"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Partizani dhe Tirana urdhërohen të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve...
TIRANE - Në mbledhjen e tij të fundit, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka marrë në shqyrtim ngjarjet episodet e derbit të kryeqytetit, Partizani-Tirana, si dhe ato të kategorive inferiore. Ja dhe vendimet e Displinës…
● FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, si dhe lejimin e personave të paautorizuar për të hyrë në fushën e lojës pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të neneve 17/2/a, 17/2/c dhe 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.
● FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
● Lojtari i FK Partizani, Gjelbrim Taipi, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke ndezur flakadanë në fushën e lojës pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të neneve 3/d, 6/1/c, 6/4 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
● KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë.
● KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
● KS Besa, për mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, duke neglizhuar përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes, në bazë të nenit 17/1/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
● Lojtari i KF Sopoti, Erando Seferi, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 3 (tre) javë pezullim nga veprimtaritë.
● Lojtari i KF Turbina, Samet Gjoka, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) javë pezullim nga veprimtaritë.
● Lojtari i KSSH Veleçiku, Emiliano Mehmetaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) javë pezullim nga veprimtaritë.
● Zyrtari i FK Tërbuni, Alfred Pjetri, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) javë pezullim nga veprimtaritë.
● Lojtari i FK Shënkolli, Donald Kacorri, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) javë pezullim nga veprimtaritë.
● Zyrtari i FK Parizani U-14, Ermal Serjani, për kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
● Lojtari i FK Parizani U-14, Ilirnik Prebibaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
● Lojtari i FK Parizani U-14, Nohel Hasa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
● KF Delvina, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për turin e dytë 1/32 të Kupës së Shqipërisë, kundër KF Skënderbeu, në bazë të nenit 16/1 të KDE dhe nenit 36/2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga gara për sezonin aktual si dhe atë pasardhës të Kupës së Shqipërisë.
● Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana, Murselo Dervishi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
● Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Turbina, Vladimir Gjoni, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
B.T (Dosja.al)
ZVICER - FIFA njoftoi këtë të premte pezullimin 20-vjeçar të ish-trajnerit të futbollit të Republikës Demokratike t&eu...
ALGJERI - Palestina mendoi se e kishte gjetur një zgjidhje për të vazhduar të luante futboll, pavarësisht konfliktit që ka shp&eum...
SPANJE - Argjentinasit mund të marrin frymë lehtë. Pezullimi dy-vjeçar për doping i Papu Gomez, i cili doli pozitiv para Bot&eum...
ANGLI - I 11-ti në renditjen e Premierligës, Chelsea ka mundësinë të rikthehet në “Top 8” në rast të fitores...
ZVICER - Bayern Munich, Galatasaray dhe AEK Athens u sanksionuan nga UEFA këtë të premte për shkak të përdorimit të fishekzja...
LIBERI - Presidenti në largim i Liberisë, George Weah, do të marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.&...
ANGLI - Lojtarët e Premierligës, trajnerët dhe zyrtarët e ndeshjes do të mbajnë shirita të zinj ndeshjen e ardhshme, në ...
GJERMANI - Në periferi të Panairit të Librit në Frankfurt, ku Sllovenia (vendi i tij i lindjes) ishte mysafir nderi, presidenti i UEFA-...
SHBA - Charles Leclerc do të startojë nga ‘pole position’ në GP të Shteteve të Bashkuara, të planifikuar p&e...
TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për televizionin “News24&r...