për të përmirësuar çdo aspekt të sportit në vendin tonë.

“Kjo konferencë është padiskutim shumë e rëndësishme për sportin dhe njerëzit e tij, jo veç për të bërë paradën e arritjeve, që padiskutim duhen pasqyruar e evidentuar sepse pasqyrimi drejt i arritjeve e sukseseve na ndihmon shumë për edukimin e një shoqërie sportive, por në të njëjtën kohë për të reflektuar ndaj gjërave nuk kemi bërë mirë apo s’kemi pasur ritmin e duhur.”-u shpreh kreu i FSHF-së në fjalën e mbajtur në këtë konferencë.

Më tej referuar “EuroBarometrit” uke theksoi se shifrat e personave që merren me sport në vendin tonë janë shumë të ulëta.

“Sot që flasim, sipas të dhënave të EuroBarometrit, në Bashkimin Europian mesatarja europiane e njerëzve që merren me sport është 40%. Në Shqipëri vetëm 3-4% e popullsisë ushtron sport. Janë Shifra alarmante qe kërkojnë ndërhyrje dhe veprime konkrete.”-vijoi Presidenti.

Fjala e Presidentit të Federatës Shëiptare të Futbollit, Armand Dukës:

E dashur Ministre Kushi,

Fort të nderuar të ftuar e personalitete që jeni sot në këtë sallë,

Më lejoni fillimisht të falënderoj organizatorët e kësaj konference, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit e veçanërisht Ministren Evis Kushi.

Kjo konferencë është padiskutim shumë e rëndësishme për sportin dhe njerëzit e tij, jo vec për të bërë paradën e arritjeve, që padiskutim duhen pasqyruar e evidentuar sepse pasqyrimi drejt i arritjeve e sukseseve na ndihmon shumë për edukimin e një shoqërie sportive, por në të njëjtën kohë për të reflektuar ndaj gjërave nuk kemi bërë mirë apo s’kemi pasur ritmin e duhur.

Sporti shqiptar përballet sot me shumë sfida, ku në majë qëndron synimi për krijimin e kultures sportive. Ne jemi një shoqëri jo sportive. Këtu nuk jam duke folur për sportin profesionist, por për atë amator, për një lëvizje sportive që mungon. Sot që flasim, sipas të dhënave të EuroBarometrit, në Bashkimin Europian mesatarja europiane e njerëzve që merren me sport është 40%. Në Shqipëri vetëm 3-4% e popullsisë ushtron sport. Jane Shifra alarmante qe kerkojne nderhyrje dhe veprime konkrete.

Në anën tjetër nuk mund të mohoj se dekadën e fundit ka patur ndryshime pozitive. Do ti ndaja këto vite të gjata të tranzicionit në dy periudha:

1-Vitet 90-të ku ne shkatërruam çdo ambient sportiv, fusha futbolli, pallate sporti e palestra që kishim trashëguar nga sistemi që lamë pas. Dhe jo vetëm kaq. Ne nuk dinim se kush do të bënte çfarë, një lloj kaosi total dhe pa asnjë diskutim një periudhë e errët për sportin.

2-Dhe vitet 2000 në të cilat filloi të institucionalizohen gjërat, filloi një organizim më i mirë në të gjitha nivelet, pati ndryshime dhe ndërhyrje në infrastrukturë e ndonjë rezultat sporadik që vinte herë pas here.

E gjatë këtij tranzicioni, edhe Futbolli si sporti më i dashur i shqiptarëve, ka pasur pa asnjë dyshim zhvillime pozitive në të gjitha drejtimet.

Duke filluar nga ai organizativ. Sot klubet e futbollit që garojnë në garat e zhvilluara nga Federata e Futbollit kanë struktura menaxheriale, drejtuese dhe sportive më të kualifikuara. Kanë forma juridike e tregtare shumë qartë të përcaktuara dhe janë pjesë e një organizate e cila ka një Kushtetutë të sajën të miratuar e vlerësuar nga autoritetet vendase dhe ato ndërkombëtare.

Kompeticionet e organizuara nga FSHF janë gjithashtu një histori e jashtëzakonshme transformimi. Shumë pak vite më parë, organizohej vetëm një kampionat kombëtar për meshkuj me 16 skuadra dhe një Kategori e Dytë me sistem grumbullimi pikësh.

Sot që flasim, organizohen 23 gara kombëtare për djem, 3 gara kombëtare për vajza, kampionate Rajonale për djem e vajza si dhe kompeticione kombëtare për futbollin amator 5×5, 6×6 dhe 9×9 ku në total luajnë 22 mijë futbollistë profesionist, gjysmë profesionist dhe amator.

Futbolli i vajzave është gjithashtu një hapësirë e rëndësishme në futbollin tonë, një prioritet i madh i Federatës. Edhe pse ka pak më shumë se një dekadë që ka nisur, numeron 2 mijë vajza që luajnë futboll në të gjithë vendin dhe falë projekteve e nismave që kemi ndërmarrë synojmë dyfishimin brenda dy viteve të ardhshme.

Çdo fundjavë 1140 ekipe futbolli djemsh dhe vajzash të të gjitha niveleve luajnë futboll në gjithë territorin e vendit. Mbi 650 zyrtarë janë të angazhuar në mbarëvajtjen e ndeshjeve të futbollit. Mbi 100 mijë njerëz të përfshirë direkt krijojnë një ekonomi futbolli, që konsumon dhe kontribuon në ekonominë shqiptare.

Edukimi është një tjetër shtyllë e rëndësishme në rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të futbollit. Falë politikave tona por edhe zhvillimit të profesioneve të reja, ne sot edukojmë, kualifikojmë dhe certifikojmë me diploma të vlefshme për të gjithë botën trajnerë, përgatitës atletik, mjek sportiv, fizioterapist apo edhe videoanalist.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni