"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Sporti është plot me histori të bukura. I tillë është rasti i Robert Peric-Komsic, futbollisti boshnjak i cili numëron ditët për t’u rikthyer në formë, pasi ka shpëtuar jetën e nënës së tij…
KROACI - Duket si e pabesueshme, por është e vërtetë. Marsin e kaluar, 23-vjeçari braktisi futbollin, teksa luante si sulmues në HNK Cibalia Vinkovic të kategorisë së dytë kroate, sepse kishte një sfidë tjetër më të rëndësishme, të shpëtonte jetën e nënës së tij Ljiljana, të sëmurë rëndë.
“Jeta e saj ishte në rrezik, stomaku i mbushej me ujë dhe ishte çështje ditësh”,- thotë lojtari. Nëna e tij ishte e sëmurë prej 13 vitesh. Endeshin nga njëri spitali në tjetrin për të gjetur një mëlçi që të përshtatej me të sajën, por ajo nuk u gjend kurrë, shkruan Blic.
“Në momentin kur e kuptova se të gjitha opsionet e tjera ishin shteruar, i paketova gjërat e mia dhe fluturova për në Stamboll. Misioni im ishte i qartë, të kuroja nënë time. Çdo gjë tjetër ishte më pak e rëndësishme ose krejtësisht e parëndësishme”, thotë ai.
Robertit iu desh t’i jepte fund karrierës së tij sportive, për të shpëtuar jetën e nënës së tij. Ai iu nënshtrua një operacioni, ku iu hoq 70% e mëlçisë. Në atë kohë, asgjë dhe askush nuk garantonte se ai do të mund të luante përsëri, por atij kjo nuk i interesonte më. “Kisha një imazh krejtësisht të qartë të rrezikut dhe futbolli ishte në planin tim të tretë në atë kohë.”
Pas disa orësh në sallën e oparacionit në Klinikën Memorial Bahelievler dhe një operacioni të komplikuar, Roberti u zgjua nga anestezia. Në ekranin e celularit të tij kishte vetëm mesazhe me plot falenderime. “Është e vështirë për mua të gjej fjalët e duhura për të përshkruar se sa shumë do të thoshte për mua. Dua të falenderoj të gjithë ata që na dhanë forcën shtesë në këtë luftë”.
Fati i buzëqeshi përsëri Robertit për atë veprim që ai bëri. Katër muaj e gjysmë më pas Ljiljana u rilind dhe mëlçia e Robertit u rigjenerua pothuajse plotësisht. Rilindi sërish edhe pasioni për futbollin. Aktualisht ai është rikthyer në fushë dhe ka filluar stërvitjen. Pak nga pak, por me shumë entuziazëm. Trajneri i tij Tomislav Radotic ende ka besim te ai. “Mendoj se do të luajmë një ndeshje shumë shpejt”, u shpreh ai.
Gjithsesi, edhe nëse Robert Peric-Komsic nuk arrin të zbresë në fushën e blertë të futbollit, sulmuesi 23-vjeçar i HNK Cibalia Vinkovic, tashmë e ka fituar ndeshjen e tij të jetës…
B.T (Dosja.al)
KOSOVE - Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), në mbledhjen e tij të së premtes, ka vendosur që ...
GJERMANI - Dortmundi niset drejt Spanjës! Ekipi i BVB ka marrë fluturimin EW1909 për në Málaga këtë mëngjes. Ng...
PORTUGALI - Roberto Martínez mund të jetë pasardhësi i Fernando Santos në krye të kombëtares së Portugalisë, b&eu...
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo tashmë është prezantuar si lojtar i ri i Al-Nassr, me të cilin ka nënshkruar për dy...
ITALI - Varrimi i ish-sulmuesit italian, Gianluca Vialli, i cili vdiq të premten në moshën 58-vjeçare, do të bëhet në ...
ANGLI - Ish-kampioni i boksit në peshat e rënda, David Haye (42), nuk e fsheh se gëzon një lidhje me dy bukuroshe në të një...
ARABI SAUDIE - Ronaldo ka nënshkruar një marrëveshje të madhe me skuadrën saudite pas përfundimit të kontratës së t...
ITALI - Lamtumira e ish-sulmuesit italian, Gianluca Vialli (58), i cili prej disa vitesh po luftonte me kancerin e pankreasit, është shoqë...
ITALI - Më 23 prill 1910, presidenti amerikan, Theodore Roosevelt, kishte vizituar Parisin dhe mbajti në Universitetin e Sorbonës para 900 s...
ZVICER - Nuk ka asnjë dyshim për mandatin e ardhshëm të presidencës së UEFA-s. Në detyrë që nga viti 2016, sll...