Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
"Free Albania"/ Protestuesit sqarojnë mediat ndërkombëtare: Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin 6 Qershor, 2...
"Free Albania"/ Protestuesit sqarojnë mediat ndërkombëtare: Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin 6 Qershor, 2...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Disiplina ka qenë e pamëshirshme ndaj Tiranës, lojtarët e së cilës thuajse që të gjithë janë ndëshkuar, ku portieri Bekaj është ndëshkuar me një pezullim 12 mujor
TIRANE - Në mbledhjen e tij të sotme, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së, ka analizuar ngjarjet e ndeshjeve të javës së 35-të, ku natyrisht në fokus kanë qenë ngjarjet e ndodhura në mbyllje të ndeshjes Tirana - Bylis, zhvilluar dje në stadiumin “Egnatia Arena”. Dhe në analizën e tij, Disiplina ka qenë e pamëshirshme ndaj Tiranës, lojtarët e së cilës thuajse që të gjithë janë ndëshkuar, ku portieri Bekaj është ndëshkuar me një pezullim 12 mujor. Objekt i ndëshkimeve ka qenë edhe Vllaznia.
Ja dhe vendimet e fundit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF:
● Çeljen e hetimit disiplinor për aktet e ndodhura në ndeshjen e javës së 35-të të “Abissnet Superiore” midis KF Tirana dhe KF Bylis.
● Marrjen e masës së përkohshme të zhvillimit të ndeshjeve të KF Tirana pa spektator për një afat 90 (nëntëdhjetë) ditor, në përputhje me Nenin 91 të KDS deri në marrjen e një sanksioni përfundimtar.
● Lojtari i KF Tirana, Visar Bekaj, për nxitje të urrejtjes dhe akteve të dhunës, në bazë të nenit 51/1 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
● Lojtari i KF Tirana, Albano Aleksi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
● Lojtari i KF Tirana, Aldi Gjumsi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
● Lojtari i KF Tirana, Bruno Lulaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
● Lojtari i KF Tirana, Besir Iseni, për pështymjen ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet.
● Lojtari i KF Tirana, Florent Hasani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
● Zyrtari i KF Tirana, Arzen Vocaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
● Zyrtari i KF Tirana, Kostandinos Jani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
● Zyrtari i KF Tirana, Marvi Kastrati, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
● KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
● Lapraka Sport U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë U-15, Play off kundër AK Selaci U-15, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Paul Pogba është në një det lumturie, pasi bashkëshortja e tij solli në jetë fëmijën e tyre të tret&...
ANGLI - Ivan Toni ka qenë një nga surprizat e këndshme të dy viteve të fundit në fushë në Premier League me ...
ITALI - Raportet e mediave italiane e sjellin atë një hap nga dera e largimit të "Diego Maradona" me dorëheqje, por edhe nëse kjo ndo...
TIRANE - Incidentet e ndodhur pasditen e djeshme në stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës mes Tiranës dhe Bylisit, me prete...
FRANCE - Partnerja e Cristiano Ronaldos, tërhoqi të gjitha dritat mbi të me paraqitjen e saj në tapetin e kuq të Festivalit t&eu...
ITALI - Më 18 prill u bë e ditur se ish-drejtoresha menaxhuese e Olympiakos, Lina Souloukou, do të jetë tashmë në &ldquo...
SPANJE - Komisioni i Apelit ka vendosur mëngjesin e sotëm të ulë sanksionin e vendosur ndaj Valencias, pas fyerjeve raciste ndaj Vinici...
FRANCE - Frédéric Antonetti, trajneri i Strasburgut, tha dje në një konferencë për shtyp se "shpëtimi nuk ësht&...
ITALI - Napoli ka kohë që është një ‘shtet’ i dehur që kur krenaria e qytetit, i cili u rikthye në maj&eum...
ITALI - Jose Mourinho, duke folur në konferencën e tij për shtyp përpara finales së Evropa League kundër Sevillas të...